"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Të shtëna me armë në Klinë, plagosen dy persona, policia rrethon vendngjarjen
Sipas njoftimit të policisë të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta policie.
18 Maj 2022, 14:47Nga DOSJA
Policia e Kosoves
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Klinë të Kosovës ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta policie.
Lajmi është konfirmuar nga konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.
Aktualisht ende nuk dihen motivet e plagosjes si dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar për këtë rast.