KRYESORET
Bota

The Economist: Bankat qendrore, rreziku i shpërqendrimit të tepërt

Bankat qendrore nuk kanë arritur të ndalin inflacionin. Kjo ka ndodhur për shkak se ato janë ngarkuar me shumë detyra të tjera, argumenton Rachana Shanbhogue

14 Maj 2022, 07:02 Nga DOSJA
The Economist: Bankat qendrore, rreziku i shpërqendrimit të
Foto ilustruese

Bankat qendrore janë rojet e parasë, gjaku i kapitalizmit. Veprimet e tyre ndikojnë në pagat dhe kursimet e njerëzve, nëse njerëzit mund të marrin hua dhe me çfarë çmimi. Bankat drejtojnë timonin e madh të ekonomisë.

Pavarësisht nëse jeni punëtor apo pensionist, kursimtar apo huamarrës, vendimet e bankave qendrore ndikojnë te ju, shkruan The Economist.

Tridhjetë vite më parë, pasi inflacioni në botën e pasur kishte arritur nivele dyshifrore, këto fuqi të bankave u shfrytëzuan për një qëllim të vetëm: për të mbajtur çmimet të qëndrueshme. Shumicës së bankave qendrore iu dhanë mandate të rrepta dhe ato u bënë të pavarura nga politikanët ndërhyrës që kërkonin vota.

Për njëfarë kohe, dukej se kjo metodë e zgjuar e politikës e kishte zbehur rrezikun e inflacionit. Objektivat e bankave qendrore krijonin pritshmëritë për rritjen e çmimeve kudo.

Inflacioni në Amerikë, Britani, Gjermani dhe Japoni ishte mesatarisht 2.1% në vit në periudhën 1990 – 2007, nga 8% në vitet 1970. Para se të godiste Covid-19, shqetësimi më i madh ishte inflacioni shumë i ulët, jo shumë i lartë.

Megjithatë, sot, regjimi i luftës kundër inflacionit përballet me dështimin më spektakolar deri tani. Inflacioni është rikthyer, i nxitur nga shtrenjtimi i çmimeve të energjisë, rritja e pagave dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit. Në Amerikë dhe në Eurozonë, çmimet e konsumit u rritën me një normë vjetore mbi 7% në mars, ritmi më i shpejtë në dekada.

Tregjet e punës në shumë vende janë shtrënguar në mënyrë të pakëndshme, pasi ka mungesë punëtorësh. Edhe Banka për Pagesat Ndërkombëtare (BIS), po paralajmëron se bota mund të jetë në prag të një epoke të re inflacioniste. Politikëbërësit monetarë në të gjithë vendet e pasura po përpiqen të reagojnë.

The Economist vë në dukje se kërcënimi për besueshmërinë e bankave qendrore vjen pasi ato janë mbingarkuar me detyra të tjera që shkojnë përtej luftimit të inflacionit. Pas krizës financiare të viteve 2007-‘09, autoriteti i tyre rregullator u forcua.

Gjatë pandemisë, ato ndërhynë në një gamë të gjerë tregjesh asetesh, duke përdorur bonot e qeverisë dhe madje, duke u dhënë hua direkte kompanive dhe qeverive. Të qeta nga inflacioni i ulët para pandemisë, bankat u bënë politikëbërëse të gjithanshme, duke u përpjekur të rregullojnë probleme strukturore si pabarazia dhe ndryshimet klimatike.

Ndërsa inflacioni është rikthyer, ekziston rreziku që këto synime të reja të pengojnë, ose të shpërqendrojnë, nga misioni qendror i zbutjes së inflacionit.

Një fazë ekspansioniste

Fuqitë e bankave qendrore janë rritur dhe zbehur me kalimin e kohës, veçanërisht pas krizave. Banka suedeze Riksbank, banka e parë qendrore, u krijua në vitin 1668 “për të ruajtur monedhën e brendshme me një vlerë të drejtë”.

Banka e Anglisë u krijua në vitin 1694 për të financuar luftën kundër Francës. Rezerva Federale e Amerikës u krijua shumë më vonë në vitin 1913. Një sërë ngjarjesh që shkaktuan panik financiar në shekullin XIX, çuan në shndërrimin e bankave qendrore në huadhënës të mundësisë së fundit, që ishin të gatshëm për të mbështetur sistemin bankar gjatë një krize. Për të siguruar besimin në para, shumica i lidhën monedhat e tyre me arin.

Në depresionin e viteve 1930, standardi i arit u përmbys, bankat qendrore u turpëruan dhe si pasojë, nisi një periudhë nënshtrimi ndaj qeverive. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ato i mbajtën kostot e huamarrjes publike të ulëta. Shumë banka ndërhynë në politikën industriale.

Në tregjet në zhvillim, bankat qendrore u përngjanin bankave kombëtare të zhvillimit. (Një degë e bankës qendrore të Meksikës, financoi ndërtimin e vendpushimeve turistike në Kankun.) Por me rritjen e inflacionit në vitet 1960 dhe 1970, batica ndryshoi në favor të pavarësisë së bankave.

Në Amerikë, Rezerva Federale dhe Departamenti i Thesarit, ranë dakord që banka qendrore të mos kufizonte më yield-et e bonove qeveritare. Rezerva Federale shpalosi pavarësinë e saj në fillim të viteve 1980, kur Paul Volcker provokoi një recesion për të zbutur inflacionin.

Bankave qendrore iu caktuan objektiva për pavarësinë e tyre dhe inflacionin, fillimisht në vendet e pasura dhe më pas në shumë ekonomi në zhvillim. Sot, shumica e bankave janë të pavarura (Banka Popullore e Kinës, ose PBOC, është një përjashtim).

Roli i bankave
Bankat qendrore janë rojet e parasë, gjaku i kapitalizmit. Veprimet e tyre ndikojnë në pagat dhe kursimet e njerëzve, nëse njerëzit mund të marrin hua dhe me çfarë çmimi. Bankat drejtojnë timonin e madh të ekonomisë. Pavarësisht nëse jeni punëtor apo pensionist, kursimtar apo huamarrës, vendimet e bankave qendrore ndikojnë te ju, shkruan The Economist.

Pse po rritet sërish roli i bankave qendrore?

Një arsye është rënia e vazhdueshme e normave të interesit, teksa është rritur dëshira për kursime në nivel global, gjë që e ka bërë më të vështirë rigjallërimin e inflacionit pas krizës financiare. Në vitin 2000, norma bazë e Rezervës Federale ishte rreth 6%.

Sot ajo është 0,25-0,5%. Megjithëse banka qendrore ka filluar të rrisë normat e interesit, investitorët presin që ato të arrijnë kulmin në nivelin 3.1% në dy vjet. Shumë banka në vendet e pasura nisën të blejnë bono qeveritare për të ulur normat e interesit afatgjatë.

Banka Qendrore Europiane (BQE) bleu letra me vlerë të korporatave dhe subvencionoi huadhënien bankare për familjet dhe bizneset. Banka e Japonisë shkoi më tej, duke blerë fonde të tregtuara në këmbim të kapitalit dhe duke premtuar se do të mbajë yield-et e bonove dhjetëvjeçare të qeverisë në nivelin 0.25%.

Një arsye tjetër për rritjen e rolit të bankave qendrore është vëmendja e re që po i kushtohet stabilitetit financiar, pas një periudhe neglizhence. Rregullimi më i rreptë i bankave ka çuar në një rritje të ndërmjetësve jobankarë në një sërë tregjesh kredie.

Me ardhjen e krizës, bankat qendrore duhej të stabilizonin këto tregje. Mungesa e parave të gatshme e shkaktuar nga karantinat e vitit 2020, i shtyu bankat qendrore t’i rikthehen alokimit të kredisë. Ndryshimi teknologjik ka përshpejtuar rënien e parasë fizike, që dikur rriti besimin te bankat qendrore. Kjo ka bërë që bankat qendrore të marrin parasysh mundësinë që kartëmonedhat që ato i ofrojnë publikut, të bëhen virtuale.

Politika është një tjetër arsye për rritjen e rolit të bankave qendrore. Një shenjë është se emërimi i guvernatorëve të Rezervës Federale është bërë më i vështirë që nga kriza financiare.

Duke u ballafaquar me probleme të mëdha të pazgjidhshme, si ndryshimi i klimës dhe pabarazia, ministrat dhe aktivistët gjithashtu po shqyrtojnë bilancet e mëdha të bankave qendrore, duke shpresuar t’i përdorin ato për të arritur objektiva të denja për shoqërinë, ose synime ekologjike.

Bankierët qendrorë flasin për çështje të tilla shumë më tepër. Rritja e tensioneve globale i ka detyruar disa të shkojnë përtej menaxhimit të rrezikut teknik, duke u përqendruar edhe në gjeopolitikë, kur menaxhojnë rezervat e tyre të këmbimit valutor.

Shumë tregje në zhvillim kanë nisur shënjestrimin e inflacionit, duke hequr dorë nga rolet e tyre të zhvillimit dhe duke shijuar një inflacion më të ulët dhe më pak të luhatshëm. Por ata janë të cenuar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit dhe daljeve të kapitalit.

Mbeten ende disa gjurmë të politikës së vjetër industriale, si kuotat e huadhënies bankare për fermerët, ose huamarrësit ruralë në Indi. PBOC ndjek disa objektiva, shpesh me urdhër të qeverisë. Edhe pse ka liberalizuar paksa normat e interesit, ajo mbështetet shumë në menaxhimin e sasisë së kredisë, në vend të çmimit të saj, duke i nxitur bankat t’u japin hua disa huamarrësve të preferuar.

The Economist merr në konsideratë pesë fusha ku bankat qendrore janë nën trysni për të bërë më shumë përpjekje: ndërhyrja në tregjet financiare; ulja e pabarazisë; luftimi i ndryshimeve klimatike; prezantimi i monedhave dixhitale; dhe reagimi ndaj çështjeve gjeopolitike.

Çdo fushë përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në tregje dhe ekonomi. Por gjithashtu ato rrezikojnë t’i tërheqin bankat qendrore më thellë në terrenin politik, duke çuar në humbjen e fokusit. Kur inflacioni ishte i ulët, një rol më i gjerë i bankave mund të dukej i padëmshëm. Megjithatë, tani ato po përballen me realitetin e inflacionit të lartë. Rreziku është se, duke pasur shumë objektiva, bankat qendrore do të dështojnë në misionin e tyre më të rëndësishëm.

Sfidat
Janë pesë fusha ku bankat qendrore ndodhen nën tysni për të bërë më shumë përpjekje: ndërhyrja në tregjet financiare; ulja e pabarazisë; luftimi i ndryshimeve klimatike; prezantimi i monedhave dixhitale; dhe reagimi ndaj çështjeve gjeopolitike. Çdo fushë përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në tregje dhe ekonomi. Por gjithashtu ato rrezikojnë t’i tërheqin bankat qendrore më thellë në terrenin politik, duke çuar në humbjen e fokusit. Kur inflacioni ishte i ulët, një rol më i gjerë i bankave mund të dukej i padëmshëm. Megjithatë, tani ato po përballen me realitetin e inflacionit të lartë. Rreziku është se, duke pasur shumë objektiva, bankat qendrore do të dështojnë në misionin e tyre më të rëndësishëm./MONITOR

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…