LIVE UPDATES
Bota

SHBA, përpjekje për të sqaruar qëndrimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Në takimin e NATO-s në Berlin do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Por ende nuk është e qartë nëse ai do të ketë një takim dypalësh me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.

13 Maj 2022, 22:14 Nga DOSJA
SHBA, përpjekje për të sqaruar qëndrimin e Turqisë
Erdogan

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se po punojnë për të sqaruar qëndrimin e Turqisë lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pas deklaratave të sotme nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan se nuk do të mbështeste planet e vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën. Presidenti Erdogan tha se në ato vende ka "shumë organizata terroriste".

"Përsa u takon komenteve të Presidentit Erdogan ne po punojmë për të për të qartësuar qëndrimin e Turqisë”, u tha gazetarëve ndihmës Sekretarja për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.

Ajo shtoi se kjo temë do të diskutohet në takimin ministror të NATO-s gjatë fundjavës në Berlin. Në takimin e NATO-s në Berlin do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Por ende nuk është e qartë nëse ai do të ketë një takim dypalësh me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu. Edhe Pentagoni tha SHBA po punon për të sqaruar komentet e presidentit Erdogan, por se pozita e Ankarasë në aleancën e NATO-s nuk ka ndryshuar për shkak të tyre.

"Asgjë nuk ndryshon në lidhje me pozitën e tyre në aleancën e NATO-s. Ne po punojmë për të qartësuar më mirë pozicionin (e tyre)," u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Donfried tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin rrugën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Ajo shtoi se SHBA mbetet e bindur se aleanca është më e bashkuar se kurrë më parë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërkohë Presidenti Biden pati sot një telefonatë me kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson të Suedisë dhe Presidentin e Finlandës Sauli Niinistö. Zyra e presidentit Niinistö tha se tre udhëheqësit "ndanë shqetësimin e thellë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës."

"Presidenti Niinistö detajoi hapat e ardhshëm të Finlandës drejt anëtarësimit në NATO. Dhe i tha zotit Biden se Finlanda e vlerëson thellësisht mbështetjen e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara," tha zyra në një deklaratë të shkurtër.

Megjithëse Turqia, ka mbështetur zyrtarisht zgjerimin që kur hyri në NATO, 70 vite më parë, kundërshtimi i saj mund të përbëjë një problem për Suedinë dhe Finlandën duke qenë se anëtarësimi bëhet me consensus mes vendeve të aleancës. Synimi i Finlandës për të kërkuar anëtarësim në NATO, i bërë publik të enjten, që pritet të pasohet nga Suedia, do të sillte zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore që presidenti rus Vladimir Putin deshi ta parandalonte duke nisur agresionin në Ukrainë.

"Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi pikëpamje pozitive," u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Stamboll, duke shtuar se NATO kishte gabuar kur pranoi si anëtare Greqinë.

"Ne nuk duam të përsërisim gabime të ngjashme. Për më tepër, vendet skandinave janë streha për organizatat terroriste," tha zoti Erdogan pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte thënë se finlandezët do të "mirëpriteshin ngrohtësisht" dhe premtoi një proces "të qetë dhe të shpejtë" të pranimit, i cili mbështetet gjithashtu nga Uashingtoni. Por Turqia ka kritikuar vazhdimisht Suedinë dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore për trajtimin e organizatave të konsideruara terroriste nga Ankaraja, përfshirë grupet militante kurde PKK dhe YPG, dhe përkrahësit e klerikut islamik me bazë në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen. Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto bëri thirrje për një qasje të matur në përgjigje të qëndrimit turk ndaj anëtarësimit të Finlandës.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë