LIVE UPDATES
Bota

Tejkalimi i afateve, refugjatët afganë ende të bllokuar në Kosovë

Të evakuuarit nga Afganistani, të cilët sipas të dhënave amerikane janë sistemuar vetëm përkohësisht në Kosovë, ndodhen atje edhe pas një viti. Deutsche Welle rrëfen historinë e një afgani që ndihet si refugjat.

3 Shtator 2022, 09:44 Nga d.a.
Tejkalimi i afateve, refugjatët afganë ende të bllokuar në
Afganet ne Kosove

KOSOVË- Dy javë pasi talibanët rimorën Kabulin në gusht të 2021 =, diplomatët dhe ushtarët amerikanë në Kosovë pritën afganët, që u larguan nga vendi i tyre sepse kishin punuar me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate. Ata u pritën me krahë të hapura në strehimoret e ngritura. Shtëpia e tyre do të ishte përkohësisht kampi Liya, i ngritur pranë bazës ushtarake amerikane  Bondsteel në Kosovë, ndërkohë që Uashingtoni do të angazhohej për migrimin e tyre në në Shtetet e Bashkuara ose në një vend të tretë. 

"Ne ndihemi të nderuar të ndihmojmë refugjatët afganë, që kanë punuar për NATO-n", tha kryeministri kosovar Albin Kurti më 29 gusht 2021, kur priti në aeroport të ardhurit e parë. "Ata janë larguar të dëshpëruar nga atdheu dhe shtëpitë e tyre. Por ne do të bëjmë gjithshka për t'u dhënë sigurinë këtu.” 

Dhe John Kirby, zëdhënësi i Pentagonit në atë kohë, deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Kosovën, detyron SHBA që "brenda 365 ditëve të zhvendosë në SHBA ose në shtete të tjera” afganët e strehuar atje. 

Kampi Liya është ende i hapur 

Plani për të shpërbërë brenda një viti kampin Liya, nuk është zbatuar. Megjithëse disa qindra afganë vazhduan shpejt udhëtimin e mëtejshëm, sepse morën viza amerikane ose oferta të tjera, për të jetuar në një vend tjetër, shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë ende në kampin Liya. Kërkesat e tyre ose janë refuzuar nga autoritetet amerikane ose për ta nuk është marrë asnjë vendim. 

"Disa prej tyre kanë rënë në depresion, disa kanë probleme psiqike”, tregon për Deutsche Wellen një afgan i evakuuar, duke u lutur që për shkaqe sigurie të mbetet anonym. "Ata na thanë se do të qëndrojmë këtu vetëm disa muaj, por tani është bërë gati një vit. Mbas tetë muajsh na thanë: "Ti nuk ke të drejtë të shkosh në Amerikë. Ne pyetëm për arsyen, por nuk na thanë asgjë.”   

Refugjatëve iu tha në fillim se do të qëndronin këtu si miq, por ky burrë ndihet sikur të jetë në burg. Njerëzit nuk lejohet të largohen nga kampi, nëse nuk heqin dorë nga e drejta për tu kthyer këtu sërish. Ata nuk lejohet të punojnë për të fituar para për familjen, që në shumë raste është lejuar të largohet bashkë me ta. Ai është i shqetësuar se fëmijët vuajnë urie. Dhe pas pak ai shton se për shkak të mungesës së informacioneve ndihet më keq se në burg. "Një i burgosur ka të drejtë të shohë dokumentat e veta dhe të pyesë për rastin e tij, pse ndodhet këtu, sa kohë do të qëndrojë ende,” tregon burri. "Por nëse ne pyesim, nuk marrim asnjë përgjigje kur pyesim pse ndodhemi në këtë kamp dhe sa kohë do të qëndrojmë.” 

Trajtim "thjesht shokues" 

Në fillim të kësaj vere shqetësimi në kamp filloi të rritej. Shumë njerëz protestuan me parrulla ku shkruhej "Gratë dhe fëmijët vuajnë” dhe "Ne kërkojmë drejtësi”. 

Shumica e atyre të cilëve u është refuzuar kërkesa për vizë, nuk kanë avokatë për të sjellë rastin e tyre me prioritet tek qeveria amerikane. Një nga banorët e kampit është ish shefi i shërbimit sekret afgan, Mohammad Arif Sarwari. Ai ishte ndër afganët e parë që u koordinua me forcat e armatosura amerikane, kur u futën në Afganistan mbas 11 shtatorit. 

Në atë kohë Julie Sirrs ka qenë analiste lajmesh në ministrinë amerikane të Mbrojtjes, ajo e njohu Sarwarin kur punoi në Afganistan. Kur vitin e kaluar ajo mësoi se jeta e tij ishte në rrezik për shkak të kthimit të talibanëve, Sirrs vendosi, që ta përfaqësonte në përpjekjen për të migruar në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë ajo do që t' i kthejë mbrapsht ndihmën që ai i ka dhënë për dekada të tëra. 

 "Ai ka mbrojtur jetën time dhe të shumë amerikanëve të tjerë,” thotë Sirrs për DW. "Ai ka qenë kontakti kryesor i ekipit të CIA-s, që u krijua direkt pas 11 shtatorit. Unë nuk besoj se ka ndonjë njeri tjetër në Afganistan, që të ketë ndihmuar Shtetet e Bashkuara më shumë se zoti Sarwari.” Sirrs habitet që klientit të saj i është refuzuar viza amerikane, dhe është e frustruar që merr shumë pak informacione për rastin e tij. "Unë mendoj se ky trajtim është shumë i papërshtatshëm, sidomos në rastin e klientit tim, që ka dhënë ndihmë të madhe duke vënë jetën në rrezik,” thotë ajo. Asnjë nuk e vë në diskutim domosdoshmërinë e shqyrtimit të duhur”. Por në disa raste duket sikur procesi ka shkuar disi keq”.  

Pyetur për fatin e tyre, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme amerikane, Ned Price, tha shumë  pak. Ka ende një numër të vogël njerëzish, për të cilët është bërë një shqyrtim shtesë, tha Price më 16 gusht. "Disa prej shqyrtimeve kanë përfunduar. Kemi të bëjmë me shqyrtime rastesh të veçanta, dhe kjo vlen edhe për ata që ndodhen ende atje.” 

Nuk respektohet afati prej një viti  

Kërkesa për të dërguar afganët e evakuuar në një vend tjetër, të tretë, është shumë e vështirë nëse autoritetet amerikane kanë vendosur për ta se nuk kanë të drejtë të jetojnë në SHBA. "Gjëja që vendet i druhen më shumë është se mund të ketë ndonjë çështje sigurie”, thotë Sirrs, duke shtuar se nuk besoj që në rastin e Sarwarit të kemi të bëjmë me dyshime të tilla. Ai mund të marrë të drejtën për të dalë nga Camp Liya dhe të shkojë në një vend tjetër, për të pritur ofertën e migrimit, por thotë ajo, nuk ekziston asnjë vend që do që ta marrë. Kthimi në Afganistan do të thoshte për Sarwarin vdekje e sigurt, ashtu si për shumë të tjerë që nodhen në Camp Liya. 

Kështu që problemi i mbetet autoriteteve të Kosovës. Një vit, pas premtimit të sigurisë dhe mbrojtjes për të ardhurit, Albin Kurti pranoi gjatë një vizite në Bruksel, se qeveria e tij ka rënë dakord që SHBA ta lerë të kalojnë afatin e shpërbërjes së Camp Liya-s të 29 gushtit. Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes, nëse njerëzit që kanë mbetur në Camp Liya mund të zhvendosen brenda për brenda Kosovës.  

Është detyrë humanitare të ndihmosh njerëzit që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, tha Kurti. "Nga ana tjetër është detyrimi ynë kundrejt aleatëve, partnerëve dhe miqve, sidomos SHBA-së, që t'i ndihmojmë kur janë në nevojë. Dhe këtë gjë do të vazhdojmë ta bëjmë.” 

Por vazhdimi i Status quo-së, është e kundërta e asaj që duan banorët e mbetur në kampin Camp Liya. /DW/

afganet ne kosove john kirby albin kurti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës