LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia shekspiriane e mbretit Çarls dhe e djemve të tij inatçorë

Të metat në personalitetin e tij, disa (pa dyshim) të shkaktuara nga ajo që ai e quan “lëndim nga stresi post-traumatik” pas vdekjes së nënës së tij, janë shumë reale. E tillë ishte edhe tragjedia e vetë Dianës.

4 Shkurt 2023, 22:30 Nga k.m.
Tragjedia shekspiriane e mbretit Çarls dhe e djemve të tij
Mreti Charles III dhe 2 djemtë e tij

Sikurse i tha gazetari i ITV, Tom Bradbi, Princit Herri gjatë asaj që ishte intervista mbretërore më e dhimbshme që kur Diana dha një intervistë për Martin Bashir duke treguar se në martesën e saj kishte pasur 3 persona, tek tragjedia e djalit “rezervë” ka një nuancë të caktuar shekspiriane. Vetë emri i princit, i frymëzuar nga Henri V, dhe nga titulli i tij zyrtar i Henri i Uellsit, mbart një atmosferë antike, dhe duket sikur në provincën e Helmandit në Afganistan oficeri i tij komandues therët më të lartë: O Zot ki mëshirë për Herrin, Anglinë dhe Shën Xhorxhin!”, përpara nisjes së helikopterëve të luftës në një mision kundër talebanëve.

Të metat në personalitetin e tij, disa (pa dyshim) të shkaktuara nga ajo që ai e quan “lëndim nga stresi post-traumatik” pas vdekjes së nënës së tij, janë shumë reale. E tillë ishte edhe tragjedia e vetë Dianës. Sipas fjalëve mbresëlënëse të vëllait të saj, Çarlsit, Erli i Spenser, në eulogjinë e tij në Westminster Abbey “nga të gjitha ironitë për Dianën, ndoshta më e madhja ishte kjo:një vajzë që iu dha emri i Perëndeshës së lashtë të gjuetisë ishte në fund personi më i gjuajtur i epokës moderne”.

E gjitha kjo, dhe pse thelbësore për tragjedinë, është një prolog. Herri i tha me shaka Bradbitse nuk e njihte shumë Shekspirin, por babai i tij po. Ndaj shumëkush duhet të pyesë veten nëse Çarlsi ndan diçka të përbashkët me mbretin Lir në tragjedinë e Shekspirit. Ashtu si Mbreti Lir, një drame e bazuar tek një mbret ti moshuar mitik të Britanisë, dhe 3 vajzat e tij Goneril, Regan dhe Kordelia, Çarlsi kërkoi nga pasardhësit e tij dashurinë, besnikërinë dhe respektin e tyre. Në dramën shekspiriane, ashtu si në jetën reale, do të kishte zhgënjim.

Në funeralin e Princit Filip, njeriu i jetës për Elizabetën – një Çarls 72-vjeçar qëndroi mes dy djemve të tij, dukshëm më të shtatlartë dhe më i fuqishëm se ai, duke parë “fytyrat e skuqura” dhe iu lutur atyre:”Mos i bëni një mjerim vitet e mia të fundit!”. Por Herri nuk i kushtoi vëmendje asaj fjalie.

Siç thotë mbreti Lir tek drama “Shumë më e dhimbshme se sa dhëmbi i gjarprit, është të kesh një fëmijë mosmirënjohës!”. Ne e dimë shumë mirë historinë e asaj që do të pasonte. Gjithsesi ka një simetri me historinë e sotme, e cila mund të frymëzojë një dramaturg përstrukturën e një drame.

Kështu, tradhtitë e dikurshme të Çarlsit ndaj nënës së tyre dhe të djemve, janë pasuar sot nga tradhtia e ndërsjellë e Harrit kundër Çarlsit dhe Uilliamit, dhe nga tradhtia e Uilliamit që në fund u përkrah nga Çarlsi, dhe nga pozicionimi i Kamilës kundër kujtimit të Dianës (tani e rimishëruar si Megan Markëll, të paktën në imagjinatën e trazuar të Herrit).

Prandaj në këtë rast, po shohim një armiqësi me nuanca shekspiriane. Ose një shpagim, siç mund të themi sot. Shembulli që ka dhënë vetë Çarlsi dikur, atë që disa do ta quajnë “egoizëm” kundër gruas së tij të parë, ka bërë sot që djemtë e tij të jenë shumë të fortë, madje njëri prej tyre është mjaftueshëm i vendosur për të siguruar atë që Herri e quan“llogaridhënie”, një term elegant për termin hakmarrje.

Sipas thënies së famshme të Shekspirit, Çarlsi mund ta konsiderojë veten “më shumë një njeri ndaj të cilit mëkatohet se sa mëkaton”. Por ashtu si Mbreti Lir, ne e dimë se monarku ynë ka gjithashtu një temperament të keq. Në fakt, nxiti përdorimin e dhunës verbale (tek Herri) dhe fizike (Uilliami).

Edhe kjo duket të jetë një temë tjetër e dramës së Shekspirit, referuar sjelljeve jo aq moderne të familjes mbretërore Uindsor. Tradhtia lind tradhtinë. Në botën e Tudor–ëve, rivalitetet midis tyre do të ishin zgjidhur me forcën e armëve. Sa për të përdorur titujt e tyre shekspirianë, Herri, Duka i Sussext, e sheh veten të tradhtuar nga babai i tij, dikur Duka i Kornuolluit (që tek Mbreti Lir është çuditërisht burri i Regan) dhe vëllai i tij është Duka i Kembrixhit.

Siç sugjeroi një postim në Twitter, ndoshta Herri duhet të kishte mbledhur një ushtri në Sussex dhe të nisej për të luftuar kundër vëllait të tij, që do të udhëhiqte forcat e tij nga Kembrixhi. Ka shumë pikëllim dhe hidhërim në historinë e rënies së përshpejtuar të Shtëpisë Uindsor pas vdekjes së Mbretëreshës dhe bashkëshortit së saj.

Ishte diçka që nuk pritej, por edhe kjo distancë relativisht e shkurtër nga fundi i mbretërimit të Elizabetës II, ne mund të shohim tani se sa me rëndësi ishte ajo në raport me integritetin einstitucionit të monarkisë, dhe sa i zvogëluar është bërë tani ai.

Kurora britanike nuk është gati të bjerë, por ka shumë sinjale mbi këtë fund fatal, si dhe përçarje por edhe luftëra kulturore. Siç thuhet tk drama e Shekspirit:“Dashuria ftohet, miqësia bie, vëllezërit ndahen; në qytete ziejnë kryengritjet; në fshatra ka mosmarrëveshje; në pallate gëlojnë tradhtitë dhe prishet lidhja midis djalit dhe babait”. / Bota.al

mbreti charles iii

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet