26 Maj 2023, 20:00
Nga a.l
Josep Borrell
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës. Përmes një deklarate në faqen zyrtare, BE dënon ashpër përplasjet e dhunshme mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbëve lokalë. BE-ja ndër të tjera paralajmëron se nuk do të pranojë më asnjë veprim të njëanshëm dhe provokues, pasi ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Në fund të deklaratës, BE propozon si të vetmen zgjidhje për tensionet dialogun mes palëve.
”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në reagim.
Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?
Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.
josep borrell tensione në veri të kosovës
Bota
26 Maj 2023, 19:52
a.l
UNMIK
KOSOVË- Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e...
Bota
26 Maj 2023, 19:37
m.s
qytetaret ne Beograd
SERBI- Mijëra qytetarë nga pothuajse të gjitha pjesët e Serbisë u mblodhën në Beograd, për t&e...
Bota
26 Maj 2023, 19:26
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i SHBA, Antony Blinken ka reaguar pas tensioneve të raportuara në veri të Kosovës, ditën e sotme. ...
Bota
26 Maj 2023, 19:18
m.s
Lucia Annunziata
ITALI- Gazetarja e njohur e RAI-t, Lucia Annunziata ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se arsyeja lidhet ngushtë...
Bota
26 Maj 2023, 18:57
a.l
Tensione në veri
KOSOVË- Teksa po raportonin live, ekipi mediatik i Kohavision u sulmua sot në Zveçan nga protestuesit serb. Makina ...
Bota
26 Maj 2023, 19:14
A.B
Foto ilustruese
ITALI- Një burrë që ishte infektuar me Candida auris, e ashtuquajtura "kërpudha vrasëse" ka ndërrua...
Bota
26 Maj 2023, 18:45
m.s
Ron DeSantis dhe Foad Dabiri
SHBA- Kreu i inxhinierisë së Twitter njoftoi të enjten se ai po jepte dorëheqjen, një...
Bota
26 Maj 2023, 18:53
a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me tensionet dhe incidentet e sh&e...
Bota
26 Maj 2023, 18:43
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me tensionet ...
Bota
26 Maj 2023, 18:34
a.l
Turqia
TURQI- Në prag të balotazhit presidencial të 28 majit në Turqi, vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve po forcojnë p&...