LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Bota e rrezikshme e aseteve private

Standardet e reja ndjekin gjithashtu ecurinë e fondeve duke përdorur shifrat e grumbulluara nga investitorët. Këto mjete do të lejojnë që fondet të krahasohen më mirë me produktet e tjera.

25 Maj 2025, 14:46 Nga N.F
The Economist: Bota e rrezikshme e aseteve private
Foto ilustruese

SHBA- Menaxherët e fondeve nuhasin një mundësi për t’u bërë edhe më të mëdhenj, shkruan The Economist. Ky duhej të ishte viti i rikthimit të ofertave publike fillestare (IPO). Në fund të vitit 2024, bursat po arrinin nivelet më të larta të të gjitha kohërave dhe një sërë kompanish në pronësi private, me vlerë disa dhjetëra deri në disa qindra miliarda dollarë, po përgatiteshin për t’u listuar në bursë.

Por tani, tregu ka ngrirë. Ndërsa sistemi i tregtisë në botë po bëhet gjithnjë e më i trazuar, marrëveshjet e të gjitha llojeve, qofshin ato IPO apo bashkimet e kompanive, janë ndalur.

Kjo krizë po shkakton humbje për investitorët e tregut privat. Gjithashtu po u heq mundësinë investitorëve më të vegjël për të investuar në disa nga kompanitë më të suksesshme në botë, si Stripe, një firmë pagesash dhe SpaceX e Elon Musk.

Kjo gjendje po përkeqëson një problem që ekzistonte tashmë. E matur kundrejt vlerës së të gjitha aksioneve, vlera mujore e ekuitetit të emetuar në bursa në nivel global ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit (shih grafikun).

Kjo i ka bërë tregjet private më tërheqëse për investime, dhe me triliona dollarë kanë rrjedhur në ekuitetin privat (PE), kapitalin sipërmarrës dhe borxhin privat.

Asetet private nën menaxhim, të cilat përfshijnë gjithashtu fondet e infrastrukturës dhe pronës janë rritur në 24 trilionë dollarë, nga 10 trilionë dollarë një dekadë më parë.

Tani firmat e tregjeve private dëshirojnë të bëhen edhe më të mëdha, duke joshur investuesit. Marc Rowan, i cili drejton firmën e kreditimit Apollo, thotë se kursimet e amerikanëve të zakonshëm janë mundësia më e madhe e kompanisë së tij.

Larry Fink, drejtuesi i firmës BlackRock, menaxherit më të madh të aseteve në botë, u përqendrua pikërisht në këtë temë në mesazhin e fundit drejtuar aksionerëve. Po rriten gjithashtu produktet e reja që synojnë një grup më të gjerë investitorësh.

Ky “demokratizim” mund të jetë përfitues për miliona investitorë. Por, për shkak se asetet private janë më pak likuide, më pak fleksibël dhe shumë më pak të rregulluara nga ligjet se homologët e listuar në bursë, kjo gjithashtu krijon rreziqe të reja.

Ka arsye të mira pse asetet private kanë qenë prej kohësh në pronësi të vetëm disa të përzgjedhurve. Kur krijohet, një fond tipik i ekuitetit privat, i kërkon një grupi të vogël investitorësh të mëdhenj, si skema pensionesh, fondesh dhe institucione të tjera, që të sigurojnë një shumë të madhe kapitali, e cila arrin zakonisht në dhjetëra milionë dollarë.

Më pas, paratë merren me këste sa herë që menaxheri i fondit gjen një kompani për të blerë. Në “fund të jetës së fondit”, që mund të zgjasë deri në një dekadë ose më shumë, menaxheri shet ose nxjerr në bursë kompaninë, përpara se t’u kthejë paratë investitorëve.

Kushte të tilla janë të papërshtatshme për tregun masiv. Investitorët më të vegjël nuk mund të përballojnë dot financiarisht paparashikueshmërinë e flukseve monetare që hyjnë dhe dalin. Ata gjithashtu nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar malet me dokumente që menaxherët do t’i dërgonin.

Dhe ata të cilët dëshirojnë që paratë t’u kthehen para mbarimit të fondit, për shembull, në rast të një korrigjimi të bursës, nuk mund t’i shesin dot lehtësisht aksionet.

Gjithashtu do të ishte jopraktike që menaxherët e investimeve t’i kërkonin një numri të madh investitorësh të vegjël, që të jepnin më shumë fonde sesa u zotuan fillimisht.

Por janë krijuar disa produkte pioniere. Në vitin 2017, Trusti i të Ardhurave të Pasurive të Paluajtshme të Blackstone (BREIT), u krijua për të investuar në pronë, një lloj investimi që zakonisht nuk është i listuar në bursë.

Sipas rregullave, për të investuar në këtë fond, duhet të kontribuosh minimumi 2,500 dollarë, fondi ka jetëgjatësi “të përhershme” dhe investitorëve u lejohet të shesin aksione një herë në muaj.

BREIT i lejon investitorët që të marrin mbrapsht vetëm një sasi të kufizuar parash në çdo tremujor, jo më shumë se 5% e vlerës totale të fondit. Fondi ka lulëzuar në madhësi, duke arritur në 54 miliardë dollarë.

Fondi privat kreditor Blackstone (BCRED), i krijuar në vitin 2021, ka bërë të njëjtën gjë për borxhin privat. Është më i madhi nga një sërë fondesh investimesh të ngjashme, të quajtura kompani të zhvillimit të biznesit (BDC), që u lejojnë investitorëve të vegjël të përfshihen në investime private.

Më 29 prill, firma e investimeve Capital Group, dhe KKR, një gjigant i tregjeve private, krijuan së bashku dy fonde që ndërthurin asetet publike me ato private.

Këto fonde do të kenë një investim minimal prej 1000 dollarësh dhe tarifa vjetore nën 0.9%, shumë më pak se shumica e fondeve private.

Produkte të tilla “vetëm sa gërvishtin sipërfaqen e asaj që ne mund të ofrojmë”, thonë sponsorët. Asetet e mbajtura nga BDC-të janë trefishuar gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 438 miliardë dollarë në fund të dhjetorit.

Nëse produkte të tilla do të kenë sukses apo do të dështojnë, do të varet nga aftësia e tyre për të zgjidhur tri probleme. Së pari është natyra e errët e vetë aseteve.

Të dhënat publike për tregjet private, janë të pakta. Të dhënat në dispozicion janë të vështira për t’u interpretuar. Firmat shpesh akuzohen se i fryjnë vlerat e pronave të tyre për të rritur fitimet.

Matjet që ato përdorin janë të vështira për t’u krahasuar me standardet e tregut publik. Raportimi jo i rregullt u lejon atyre të zbusin periudhat e këqija.

Sidoqoftë, ka pasur disa përparime. Vitin e kaluar, firma MSCI, e cila merret me indekset financiare, krijoi mënyra të reja për të matur ecurinë e tregjeve private dhe e arriti këtë duke këqyrur zhvendosjet e flukseve të parave të 14,000 fondeve që nga fillimi i tyre.

Standardet e reja ndjekin gjithashtu ecurinë e fondeve duke përdorur shifrat e grumbulluara nga investitorët. Këto mjete do të lejojnë që fondet të krahasohen më mirë me produktet e tjera.

Një tjetër pengesë për demokratizimin është ligji dhe rregulloret. Kompanitë e tregjeve private kanë në shënjestër sistemin e madh të pensioneve të Amerikës. Skema të mëdha pensionesh me përfitime të përcaktuara, si Sistemi i Pensionit të Punonjësve Publikë të Kalifornisë (CalPERS), kanë investuar shumë në tregjet private për dekada me radhë.

Por llogaritë e pensionit të menaxhuara individualisht dhe skemat e pensioneve të llojit 401(k) me kontribute të përcaktuara nga punëdhënësit, të cilat të marra së bashku mbajnë asete me vlerë 26 trilionë dollarë, zakonisht nuk investojnë në tregjet private.

Një ligj i vitit 1974, parashikon se ofruesit e planeve të pensionit duhet të veprojnë në interes të klientëve të tyre, prandaj ligji lejon që këta ofrues, të mund të paditen në rast se ata investojnë në asete private, duke qenë se këto të fundit janë më të vështira për t’u shitur dhe kanë tarifa më të larta.

Por edhe në këtë fushë, ndryshimi mund të vijë së shpejti. Daniel Aronowitz, i caktuar nga Trump për të drejtuar Administratën e Sigurisë së Përfitimeve të Punonjësve në Departamentin e Punës, është ankuar për padi joserioze kundër ofruesve të pensioneve të korporatave.

Në vitin 2023, zoti Aronowitz shpërfilli disa kritika ndaj investimeve të ekuiteteve private në portofolat e pensioneve, duke i quajtur ato “naive dhe të painformuara”.

Ai tha se përfshirja e ekuiteteve private në portofol mund të rrisë larminë dhe kthimin e fitimeve. Duke qenë se ka një shumicë të ngushtë republikane në të dy dhomat e Kongresit, menaxherët e fondeve private shpresojnë se do të arrijnë të mbrojnë interesat e veta.

Vështirësia kryesore është se asetet private janë kryesisht jolikuide. Ndërsa aksionet dhe bonot tregtohen gjatë gjithë ditës, aksionet në fondet private ndryshojnë duar shumë rrallë. Blerësit e mundshëm janë të paktë; të përcaktosh një çmim është e vështirë. Transaksionet, kur ndodhin, nuk janë publike, kështu që nuk mund të përdorim dot historinë si një udhërrëfyese.

E gjithë kjo do të thotë se investitorët me pakicë nuk mund të grumbullojnë asete private sipas dëshirës, siç mund të bëjnë me pjesë të tjera të portofolit të tyre. Ky është një problem që produktet e reja e kanë të vështirë për ta zgjidhur. Në nëntor 2022, mes rrëmujës së tregut, shumë investitorë në BREIT u përpoqën të tërhiqnin paratë.

Trusti mund të kthente vetëm 43% të kapitalit të kërkuar; më shumë se një vit më vonë, ai ende po kufizonte tërheqjet e parave. Produktet me kapital privat mund të përballen me probleme edhe më të mëdha të likuiditetit, vëren Jerry Pascucci nga banka UBS.

Kredia dhe prona krijojnë flukse të qëndrueshme të parave, ndërsa fondet e ekuitetit duhet të mbajnë një rezervë të madhe parash ose të marrin kredi për t’u lejuar investitorëve tërheqje të rregullta parash, gjë që ul kthimet e fitimeve të fondit.

Për t’u ofruar investitorëve më shumë likuiditet, disa firma kanë filluar të ofrojnë Fonde të Tregtuara në Bursë (ETF) që përmbajnë asete private. E para u krijua në shkurt nga Apollo dhe State Street Global Advisers.

Por, për të siguruar likuiditetin e vazhdueshëm që kërkon një ETF, zotërimet private të fondit do të kufizohen në 35% të totalit të aseteve të tij. Zotërimet e tij më të mëdha, tani janë letrat me vlerë të mbështetura nga hipoteka dhe bonot e thesarit, të cilat janë shumë likuide.

Por një produkt që ofron likuiditet për asetet private ka problemet e veta. Kur investitorët duan të tregtojnë aksionet e ETF-së, menaxheri i fondit duhet të blejë ose të shesë aksione në asetet bazë, për t’u përshtatur me ndryshimin.

Nëse investitorët do të dëshironin të shisnin aksionet në masë, menaxherët e ETF-së mund ta kenë të vështirë të gjejnë blerës për ekuitetin jolikuid.

Kjo mund të shkaktojë që fondet të mos funksionojnë siç duhet. Komisioni i Letrave me Vlerë ka shprehur shqetësimin se investimet private mund të mos jetë mjaftueshëm likuide dhe mund ta kenë të vështirë të respektojnë rregullat e vlerësimit të çmimeve.

Paralajmërimet e tij duket se i kanë penguar firmat rivale të krijojnë produkte imituese. Për një kohë të gjatë, demokratizimi i tregjeve private, edhe pse shumë i përfolur, mbeti i pakapshëm. Tani, më në fund, erërat e risisë financiare dhe ndryshimeve rregullatore, po fryjnë në drejtimin e duhur.

Por ndërsa tërheqin më shumë kursimtarë me pakicë, menaxherët e fondeve private do të vihen nën një vëzhgim më të rreptë. Të përpiqesh të zgjidhësh problemin e mungesës së likuiditetit të aseteve private, është e vështirë dhe madje mund të jetë një nismë me rrezik.

Në rast se produktet e reja dalin zhgënjyese ose bllokojnë kursimet e njerëzve, mund të ketë një përgjigje të ashpër. Mundësitë janë të mëdha, por bërja e tregjeve private të disponueshme për investitorët e thjeshtë është një biznes i rrezikshëm./ The Economist

the economist

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet