"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Prokurorja e Përgjithshëm në Ukrainë: 41 të dyshuar të tjerë për krime lufte do të dalin në gjyq
BBC shkruan se Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha se të dyshuarit do të hetohen për një sërë krimesh - nga bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet.
BBC shkruan se Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha se të dyshuarit do të hetohen për një sërë krimesh - nga bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet.
13 Maj 2022, 22:17Nga DOSJA
Iryna Venediktova
UKRAINË- Oficerët e zbatimit të ligjit në Ukrainë po hetojnë 41 ushtarakë rusë të dyshuar se kanë kryer krime lufte në vend. BBCshkruan se Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha se të dyshuarit do të hetohen për një sërë krimesh - nga bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet.
Të dyshuarit do të përgjigjen përpara një gjykate ukrainase.Sot, një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur doli në gjykatë në Kiev. Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u soll në gjykatë për një seancë paraprake. Ai përballet me burgim të përjetshëm për akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.
Gjatë një fjalimi televiziv të premten në mbrëmje, Venediktova tha se seancat dëgjimore paraprake për dy të dyshuar të tjerë do të kryhen javën e ardhshme.