LIVE UPDATES
Bota

Trump kërkon naftën e Iranit, por insiston që bisedimet për paqe po shkojnë mirë

Kombinimi i kërcënimeve dhe mundësisë për një marrëveshje paqeje me Teheranin erdhi në një intervistë të publikuar vonë më 29 mars në Financial Times dhe në deklarata një orë më vonë për gazetarët në bordin e Air Force One.

30 Mars 2026, 13:17 Nga D.S

Trump kërkon naftën e Iranit, por insiston që bisedimet për

Presidenti amerikan Donald Trump tha se dëshiron “të marrë naftën në Iran” dhe ndoshta të pushtojë ishullin Kharg, ndërsa në të njëjtën kohë këmbënguli se Uashingtoni po ecën “jashtëzakonisht mirë” në negociatat me Iranin dhe se ai është “mjaft i sigurt” që një marrëveshje paqeje do të arrihet “së shpejti”.

Kombinimi i kërcënimeve dhe mundësisë për një marrëveshje paqeje me Teheranin erdhi në një intervistë të publikuar vonë më 29 mars në Financial Times dhe në deklarata një orë më vonë për gazetarët në bordin e Air Force One.

Para gazetarëve, Trump përshëndeti përparimin në bisedimet me Iranin, duke thënë se ato po zhvillohen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me udhëheqës “të arsyeshëm” dhe pohoi se Teherani po e hapte pjesërishtNgushticën jetike të Hormuzit, rruga ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftëdhe gaz natyror.

Ai nuk dha hollësi për ato që i quajti bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, udhëheqësit e të cilit mohojnë se po zhvillohen negociata. Teherani ka thënë se ka marrë, shqyrtuar dhe refuzuar një plan paqeje me 15 pika të SHBA-së që u dorëzua përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Trump tha: “Ne po bëjmë punë jashtëzakonisht të mirë në ato negociata. Por kurrë nuk e di me Iranin, sepse negociojmë me ta dhe pastaj gjithmonë duhet t’i hedhim në erë... qoftë me bombardues B52” ose duke e grisur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Teherani nënshkroi me fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

“Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje me ta. Jam mjaft i sigurt. Por është e mundur që të mos e bëjmë,” u tha ai gazetarëve. “Por ne kemi pasur tashmë ndryshim regjimi. Regjimi [iranian] u shkatërrua, u asgjësua. Të gjithë janë të vdekur.”

Ai tha, pa qenë specifik, se udhëheqësit aktualë kanë qenë “shumë të arsyeshëm”.

“E shoh një marrëveshje në Iran. Mund të jetë së shpejti,” tha ai.

Në intervistën për FT, Trump tha se “preferenca ime do të ishte të merrja naftën,” duke e krahasuar situatën me atë të Venezuelës, ku tha se synon të marrë kontrollin e industrisë së naftës së vendit “për një kohë të pacaktuar” pasi forcat amerikane kapën udhëheqësin Nicolas Maduro në janar.

“Të jem i sinqertë me ju, gjëja ime e preferuar është të marr naftën në Iran, por disa njerëz budallenj në SHBA thonë: ‘Pse po e bën këtë?’ Por ata janë njerëz budallenj,” citohet të ketë thënë Trump nga FT.

“Ndoshta marrim ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë opsione,” tha Trump, duke iu referuar nyjës prej nga eksportohet pjesa më e madhe e naftës së Iranit.

“Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se do të duhej të qëndronim atje [në ishullin Kharg] për një kohë,” tha ai. “Nuk mendoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Mund ta marrim shumë lehtë.”

Trump ka vendosur një afat deri më 6 prill për Iranin që të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të pranojë një marrëveshje për përfundimin e luftës, përndryshe të përballet me sulme amerikane ndaj centraleve të tij energjetike.

Më herët gjatë ditës, Pakistani tha se po kërkonte të mbante bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Islamabad këtë javë, por dhuna në Lindjen e Mesme dhe retorika e ashpër mes Uashingtonit dhe Teheranit nuk tregonin shenja zbutjeje.

“Pakistani do të jetë i nderuar të presë dhe të lehtësojë bisedime domethënëse midis dy palëve në ditët në vijim, për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit në vazhdim”, tha ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, pas një takimi më 29 mars të diplomatëve kryesorë të rajonit.

Uashingtoni dhe Teherani nuk komentuan mbi bisedimet e propozuara të paqes, ndërsa viktimat dhe dëmet në Lindjen e Mesme vazhduan pa ndërprerje. Në një zhvillim të ri gjatë fundjavës, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen hynë në konflikt, duke lëshuar raketa drejt Izraelit, përfshirë një breshëri të tretë herët më 30 mars.

Këto zhvillime vijnë ndërsa mijëra marinsa amerikanë të tjerë mbërritën në rajon, teksa Uashingtoni vazhdonte të hidhte bazat për një pushtim të mundshëm tokësor të Iranit, megjithëse zyrtarët amerikanë thanë se nuk është marrë asnjë vendim nëse do të pushtohet.

Me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit në javën e pestë, kryetari i fuqishëm i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf — i parë si një kandidat i mundshëm për të udhëhequr vendin pasi sulmet ajrore SHBA-Izrael vranë udhëheqjen e tij — akuzoi Shtetet e Bashkuara se po planifikojnë “fshehurazi” një sulm tokësor, pavarësisht se flasin për paqe.

“Jemi të sigurt se mund ta ndëshkojmë Amerikën dhe ta bëjmë të pendohet që ka menduar ndonjëherë të sulmojë Iranin,” tha ai.

Irani vonë më 29 mars lëshoi një sulm me raketa që plagosi të paktën 11 persona në qytetin shkretinor të Beershebas, thanë autoritetet izraelite. Në një nga sulmet, një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë kimike në periferi të qytetit.

Ushtria izraelite, në “përmbledhjen 24-orëshe,” tha se kishte kryer më shumë se 140 sulme ajrore në Iranin qendror dhe perëndimor, përfshirë Teheranin, gjatë 24 orëve deri në mbrëmjen e 29 marsit. Ajo tha se u goditën vendet e lëshimit të raketave balistike dhe objektet e magazinimit, mes objektivave të tjerë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) tha më 29 mars se reaktori me ujë të rëndë i Iranit në Khondab, pranë qytetit Arak, për të cilin Teherani raportoi se ishte sulmuar më 27 mars, ka pësuar dëme të rënda dhe nuk është më funksional.

Ushtria izraelite kishte thënë se kishte goditur objektin, i njohur zyrtarisht si Reaktori Kërkimor me Ujë të Rëndë në Khondab — të paktën hera e dytë që vendi është goditur pas një sulmi ajror izraelit gjatë luftës 12-ditore në qershor 2025.

Reaktori është pjesë e një kompleksi të gjerë bërthamor në Iranin qendror që përfshin objekte për prodhimin e ujit të rëndë, të cilat i lejojnë Iranit të përdorë uranium natyror si karburant pa pasur nevojë për pasurim të lartë.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se kishte kryer sulme të reja kundër vendeve të lidhura me figura të regjimit iranian, por nuk dha hollësi.

Ministria e Energjisë e Iranit tha se sulmet amerikane dhe izraelite vonë më 29 mars kishin në shënjestër objektet e furnizimit me energji në kryeqytetin Teheran, duke shkaktuar ndërprerje në disa lagje.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se i ka dhënë urdhër ushtrisë të avancojë më tej në jug të Libanit për të zgjeruar atë që ai e quajti “brezi ekzistues i sigurisë”.

Netanyahu tha se qëllimi ishte të parandalohej kërcënimi nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani — i konsideruar organizatë terroriste nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara — dhe lëshimi i raketave nga zona.

“Jemi të vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht situatën” në jug të Libanit, tha ai./REL

trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet