LIVE UPDATES
Bota

DW: Komuniteti Politik Evropian dhe qëndrimi gjerman ndaj tij

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështeti në Pragë idenë e Presidentit francez Macron për një Komunitet Politik Evropian. Njëkohësisht ai precizoi se se si e përfytyron Gjermania atë, shkruan Auron Dodi.

3 Shtator 2022, 08:21 Nga d.a.
DW: Komuniteti Politik Evropian dhe qëndrimi gjerman ndaj tij
Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29.08.) në fjalimin për Evropën në Pragë propozimin për një Komunitet Politik Evropian, të prezantuar në maj nga presidenti francez Emmanuel Macron. Scholzi tha se vërtet ekzistojnë tashmë disa forume në Evropë, ku evropianët bashkëpunojnë përtej BE, siç janë "OSBE, OECD, Partneriteti Lindor, Zona Ekonomike Evropiane dhe NATO". Por deri tani ka munguar një forum i liderëve politikë me BE. Në këtë rol e kupton Scholzi Komunitetin Politik Evropian.

Kancelari i Gjermanisë tha se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE mund të takohen me ata jashtë BE në këtë kuadër, në formën e një forumi, "një herë apo dy herë në vit". Ai u shpreh edhe për temat, që mendon se ka kuptim të diskutohen në forum. Janë „tema që prekin kontinentin në tërësi: siguria, energjia, klima ose konektiviteti". 

Mbështetja që i jep kancelari gjerman iniciativës franceze ndikon që ajo të mbetet në diskutim. Gjermania tregon solidaritet me një ide franceze, për të cilën Këshilli Evropian u pozicionua në qershor. Pozicionimi i kancelarit gjerman është i ngjashëm me konkluzionet e Këshillit Evropian, por të dyja dallohen nga idetë, sidomos fillestare të presidentit francez.

Komuniteti Politik Evropian – pa struktura fikse institucionale

Komuniteti Politik Evropian (KPE) thërret në kujtesë Komunitetin Evropian (të themeluar më 1993 me Marrëveshjen e Mastrihtit, dhe që përfundoi më 2009 me Marrëveshjen e Lisbonës), por nuk është i ngjashëm me të. Ai nuk ka struktura fikse institucionale ose një kornizë juridike, siç kishte Komuniteti Evropian.

Sipas përfytyrimeve aktuale, ai do të ishte i ngjashëm më tepër me forume ekonomike si G7-a apo G-20. Në to takohen liderët e shteteve anëtare për të diskutuar temat e mëdha të politikës. Komuniteti Politik Evropian do të ofronte po ashtu "takime në nivelin e liderëve": në një version të gjerë të tij ,"të të gjitha shteteve me të cilat BE ka marrëdhënie të ngushta"; ose në një version më të ngushtë të tij, ai do të ishte "platformë për koordinimin e politikave të vendeve evropiane në të gjithë kontinentin". Kështu u tha në konkluzionet e Këshillit Evropian në qershor. Pas një "shkëmbimi të parë mendimesh" për një orë e gjysëm për këtë temë, Këshilli Evropian tha atëherë se diskutimi për këtë projekt mund të vazhdojë.

Kur e përmendi për herë të parë në maj Komunitetin Politik Evropian në Parlamentin Evropian, Presidenti Macron e paraqiti atë si një mjet tjetër për të strukturuar Evropën. Macroni tha se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i vetmi mjet, për të strukturuar kontinentin. Kjo për shkak të shkallës së integrimit dhe ambicjeve të BE. Por forumi, për të cilin po diskutohet tani, nuk duket i mjaftueshëm për synimin fillestar të Macronit.

Përfytyrimet franceze për Komunitetin Politik Evropian

Synimi i Macronit ishte t'i shtonte Bashkimit Evropian një nivel tjetër, apo një rreth tjetër. Veç shteteve anëtare në BE dhe rrathëve të tjerë siç janë shtetet e Eurozonës dhe ato të Shengenit, do të shtohej edhe një rreth i jashtëm shtetesh: shtete me të cilat sipas Macronit BE "ndan të njëjtat vlera." Macroni kërkoi më tej që bashkëpunimi të mos jetë vetëm në politikë. Por edhe në siguri, në energji, në transport, në investime, në infrastrukturë, në lëvizjen e lirë të personave dhe te rinia.

Asnjë lider evropian nuk pritet të marrë pjesë në funeralin e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, që do të mbahet në Moskë mëngjesin e sotëm, ku mungon edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Pavarësisht se Londra, Parisi dhe Berlini e vlerësojnë Gorbaçovin për kontributin e tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë, pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet midis Perëndimit dhe Moskës.

Për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe kundërmasave ruse, fluturimet komerciale ndërmjet vendit dhe vendeve anëtare të BE-së janë ndalur.Në të njëjtën kohë, Moska, në përgjigje të sanksioneve perëndimore , ka ndaluar hyrjen e politikanëve perëndimorë në territorin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit. Paraardhësja e tij Angela Merkel e refuzoi ftesën, duke përmendur një lëndim në gju.

Megjithatë, në ceremoni do të marrin pjesë diplomatë dhe ambasadorë, përfshirë ambasadorin francez në Moskë Pierre Levy, si dhe amerikanin John Sullivan.

Të enjten, Putin shkoi në spitalin e Moskës ku 91-vjeçari Gorbachev vdiq pas një "sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë". Presidenti rus vendosi një buqetë me trëndafila të kuq pranë arkivolit të hapur të liderit të fundit të BRSS, mbajti një minutë heshtje dhe uli kokën në shenjë respekti.

Megjithatë, në Rusi nuk u shpall ditë zie kombëtare , megjithëse, siç nënvizoi Kremlini, ceremonia e tij do të ketë "të gjitha elementet e një funerali shtetëror".

Vajza e Gorbaçovit, Irina, është shprehur se ceremonia do të jetë modeste dhe do të zhvillohet sot në orën 10:00 (koha lokale dhe greke). Trupi i tij do të ekspozohet në Sallën e Kolonave, Shtëpia e Sindikatave, pranë Kremlinit, siç ishte tradicionalisht rasti me udhëheqësit sovjetikë. Ai do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës, pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq në 1999.

Liderëve të shteteve ballkanike kandidate në BE, Macroni u tha në qershor se në platformën që propozonte ai, ata nuk do të ishin vetëm formalisht të barabartë me BE, siç janë aktualisht, kur në fakt zbatojnë vetëm rregullat juridike të BE dhe respektojnë kërkesat e të tjerëve. Frankfurter Allgemeine Zeitung e komentoi këtë si një përpjekje të Macronit për t'i bërë për vete liderët ballkanikë.

Ai dhe më vonë Presidenti i Këshillit Evropian, belgu Charles Michel folën edhe për një integrim selektiv në fusha të caktuara të shteteve kandidate në BE. Një shtet që p.sh., i kishte reformuar tregjet energjetike, mund të ftohej në samitet e ministrave të Energjisë të BE.

Kjo duket e pranueshme për të gjithë, por nga përvoja projekte si këto duan kohë që të nisin. Një difekt i procesit të tanishëm të anëtarësimit në BE është padyshim që shtetet kandidate i gëzojnë vetëm në fund shumë rezultate për të cilat përpiqen me vite.

Projekti i Macronit ecën në drejtimin e duhur, për këtë nuk ka dyshim. Kjo shpjegon edhe mbështetjen e Gjermanisë. Ia vlen që në procesin e zgjerimit të ecet në dy shina, me KPE ose me një Hapësirë Evropiane Politike dhe Ekonomike, konkludoi në maj fondacioni Shkenca dhe Politika, që këshillon qeverinë gjermane.

Megjithë deklaratën e tërhequr të qershorit të Këshillit Evropian, ministri francez i Evropës, Laurence Boone deklaroi javën e kaluar (26.08.) se Komuniteti Politik Evropian duhet të përqëndrohet "në politikën e jashtme dhe të sigurisë” dhe "në tregti, kërkime dhe arsim”.

Kancelari Scholz skicon kufijtë e "Evropës gjeopolitike”

Që në maj, kancelari Olaf Scholz e quajti në Berlin propozimin e Macronit propozim "shprehimisht interesant". Por linja të qarta si e përfytyron Gjermania Komunitetin Politik Evropian Scholzi përcaktoi në fjalimin e tij të hënën në Pragë. Që në krye ai bëri të qartë se zgjerimi i BE duhet të ndodhë. "Unë angazhohem për zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë dhe në perspektivë edhe me Gjeorgjinë". Komuniteti Politik Evropian është për kancelarin "një forum" për tema të caktuara të mëdha si "siguria, energjia, klima ose konektiviteti".

Kancelari Scholz i përmendi me arsye kufijtë e një „Evrope gjeopolitike", sipas përfytyrimit gjerman. Ai theksoi çështjen e zgjerimit, sepse këtu kanë qenë pikëpyetjet për synimin final apo shoqërues të propozimit francez. Kur e paraqiti propozimin e tij Macroni në të njëjtën frymë ai tha se për shtete si Ukraina do të duhen dekada që të anëtarësohen në BE. Pasi Ukraina dhe Moldavia e morën në qershor statusin e kandidatit të BE, Macroni u shpreh se në plan afatgjatë kjo nuk është strategjia e duhur. As për shtetet kandidate, që lodhen nga procesi i gjatë, dhe as për Bashkimin Evropian, i cili thellohet dhe zhvillon një "intimitet strategjik" "që nuk duhet ta sakrifikojmë për këtë".

Honi soit qui mal y pense (= E mbuloftë turpi, atë që mendon keq) kur dëgjoi këto deklarata dhe kujt iu kujtua ftesa e francezit tjetër, presidentit François Mitterrand në vitet 1990, për shtetet ish-komuniste lindore (dhe Rusinë): ato ftoheshin të hynin në një "konfederatë evropiane". Por këtë ftesë shtetet lindore e kuptuan si një truk për të mos hyrë kurrë në Bashkimin Evropian. Edhe presidentit Macron i njihet aftësia për t'i shprehur me narrativë tërheqëse evropiane synimet franceze.

Kur foli për integrimin e shteteve që kryejnë reformat energjitike në BE, mbështetësi tjetër i idesë së Komunitetit Politik Evropian, Charles Michel tha se ata që braktisin reformat mund të përjashtohen. Te disa vëzhgues kjo ushqeu edhe më tepër dyshimin se platforma mund të përdoret më tepër si mjet përjashtues, madje edhe për shtete që janë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, nga grupet potenciale përfituese të një Komuniteti Politik Evropian, Britania e Madhe deklaroi se nuk ka interes për këtë. Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss deklaroi javën e kaluar (27.08.) për propozimin e Macronit se personalisht nuk beson në "komunitetin e tij politik dhe ekonomik."

Në qershor, Emmanuel Macroni shtoi se, nëse forumi do të mbetet vetëm takim për të pirë kafe me kryetarët e shteteve dhe të qeverive, apo do të bëhet më shumë, këtë do ta vendosin shtetet. Gjasat që ky forum të bëhet më shumë, për momentin, nuk duken të mëdha./DW/

olaf scholz

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë