Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një tjetër sulm ajror në Nuseirat vrau Ashraf Abu Nar, një zyrtar i lartë i shërbimit të emergjencës civile në territor, dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre, shtuan mjekët. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani sulmet e së dielës.
GAZA- Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të enklavën palestineze, përfshirë një gazetar vendas dhe një zyrtar të lartë të shërbimit të shpëtimit, sipas autoriteteve shëndetësore.
Izraeli kreu sulme të ndara në Han Junis në jug, në Xhabalia në veri dhe Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, sipas mjekëve. Në Xhabalia, mjekët thanë se gazetari Hassan Majdi Abu Warda dhe disa anëtarë të familjes së tij u vranë nga një sulm ajror që goditi shtëpinë e tij mëngjesin e së dielës.
Një tjetër sulm ajror në Nuseirat vrau Ashraf Abu Nar, një zyrtar i lartë i shërbimit të emergjencës civile në territor, dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre, shtuan mjekët. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani sulmet e së dielës.
Numri i gazetarëve të vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës më 2023 është rritur në 20, sipas zyrës së Qeverisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE. Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez.
Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga 2 milionë banorët e saj janë në rrezik të madh urie të skajshme. Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, kanë shprehur shqetësime për krizën e urisë.
Izraeli ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë sulmet derisa Hamasi t’i lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite të mbetura dhe të çarmatoset. Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Foto ilustruese RUSI- Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 303 të burgosur nga secila palë, duke përfunduar kështu fazë...
Foto ilustruese SHBA- Një armik i padukshëm, por jashtëzakonisht i rrezikshëm, po kërcënon gjithnjë e m&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regji...
Frederiksen dhe Meloni BRUKSEL- Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpreti...
Foto ilustruese RUSI- Një monument për diktatorin sovjetik Joseph Stalin i ngritur në metronë e Moskës ka mbjellë pë...
Foto ilustruese GJERMANI- Në Gjermani, të huajt paguajnë mesatarisht më shumë për të marrë me qira apartamente sesa...
Foto ilustruese POLONI- Tubime të mëdha politike janë planifikuar për sot në Varshavë, një javë para raundit të...
Foto ilustruese VENEZUELË- Venezuelianët po thirren sot në kutitë e votimit për të zgjedhur zëvendësit dhe guvernat...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina u godit herët këtë mëngjes nga një sulm i ri masiv ajror rus q&eum...
Foto ilustruese RUSI- Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializ...