LIVE UPDATES
Bota

Trazirat në Veri/ E KONFIRMON prokuroria: Të gjithë të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

25 Shtator 2023, 20:51 Nga a.l
Trazirat në Veri/ E KONFIRMON prokuroria: Të gjithë të
Foto nga vendngjarja

KOSOVË- Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë - zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet. Ato nuk thanë nëse personat tjerë të armatosur, u larguan.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë të hënën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se hetimet për të arrestuarit janë duke vazhduar.

“Sa i përket identifikimit të personave që kanë qenë prezentë, është duke u bërë një punë e madhe, por, për momentin, informacionet në këtë drejtim nuk mund t’i ndajmë me publikun”, tha Hoxha.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i tij i Brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzuan Beogradin zyrtar për orkestrimin e sulmit në Banjskë.

Çfarë thonë autoritetet në Beograd?
Në Beograd nuk ka asnjë informacion zyrtar për sulmuesit e Policisë së Kosovës, përveç asaj që tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbët nga Kosova u rebeluan, pasi nuk deshën ta vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.

Por, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare në pyetjet se kush janë sulmuesit, kush i ka trajnuar dhe me kë kanë qenë të lidhur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse dikush nga grupi i sulmuesve ka kaluar në Serbi dhe nëse ai është arrestuar.

Meho Mahmutoviq, drejtor i spitalit në Novi Pazar, qytetit më të afërt përtej kufirit të Kosovës, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se gjashtë sulmues të policisë në Banjskë po trajtohen në këtë spital.

REL-i mori vesh jozyrtarisht nga një burim brenda spitalit se disa nga sulmuesit janë duke u trajtuar aty. Megjithatë, burimi nuk ka mundur ta thotë numrin e saktë dhe as të japë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ekipi i REL-it shkoi te spitali në Novi Pazar pasditen e së hënës, por nuk vërejti prani të shtuar të policisë.

Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovën në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për t’i komentuar pretendimet e ministrit Sveçla se Millan Radoiçiq - nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe - është i lidhur me sulmin.

Qeveria serbe nuk iu përgjigj as pretendimeve të Prishtinës se grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës, dyshohet se është mbështetur aktivisht nga kjo qeveri.

As Presidenca e Serbisë nuk dha ndonjë koment.

Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e zakonshme për hetimet që të mos zbulojnë emra, derisa të kontrollohet gjithçka.

“Nëse autoritetet në Beograd dinë vetëm atë që ka lexuar Vuçiq, atëherë duhet ta zëvendësojnë menjëherë Vulinin”, thotë Janjiq.

Aleksandar Vulin është kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA). Ai është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion dhe përfshirje në trafikun e drogës, si dhe për lidhje me Rusinë.

Janjiq thotë se, aktualisht, nuk ka informacione se ku janë “njëzet apo tridhjetë personat e mbetur nga grupi që u përlesh me Policinë e Kosovës”.

Autoritetet e Kosovës thanë se grupi prej rreth 30 sulmuesish ishte i armatosur me armë të rënda, përfshirë, sipas tyre: granata, armë ushtarake dhe disa automjete të blinduara.

Një sasi e madhe e këtij armatimi u konfiskua, tha Policia e Kosovës.

Janjiq thotë se motivi i sulmit ndaj Policisë së Kosovës është politik dhe përmend deklaratën e Vuçiqit se bëhet fjalë “për rebelim të popullit” serb.

“Tash e tutje mund të flasim për parapolici apo paraushtarakë brenda komunitetit serb”, thotë Janjiq.

Në një adresim të jashtëzakonshëm më 24 shtator, Vuçiç i hodhi poshtë akuzat se policia apo ushtria serbe janë të përfshira në sulmin në Banjskë.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë thanë për Radion Evropa e Lirë se grupi që sulmoi policët kosovarë, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë.

“Tash, lind pyetja: A ka qenë drejtpërdrejt shteti serb i përfshirë në këtë strukturë apo kanë qenë elemente radikale të përziera? Kjo është vështirë të konfirmohet. Por, pasi që ka persona të arrestuar, atëherë informacionet se kush i ka shtyrë ata që të organizohen, do të gjenden”, tha Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Edhe Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i tha REL-it se sulmi në veri duket se ishte një aksion “i organizuar mirë”.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi sulmin në Banjskë në termat më të fuqishëm./Rel 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet