Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
CNN raporton se, Organizatorët thonë se po protestojnë kundër politikave të imponuara nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë luftën kundër Iranit, politikën e imigracionit dhe koston në rritje të jetesës.

SHBA- Protesta të mëdha kundër administratës Trump u zhvilluan në qytete anembanë SHBA-së , duke shënuar përsëritjen e tretë të tubimeve “Pa Mbretër” që më parë kishin tërhequr miliona njerëz. CNN raporton se, Organizatorët thonë se po protestojnë kundër politikave të imponuara nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë luftën kundër Iranit, politikën e imigracionit dhe koston në rritje të jetesës.
"Trump dëshiron të na sundojë si një tiran. Por kjo është Amerika dhe pushteti i përket popullit - jo atyre që aspirojnë të bëhen mbretër apo miqve të tyre miliarderë", thanë organizatorët. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i quajti protestat Seanca Terapie për Çrregullimet e Trumpit dhe tha se të vetmit njerëz që interesohen janë gazetarët që paguhen për t’i mbuluar ato.
Gjatë gjithë ditës së shtunës, protesta u zhvilluan në pothuajse çdo qytet të madh në SHBA: Nga Nju Jorku, Uashingtoni dhe Los Anxhelosi, deri në Boston, Nashville dhe Hjuston. Turma njerëzish u mblodhën edhe në qytete dhe qyteza më të vogla në të gjithë vendin. Ashtu si në versionet e mëparshme të lëvizjes “Pa Mbretër”, protestuesit mbanin kukulla të Trump, zëvendëspresidentit J. D. Vance dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë, duke bërë thirrje për largimin dhe arrestimin e tyre.
Një nga demonstratat më të mëdha të lëvizjes “Pa Mbretër” u zhvillua në Minesota, ku dy qytetarë amerikanë, Renee Nicole Good dhe Alex Pretty, u vranë nga agjentët federalë të ICE-së në janar. Mijëra njerëz mbushën rrugët të shtunën me pankarta, dhe një mori demokratësh të profilit të lartë dolën gjithashtu në skenë jashtë ndërtesës së Kapitolit të shtetit në St. Paul.
Mijëra njerëz mbushën gjithashtu Times Square të qytetit të Nju Jorkut, duke protestuar në lagjen Midtown të Manhattanit. Policia u detyrua të mbyllte rrugët zakonisht të ngarkuara për t'i bërë vend turmave. Në tetor, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se më shumë se 100,000 njerëz ishin mbledhur në të pesë lagjet e qytetit.
Protestat nuk kaluan pa incidente. Në Los Angeles, dy persona u arrestuan për sulm ndaj oficerëve federalë të zbatimit të ligjit, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS). Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve jashtë Qendrës Metropolitan të Paraburgimit në qendër të Los Angeles gjatë një proteste "Pa Mbretër" të shtunën, më 28 mars 2026. Policia konfirmoi se autoritetet federale përdorën "masa jo-vdekjeprurëse" për të kontrolluar turmat në zonë, pasi i paralajmëruan protestuesit të mos "përpiqeshin të thyenin portën dhe të mos hidhnin objekte".
Reuters raportoi se arrestime u bënë edhe në Dallas, pasi “shpërthyen përleshje të vogla” kur kundërprotestuesit bllokuan rrugët dhe ndërprenë marshimin “No Kings”. Emigrantët amerikanë jashtë vendit u mblodhën gjithashtu për protesta në qytete të tilla si Parisi, Londra dhe Lisbona. Disa shtete amerikane kanë mobilizuar Gardën Kombëtare, por organizatorët thonë se demonstratat janë paqësore./Dosja.al
Papa Leo XIV VATIKAN- Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan q&e...
ARABI SAUDITE- Media britanike BBC ka publikuar disa foto ku tregohet një avion ko mande dhe kontrolli amerikan të shkatërruar në nj&...
LIBAN- Më shumë se 1,200 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Liban në katër javët e f...
ngushtica e hormuzit IRAN- Planet e para për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit janë vënë në tryezë, nd...
Foto ilustrues TURQI- Turqia po përjeton një valë ndërprerjesh të fluturimeve këtë fundjavë, me linjat ajrore ...
AFGANISTAN- Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur pasi stuhitë e forta të dit...
Benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë izraelite të zgjerojë më...
IRAN- Kryetari i parlamentit të Iranit ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij po prisnin ushtarë amerikanë, ndërsa 3,50...
IZRAEL- Këshilltari ligjor i Presidentit izraelit Isaac Herzog, Michal Zuk, kërkoi informacione shtesë nga Departamenti i Faljes i Mi...
Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lok...