LIVE UPDATES
Bota

Trump urdhëroi publikisht lëvizjen e nëndetëseve bërthamore amerikane/ Analiza: A është ky një mesazh për Putin?

Kur SHBA-të lëvizin nëndetëse bërthamore, zakonisht është sekret. Pas kërcënimeve nga Rusia, Donald Trump tani po e bën këtë publikisht. Çfarë fshihet pas kësaj? A është kjo përgjigja e duhur ndaj politikave të Putinit?

4 Gusht 2025, 08:40 Nga M.B
Trump urdhëroi publikisht lëvizjen e nëndetëseve
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojnë publikisht zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore amerikane, sepse veprimet e tilla janë "sekrete të larta".

Donald Trump e theu qëllimisht këtë traditë dhe njoftoi në mediat sociale se do të dërgonte dy nëndetëse bërthamore në "rajone të përshtatshme". Kjo, siç shpjegoi ai, i referohet deklaratave të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev - të cilat ai i quajti "budallallëqe dhe nxitëse".

Më vonë, para se të largohej nga Uashingtoni me helikopter për fundjavë, Trump shpjegoi vendimin e tij: "Një ish-president rus na kërcënoi. Ne do t'i mbrojmë qytetarët tanë". Nëse Medvedev po flet për armë bërthamore, Amerika duhet të jetë gati, tha Trump. "Dhe ne jemi plotësisht të përgatitur", theksoi ai.

Por Trump nuk zbuloi se për cilat nëndetëse bërthamore bëhej fjalë dhe ku janë dërguar, as nuk tha nëse ato ishin vetëm nëndetëse me energji bërthamore apo nëse ato në të vërtetë mbanin armë bërthamore. Më pas Medvedev provokoi Trumpin prapë, me pyetjen: "Ku ie keni dërguar këto nëntetëse, në ishullin Epstein?" Reagimi i Trumpit ndaj këtij provokimi pritet.

Përplasje verbale midis Trumpit dhe Medvedevit

Më parë Medvedev dhe Trump kanë pasur një përplasje tjetër verbale. Zhurma për armët bërthamore ishte kulmi i konfliktit verbal midis Trump dhe Medvedev në mediat sociale. Medvedev dikur konsiderohej si një politikan i moderuar në Shtetet e Bashkuara, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë ai është bërë "kryeradikali" i Presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi Trump e shkurtoi ultimatumin e tij ndaj Putinit në dhjetë ditë para se të hynin në fuqi sanksionet e ashpra kundër Rusisë, Medvedev kërcënoi me një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në platformën X.

Ai ofendoi Trumpin duke e quajtur madje edhe "gjysh". Trump reagoi:  "Një ish-president i dështuar i Rusisë", tha ai për Medvedevin, shte shtoi se "ishte shumë i zhgënjyer nga Putini".

Pas kësaj Trump tha publikisht se do të zhvendoste dy nëndetëse bërthamore në afërsi të Rusisë, që nuk është e zakonshme, sepse hapat e tillë mbahen sekret.

Ish-këshilltari i Trumpit: "Ato janë tashmë atje"

Kritika të ashpra për reagimin e Trumpit erdhën edhe nga John Bolton, ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, që tani është një nga kritikët e tij më të ashpër. Duke folur për CNN, Bolton theksoi se nuk kishte nevojë të zhvendoseshin nëndetëset bërthamore amerikane: "Një numër i mjaftueshëm i tyre janë tashmë të afta për kundërsulm në rast të një sulmi bërthamor rus."

Ato nuk duhet të dërgohen atje, sepse atje janë - dhe shpresojmë se do të mbeten të pazbuluara", tha Bolton.

"Ky është mesazhi i duhur për Putinin"

Nga ana tjetër, ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në administratën Obama, Leon Panetta, mbështeti deklaratën e Trump: "Është mesazhi i duhur për Putinin. Ai shpesh sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe kërcënon aftësitë e tij bërthamore. Kjo nuk është e pranueshme."

Putin rrallë reagon ndaj fjalëve, por trgon ndaj veprimeve, thotë ai. Nga ana tjetër, ish-komandanti i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, e kundërshton këtë veprim të Trumpit. Nëse Trump tani kërcënon edhe me armë bërthamore si Putini, kjo vetëm sa do të rrisë frikën e njerëzve nga lufta - gjë që është pikërisht ajo që dëshiron Putini.

"Është thjesht retorikë. Ai (Trump) mendon se do të duket e fortë. Por na dëmton dhe kështu ndihmon Rusinë", thotë Clark.

Clark pohon se Trump në vend të kësaj duhet që më në fund t'i dërgojë më shumë armë Ukrainës. Vetëm atëherë, Putini do ta kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Putin refuzon ultimatumin e Trump

Putini - megjithëse para se të mbërrinin kërcënimet me nëndetëse bërthamore - reagoi me qetësi: në reagimin e tij të parë publik ndaj presidentit amerikan, i cili shprehu zhgënjim, ai tha: "Të gjitha zhgënjimet vijnë nga pritjet e ekzagjeruara".

Një zgjidhje paqësore, shtoi Putini, kërkon bisedime të hollësishme - por jo në publik. "Ne ramë dakord që do të zhvillojmë negociata pa kamera dhe pa zhurmë politike, dhe se do të kërkojmë kompromise". Por ky proces nuk ka filluar ende, thotë Putini.

Trump e ka intensifikuar ndjeshëm retorikën e tij ndaj Moskës në javët e fundit. Pas një serie sulmesh të rënda ajrore ruse në Ukrainë, ai e quajti udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin "të çmendur" dhe e akuzoi atë se po "përhapte shumë budallallëqe" rreth Ukrainës. Më vonë Trump i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë "të neveritshme"./ DW

shba rusia

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë