6 Maj 2025, 14:40
Nga N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Moska dhe Kievi duan të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës dhe shtoi se homologu i tij rus, Vladimir Putin do të ishte më i hapur për një marrëveshje paqeje pas rënies së fundit të çmimeve të naftës.
"Mendoj se Rusia, me çmimin e naftës siç është tani, nafta ka rënë, ne jemi në një pozicion të mirë për të arritur një marrëveshje, ata duan të arrijnë një marrëveshje. Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje", tha Trump nga Zyra Ovale, duke iu drejtuar një gazetari.
Çmimi i naftës ka rënë me rreth 15 dollarë për fuçi që nga fillimi i vitit. Trump u shpreh se kanë bërë përparim të madh dhe ndoshta diçka do të ndodhë.
Trump iu referua gjithashtu propozimit të Putinit për një armëpushim tre-ditor me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
"Siç e dini, Presidenti Putin sapo njoftoi një armëpushim tre-ditor - që nuk tingëllon shumë, por është nëse e dini nga kemi filluar", komentoi republikani. “Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se numri i të vdekurve në luftë është shumë më i lartë se sa raportojnë shumica e mediave. As Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë njoftuar numrin e saktë të viktimave të tyre.
Një gazetar e pyeti Trumpin nëse do të kërkonte një hetim për sulmin ndaj tubacioneve të gazit Nord Stream në vitin 2022.
"Ata thonë se Rusia i hodhi në erë, po", komentoi presidenti amerikan, duke shprehur dyshime rreth përgjegjësisë së Moskës për këtë sulm.
"Mendoj se shumë njerëz e dinë se kush i hodhi në erë", shtoi ai.
trump shba lufta ukraine-rusi
Bota
6 Maj 2025, 14:05
N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që kons...
Bota
6 Maj 2025, 12:26
N.F
Diga e Tre Grykave
KINË- Hulumtimet e fundit të NASA-s kanë zbuluar se Diga e Tre Grykave në Kinë, projekti më i madh hidroel...
Bota
6 Maj 2025, 12:09
N.F
Foto
POLONI- Polonia po përballet me përpjekjen e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Kesh...
Bota
6 Maj 2025, 11:51
N.F
Foto
ANGLI- Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë dhe evropian&eu...
Bota
6 Maj 2025, 11:52
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Zhvillimi i habitshëm në parlamentin gjerman ku Friedrich Merz dështoi të zgjidhej kancelar i vendit duket se e k...
Bota
6 Maj 2025, 11:44
N.F
Protesta
SERBI- Studentët në Serbi po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapër...
Bota
6 Maj 2025, 10:35
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgje...
Bota
6 Maj 2025, 10:04
N.F
Foto
GAZA- Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re us...
Bota
6 Maj 2025, 08:26
N.F
Guterres
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është alarmuar nga raportet për sulmin e parë nga paraushtar...
Bota
6 Maj 2025, 08:19
r.ll
pamje nga ceremonia
GJERMANI- Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë....