LIVE UPDATES
Bota

Topi zanor, teknologjia e përdorur në protestat në Serbi si dikur gjatë revolucionit rumun në 1989

Qeveria serbe fillimisht e mohoi se posedonte armë të tilla. Dy ditë më vonë, deputetja e opozitës, Marinika Tepiç publikoi një dokument që tregonte se Ministria e Brendshme kishte marrë dy lloje topash zanorë.

24 Mars 2025, 08:02 Nga N.F
Topi zanor, teknologjia e përdorur në protestat në Serbi si dikur
Protestat në Serbi

SERBI- Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd më 15 mars, është përdorur edhe gjatë Revolucionit Rumun, tha në një intervistë për DW ish-kryeprokurori ushtarak rumun, Catalin Ranko Pitu.

Ai ka punuar gjashtë vjet në një hetim mbi Revolucionin Rumun të Dhjetorit 1989, i cili çoi në rënien e diktatorit Nicolae Çaushesku. Pitu pohon për Deutsche Wellen se e njëjta teknologji u përdor në një tubim të madh të Çausheskut më 21 dhjetor në Bukuresht, ku diktatori rumun donte të bindte qytetarët për "korrektësinë e politikave të tij" dhe se demonstruesit, të cilët protestuan në Timisoara, "nuk i duan të mirën Rumanisë".

"Gjatë këtij mitingu, ushtarë rumunë nga një njësi e specializuar e luftës psikologjike ndërhynë me një magnetofon, i cili lëshonte frekuenca të ulëta zanore dhe kjo bëri që tubimi të çorganizohej”, thotë Pitu për DW.

Ky moment shënoi fillimin e Revolucionit Rumun edhe në Bukuresht. Vetëm një ditë më vonë, Çaushesku humbi pushtetin dhe më 25 dhjetor u ekzekutua. Gjatë revolucionit, 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 4000 u plagosën rëndë.

"Teknologjia ka avancuar, por parimi është i njëjtë"

Pitu foli me qindra dëshmitarë dhe ekspertë në fushën e teknologjisë ushtarake gjatë hetimit të tij. Përshkrimi i kaosit të shkaktuar nga valët zanore, siç thotë ai, të kujton skena nga Beogradi.

"Qindra njerëzndjenë dhimbje fizike dhe ishin në një gjendje paniku total për disa minuta”, thotë Pitu. Qytetarët serbëqë folën për DW dëshmuan se fillimisht dëgjuan një zhurmë të shkurtër dhe të pazakontë, patën një ndjenjë dridhjeje që shkaktoi ndjenjën e një rreziku të afërt, gjë që i alarmoi ata dhe i bëri të largoheshin në panik.

Megjithëse teknologjia ka përparuar shumë në 35 vitet e fundit, Pitu thotë se parimi i përdorimit ka mbetur i njëjtë: përdoret si pjesë e "luftës psikologjike".

"Për mendimin tim, ajo që ndodhi së fundmi në Beograd mund të shpjegohet me përdorimin e teknologjisë së manipulimit duke ekspozuar masat ndaj valëve të veçanta të këtij zëri," thotë Pitu.

Njohja erdhi 30 vjet më vonë

E vërteta se kush përdori sistemin zanor kundërprotestuesve rumunë në vitin 1989 doli në dritë vetëm 30 vjet më vonë. Gjatë hetimit, Pitu foli me ushtarë nga një njësi speciale e luftës psikologjike, të cilët pranuan se kishin përdorur një teknikë që përfshinte manipulimin e turmës përmes zërit.

Por ai nuk ishte në gjendje të dëshmojë se nga erdhi urdhri për përdorimin. "Por është logjike që urdhri ka ardhur nga vetë kreu i ushtrisë rumune, sepse ishte një lloj manipulimi i jashtëzakonshëm, jo ​​kushdo mund ta kishte bërë këtë”, thotë Pitu.

Ai është i bindur se edhe në Serbi një urdhër i tillë duhej të vinte nga autoritetet. "Duhet të jetë qeveria - qoftë ushtria apo Ministria e Punëve të Brendshme, sepse jo kushdo mund ta ketë atë teknologji. Qytetarët e Serbisë nuk mund ta kenë këtë teknologji. Nuk është aq e lehtë," thotë ish-kryeprokurori rumun.

Nuk ka prova?

Qeveria serbe fillimisht e mohoi se posedonte armë të tilla. Dy ditë më vonë, deputetja e opozitës, Marinika Tepiç publikoi një dokument që tregonte se Ministria e Brendshme kishte marrë dy lloje topash zanorë. Ajo tregoi edhe një fotografi ku shihet një pajisje e tillë e montuar në një xhip të xhandarmërisë serbe.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq më pas pranoi se Ministria e Brendshme posedon të ashtuquajturat sisteme LRAD, por mohoi se ato janë përdorur.

"Këto sisteme janë të vendosura në kuti në magazinat tona”, tha Daçiq.

Presidenti serbAleksandar Vuçiqshtoi se "gjëra të ndryshme” janë blerë, por nuk janë përdorur kurrë. "Nëse vërtetohet se janë përdorur gëra të tilla, unë më nuk do të jam president", tha ai.

"Jo, askush nuk e përdori. Dhe askush nuk e ka përdorur askund. Nuk më keni treguar asnjë provë. Dhe nuk keni asnjë provë, sepse nuk mund të gjeni prova për diçka që nuk ekziston", tha Vuçiq.

A mund të hapet një rast me dëshmitë e qytetarëve dhe pranimin e shtetit se ai posedon një top zanor – por pa ndonjë dëshmi për përdorimin e vetë pajisjes? Prokurori rumun Katalin Ranko Pitu beson se kjo është e mundur.

Hetimet komplekse

"Por pas kësaj pike, hetimi duhet të jetë shumë më kompleks," thotë Pitou. "Për të filluar, mjafton të flasësh me njerëzit dhe të sigurohesh që manipulimi ishte diçka reale. Dhe siç shihet në televizion, ishte i vërtetë. Sepse nuk mund të vraposh në anën e majtë dhe të djathtë të një rruge menjëherë pa një lloj manipulimi", thotë Pitu.

Megjithatë, ai nuk dëshiron të paragjykojë nëse vetë përdorimi mund të jetë edhe një vepër penale, duke qenë se askush nuk është lënduar rëndë. Kjo, thotë ai, varet edhe nga fakti nëse përdorimi i këtyre sistemeve është i rregulluar me ligj.

Në Rumani përdorimi i një sistemi zanor për të manipuluar masat është bërë pjesë e të ashtuquajturës "Dosja mbi Revolucionin" që synon të sjellë para drejtësisë figurat kryesore të ngjarjeve të dhjetorit 1989. Po kjo ka ndodhur vetëm për faktin se ajo ishte një pikë kthese në Revolucionin ku humbën jetën 1.200 njerëz", shpjegon Pitu.

Por edhe 35 vjet më vonë, shumë familje të viktimave në Rumani janë ende në pritje të drejtësisë. Çështja është ende në gjykatë./ DW

protestat ne serbi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale