LIVE UPDATES
Bota

Gazetarët afganë të strehuar në Kosovë

Punën në këtë platformë ajo e vazhdoi deri në shtator të vitit 2021, një muaj pasi qeveria e Afganistanit u rrëzua dhe talebanët morën kontrollin e vendit. Por me rrethanat e reja, Amina thotë se u angazhua në mediumin Bolaq Analyst Network.

4 Shkurt 2023, 21:56 Nga k.m.
Gazetarët afganë të strehuar në Kosovë
Pamje nga Kosova

Amina Omid, 27 vjeçe, lindi në provincën Ghor në Afganistan. Ka gjashtë vjet që ajo ushtron profesionin e gazetares, të cilin e kishte zgjedhur me shpresën për të ndihmuar për çështjet që ndërlidhen me gratë dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, në arsim e punësim.

Kam realizuar më shumë se 40 intervista me gra nga parlamenti, aktiviste dhe të tjera gra që po mundoheshin të ndërtonin diçka për veten e tyre. Kam publikuar shumë artikuj mbi këndvështrimet e grave qoftë në nivel të lartë të qeverisë apo në parlament”, thotë ajo.

Përgjatë punës, Amina thotë se themeloi një platformë të re “Hamasa-e-Tagher".

Aty shkruanim për shëndetin, bujqësinë, sëmundjet, prindërimin dhe se si mund të përmirësojmë jetën e njerëzve në përgjithësi. Ky lloj angazhimi ishte shumë i rëndësishëm meqë njerëzit në fshatra kishin nevojë për informacione të tilla. Kështu që ishte vendim i mirë për mua dhe ekipin”, rrëfen Amina.

Punën në këtë platformë ajo e vazhdoi deri në shtator të vitit 2021, një muaj pasi qeveria e Afganistanit u rrëzua dhe talebanët morën kontrollin e vendit. Por me rrethanat e reja, Amina thotë se u angazhua në mediumin Bolaq Analyst Network.

Për këtë media unë kam realizuar shumë intervista mbi gjenocidin ndaj grupit etnik Hazara. Ata po përpiqeshin të krijonin një arkiv kështu që unë po u ndihmoja duke punuar në provinca të ndryshme në Afganistan prej nga tregoja se çfarë po ndodhte me qendrat e edukimit, spitalet. Prandaj ishte kjo punë e imja me të cilën talebanët kishin problem serioz”, thotë ajo.

Nga ajo kohë, Amina thotë se ka filluar përndjekja e saj.

Pas rrëzimit të qeverisë ne po përpiqeshim të vazhdonim punën tonë si gazetarë, por ishte shumë e vështirë. Jemi përballur me shumë probleme dhe e dinim se mund të vriteshim nga talebanët. Ishte e frikshme sepse ata silleshin shumë keq posaçërisht ndaj gazetarëve. Kur talebanët erdhën në zyrat tona, morën diçka,, thyen diçka dhe pastaj më dërguan një letër duke më ftuar në zyrën e tyre, unë thjesht ndjeva se ajo mund të ishte dita e fundit e jetës sime”, rrëfen ajo.

Nëpërmjet një organizate për lirinë e mediave, Amina arriti të largohej nga Afganistani për në Pakistan ku qëndroi për një vit e gjysmë. Edhe në Pakistan, ajo rrëfen të ketë pasur shumë vështirësi e frikë nga talebanët. Sot, Amina është strehuar në Prishtinë. Ajo është pjesë e grupit të gazetarëve që Kosova ka strehuar në kuadër të programit “gazetarët në rezidencë”.

Amina punon në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ku thotë se ka gjetur siguri dhe mirëpritje. Por ankthi për kolegët dhe familjarët vazhdon të rëndojë jetën e saj.

Unë jam në një vend të sigurt, por çfarë do të ndodhë me ta, ndoshta talebanët do t’i gjejnë, t’i çojnë në burg apo t’i vrasin. Sa herë flasim në telefon më kërkojnë të gjej ndonjë mënyrë për t’i larguar nga atje, por për fat të keq unë nuk kam ndonjë mundësi t’i ndihmoj”, thotë Amina.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i tha Zërit të Amerikës se po bëhet çdo përpjekje për të ndihmuar kolegët afganë të punojnë si gazetarë nga Kosova, në një mjedis të sigurt.

Këta janë gazetarë të cilët kanë punuar në media të pavarura, kanë bërë gazetari të pavarur dhe qëndrimi i tyre në Afganistan ka qenë i pamundur pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Ne në AGK jemi të lumtur e krenarë që jemi në gjendje të ndihmojmë këta gazetarë nga Afganistani të kryejnë punën e tyre”, tha ai.

Në radhët e gazetarëve afganë të strehuar në Kosovë është edhe 23 vjeçari, Rafiullah Nikzad. Ai kishte nisur punën si gazetar në vitin 2019 në çështje që ndërlidhen me paqen, të drejtat e fëmijëve e të drejtat e grave, por me kthimin e talebanëve u detyrua të largohej për në Pakistan, prej nga erdhi në Prishtinë javën e kaluar.

Babai im ka qenë pjesë e ushtrisë së Afganistanit për mbi 30 vjet, ai vazhdon të jetojë atje dhe jam shumë i shqetësuar për të meqë ai në të kaluarën ka luftuar kundër talebanëve. Sa u takon kolegëve gazetarë vetëm 4 apo 5 prej tyre kanë arritur të ikin nga Afganistani, të tjerët janë atje, disa i janë nënshtruar talebanëve dhe punojnë sipas kërkesave të tyre”, thotë ai.

Rafiullah nuk ndjehet komod që të japë më shumë hollësi për familjen e tij, por thotë se brenga e tij më e madhe janë motrat e vogla që i ka ende në Afganistan.

Të gjitha qendrat e edukimit dhe çdo gjë tjetër është mbyllur për vajzat në Afganistan. Motrat e mia kanë nevojë të mësojnë, të edukohen. Plani im është vetëm se si të mund të t’i dërgojë ato në një vend të sigurt bashkë me babain”, thotë ai.

Strehimi i gazetarëve afganë që financohet nga qeveria e Kosovës, u mundësua me mbështetjen e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias dhe qeverisë gjermane./VOA

kosove amina omid

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet