LIVE UPDATES
Bota

Të moshuarit kanë më shumë hapësirë për banim

Sa më i vjetër të jetë dikush, aq më shumë metra katrorë ka për jetesë, raporton Enti Gjerman i Statistikave. Është gjithnjë e më e vështirë për të rinjtë që të përballojnë një apartament më të madh.

3 Korrik 2023, 08:53 Nga k.m.
Të moshuarit kanë më shumë hapësirë për banim
Foto ilustruese

Të moshuarit në Gjermani - dhe jo vetëm në Gjermani - kujtojnë kohët kur një pagë mesatare mund të mbulonte edhe shpenzimet për një çatie mbi kokë, pra për sigurimin e një shtëpie apo vendbanimi tjetër. Ndërsa për të rinjtë, këto histori duken si një përrallë, sepse me rritjen e çmimeve të pronave të paluajtshme, opsioni i tyre i vetëm për të siguruar një kulm mbi kokë është shpesh marrja e një kredie që duhet ta kthejnë me dekada të tëra, me perspektiva të pasigurta për ta shlyer këtë kredi.

Kjo nuk është e vetmja arsye pse të moshuarit kanë, mesatarisht, dukshëm më shumë hapësirë ​​banimi në dispozicion. Një rol luan edhe fakti që fëmijët largohen nga shtëpia apo apartamenti, ose partneri i jetës vdes, dhe më pas pensionisti mbetet vetëm në një apartament apo shtëpi të madhe. Edhe nëse ata jetojnë me qira, shpesh nuk ia vlen të lëvizin nga vendbanimi në një apartament më të vogël, sepse qiramarrësit janë të mbrojtur fort në Gjermani, veçanërisht nëse marrin me qira të njëjtën pronë për një kohë të gjatë. Ndaj edhe çmimet nuk mund të rriten shpejtë për ata.

Nuk është e rrallë që, le të themi, në Berlin, qiramarrësi që banon kaherë në një apartament paguan vetëm disa qindra euro në muaj për një apartament të madh. Ndërsa fqinjët, të cilët sapo janë vendosur në një apartament të ngjashëm, paguajnë dhjetë herë më shumë.

Më së vështiri për familjet me fëmijë

Për shkak të gjithë kësaj, të dhënat e shpallura këto ditë nga Enti Federal i Statistikave nuk janë befasuese: Familjet në të cilat "kreu i shtëpisë” – personi me të ardhurat kryesore – është mbi 65 vjeç, kanë mesatarisht 68,5 metra katrorë për person! Nëse të moshuarit jetojnë vetëm, atëherë ata kanë edhe më shumë - mesatarisht 83 metra katrorë. Rreth 27 për qind e beqarëve të moshuar kanë më shumë se 100 metra katrorë për vete.

Dikush ka shumë e dikush pak hapësirëDikush ka shumë e dikush pak hapësirë

Në grupmoshën 45 deri në 64 vjeç, njerëzit kanë në dispozicion mesatarisht 54,8 metra katrorë. Siç pritej, të rinjtë kanë shumë më pak hapësirë në dispozicion, sepse ata kanë zakonisht kanë edhe fëmijë në familje. Kështu, atje ku kryefamiljari është nga 25 deri në 44 vjeç, çdo person në familje ka mesatarisht 44,7 metra katrorë. Ndërsa atje ku kryefamiljari është më i ri se 25 vjeç, ka 45,4 metra katrorë.

Edhe pse çdo gjë ka shpjegimin e vet, situata është e e habitshme – familjet e reja që kanë nevojë për më shumë hapësirë ​​kanë më pak. Ndërsa të moshuarit, që realisht nuk kanë nevojë për aq sipërfaqe, jetojnë me hapësirë më të madhe.

"Në gjashtë nga dhjetë raste, të moshuarit jetojnë në apartamentet e tyre për më shumë se dy dekada,"- thotë Daniel Zimmerman, nga Zyra e Statistikave. Dhe sa më herët të hyjë dikush në këtë sistem të pagesave, aq më i ulët është çmimi dhe aq më e madhe është hapësira.

"Ata shpesh jetojnë vetëm. Prandaj, ndër të tjera, ky grup ka mesatarisht sasinë më të madhe të hapësirës së jetesës për person”, shton Zimmerman.

Mungesa e apartamenteve dhe çmimet e larta

Të kërkosh një apartament - për të blerë ose marrë me qira - në Gjermani është si një udhëtim nëpër nëntë rrathët e ferrit, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane.

Sipas faqes Immowelt, metri katror mesatar më i shtrenjtë është në Mynih (mesatarisht 8.587 euro), pasojnë Hamburgu (6.290), Frankfurti (5.927), Berlini (5.139) dhe Këlni (4.996 euro).

Berlini ndër më të shtrenjtëtBerlini ndër më të shtrenjtët

Ngjashëm është situata edhe për qiramarrësit. Në Mynih, qiraja shkon mesatarisht në njëzet euro për metër katror, ​​pa llogaritur shërbimet komunale. Përkundër gjithë kësaj, është një mrekulli e vërtetë nëse një person që kërkon një apartament e gjen ate, sepse interesimi është tepër i madh. Pas dekadash të neglizhimit të ndërtimeve, tani edhe politikanët e pranojnë se në vend ka një "urgjencë vendbanimi”. Prandaj, qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka njoftuar se do të bëjë gjithçka për të ndërtuar të paktën 400.000 apartamente në vit.

Por këto ditë ka një lajm tjetër: Jo vetëm që nuk u arrit shifra magjike prej 400.000 apartamente të reja, por kjo shifër është realizuar me vetëm 250.000 në vit. Pritet që shifrat të ulen për të paktën dy vite të tjerë, thotë Tim-Oliver Miller, kreu i Shoqatës së Industrisë së Ndërtimit.

"Arsyeja është rritja me njëzet për qind e çmimit të materialeve të ndërtimit vetëm vitin e kaluar, një rritje e tmerrshme e normave të interesit, por edhe kërkesat që shteti vendos për ndërtimin e godinave – që çojnë në një rritje të çmimeve deri në 30 për qind", thotë Miller në radio Deutschlandfunk.

Ai iu referua standardeve që kërkohen kur bëhet fjalë për efiçencën energjetike të ndërtesave, apo izolimin më të mirë."Jo çdo apartament duhet të izolohet si një studio regjistrimi," thotë ai.

A mund të bëhen ndërrime të apartamenteve?

Ky nuk është një lajm i mirë për të rinjtë që planifikojnë të zgjerojnë familjen e tyre. E as për qindra mijëra të huaj që çdo vit vijnë në Gjermani, e cila tërë kohën angazhohet të sjellë fuqi punëtore nga vendet e treta. Por njëkohësisht nuk dihet se ku do të jetojnë gjithë këta njerëz. Duke qenë se ka shumë të moshuar që kanë sipërfaqe më shumë seç ju duhet, partia opozitare e Majta propozon futjen e "zëvendësimit të banesave” në ligjin e qirave. Kjo është mbështetur edhe nga Shoqata e Qiramarrësve.

Në metropolet si Berlini, tashmë ka shkëmbime online të apartamenteve - në mënyrë që askush të mos jetë në humbje financiare.

Megjithatë, sipas disa hulumtimeve, kjo nuk është rregulluar akoma si duhet dhe shkëmbime të tilla ka pasur vetëm një në pesëqind raste.

Arsyeja është se njerëzit shpesh nuk e pëlqejnë një apartament tjetër, edhe pse u pëlqen hapësira katrore, apo të moshuarit nuk duan të ndryshojnë lagjen me të cilën janë mësuar. E të moshuarit shpesh nuk duan të ndërrojnë apartamentet.

Në Potsdam është krijuar para dy vitesh një zyrë për shkëmbimin e apartamenteve. Në dy vitet e para të punës kanë arritur të ndërmjetësojnë me sukses vetëm në dy raste... Lajmi i fundit është se Potsdami do ta mbyllë këtë zyrë në fund të vitit. Të paktën kështu qyteti do të kursejë 100.000 euro në vit sa kushton ajo, sepse gati askush që ka një apartament më të madh nuk do të ndryshojë ate me një më të vogël./DW

te moshuarit ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll
Bota 3 Korrik 2023, 08:45 k.m.

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Foto ilustruese Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi M...

Bota 3 Korrik 2023, 08:20 k.m.

Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Foto ilustruese Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...

Bota 2 Korrik 2023, 21:25 k.m.

Izraeli godet objektiva brenda Sirisë

Foto ilustruese Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, du...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës