18 Maj 2022, 15:42
Nga DOSJA
Foto ilustruese
SHBA- Thesari i SHBA-së, së bashku me disa banka globale të zhvillimit dhe grupe të tjera, ka zbuluar një plan shumë miliardë dollarësh për të trajtuar një krizë mbarëbotërore të sigurisë ushqimore të përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Sipas Skynews, e përshkruar përpara takimeve të ministrave të financave të G7, thesari njoftoi sot se disa banka globale të zhvillimit po punonin me shpejtësi për të vënë në jetë financimin e tyre, angazhimin e politikave, ndihmën teknike për të parandaluar urinë e shkaktuar nga lufta, rritjen e kostove të ushqimit dhe dëmtimin e klimës te kulturat.
Në njoftim u tha se dhjetëra miliarda do të shpenzoheshin për mbështetjen e fermerëve, adresimin e krizës së furnizimit me plehra dhe zhvillimin e tokës për prodhimin e ushqimit, ndër çështje të tjera.
Ndërkohë, Banka Aziatike për Zhvillim është vendosur të kontribuojë me fonde për të ushqyer Afganistanin dhe Sri Lankën dhe Banka Afrikane për Zhvillim do të përdorë 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar 20 milionë fermerë afrikanë, sipas thesarit të SHBA.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Ndër-Amerikane për Zhvillim, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Banka Botërore kanë rënë dakord të gjithë të kontribuojnë me dhjetëra miliarda në muajt dhe vitet e ardhshme për të mbështetur prodhuesit e ushqimit dhe për të adresuar çështjet e mungesës së furnizimit.
(d.a/dosja.al)
Bota
18 Maj 2022, 15:33
Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Suedia nuk duhet të presë që të miratojë aplikimin e saj në NATO ...
Bota
18 Maj 2022, 15:29
Ushtaret ukrainas
UKRAINË-Amnesty International ka thënë se ushtarët ukrainas që u dorëzuan në uzinën Azovstal n&eu...
Bota
18 Maj 2022, 14:54
Ramzan Kadyrov
RUSI- Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov përdori një gjuhë të ashpër kundë...
Bota
18 Maj 2022, 14:47
Policia e Kosoves
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Klinë të K...
Bota
18 Maj 2022, 14:40
Vladimir Putin
Nga Washington Post
Gjakderdhja në Ukrainë duket se nuk ka fund dhe megjithatë vala e luftës po zhvendoset qartë k...
Bota
18 Maj 2022, 14:30
Volodymyr Zelensky dhe Olena Zelenska
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është fotografuar me gruan e tij Olena Zelenska...
Bota
18 Maj 2022, 14:22
Zakarova
RUSI- Rusia ka vendosur të dëbojë 34 punonjës të misioneve diplomatike franceze dhe 24 të asaj italiane në...
Bota
18 Maj 2022, 14:10
Michael Sussmann
SHBA-Një avokat i fushatës presidenciale të Hillary Clinton, e cila kandidonte për zgjedhjet e vitin 2016, akuzohet se...
Bota
18 Maj 2022, 14:18
Ursula von der Leyen
EUROPË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paraqitur shtyllat kryesore të planit të Komisio...
Bota
18 Maj 2022, 14:18
Vadim Shishimarin
UKRAINË-Një ushtar 21-vjeçar rus është deklaruar fajtor për krime lufte në një gjyq që po ...