LIVE UPDATES
Bota

Të mbuluara nga pluhuri, stoqe pajisjesh të papërdorura në QKUK

Dhjetëra pajisje mjekësore, të cilat janë shfrytëzuar gjatë pandemisë COVID-19, janë mbyllur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për më shumë se dy vjet.

30 Janar 2024, 09:14 Nga N.F
Të mbuluara nga pluhuri, stoqe pajisjesh të papërdorura në
Pajisjet e paperdorura

KOSOVË- Disave do t’u kryenin punë, por nuk i kanë. Të tjerëve ua kanë zënë rrugën. Dhjetëra pajisje mjekësore, të cilat janë shfrytëzuar gjatë pandemisë COVID-19, janë mbyllur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për më shumë se dy vjet. Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit, ku pa se gjysma e katit të tretë është e mbushur me pajisje të pluhurosura - nga ato për oksigjen deri tek ato që përcjellin aktivitetin e zemrës.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se zgjidhja për këto pajisje do të gjendet “brenda javësh”, por nuk japin detaje se përse nuk është gjetur deri më tash.

“Ka përfunduar regjistrimi i pajisjeve. Nga njësitë bio-mjekësore është kërkuar që lista të shpërndahet në të gjitha njësitë në SHSKUK dhe aty ku ka nevojë, të dërgohen dhe të përdoren”, thotë për Radion Evropa e Lirë Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së.
Radio Evropa e Lirë i kontaktoi disa nga spitalet rajonale të Kosovës për t’i pyetur nëse kanë nevojë për pajisjet që qëndrojnë jashtë funksionit në QKUK.

Duke i parë fotografitë e siguruara nga REL-i, një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit konfirmoi se disa pajisje aty “mund t’i hynë në punë” këtij spitali, pa specifikuar më shumë. Ngjashëm konfirmuan edhe në Spitalin e Prizrenit. Ndërsa në Gjakovë thanë jo, mjekët në Vushtrri dhe në Mitrovicë të Jugut thanë se nuk janë të informuar për grumbullin e pajisjeve që nuk përdoren dhe se janë në pritje të regjistrit nga SHSKUK-ja. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, disa mjekë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit thanë se “bllokimi i një pjese të katit të tretë me pajisje, e pengon mbarëvajtjen e punës” së kësaj klinike.

Veç aparaturës së përdorur, aty gjenden edhe paketime me pajisje të reja, me të cilat furnizohen klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo qendër nuk ka një depo të caktuar për ruajtjen e pajisjeve rezervë, apo atyre të përdorura, e që për momentin nuk përdoren. Para 2020-ës, disa të tilla rezervë janë ruajtur në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë, por janë larguar prej aty, pasi disa prej tyre janë dëmtuar nga vërshimet.

Shumë prej pajisjeve që qëndrojnë në Klinikën e Mjekësisë Fizikale kanë qenë donacione për Kosovën, por ka edhe syresh që janë blerë vetë nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja. Pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion nga Japonia me rreth 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma, që tani nuk përdoren më.

Këto ishin pjesa e parë e pajisjeve nga Japonia, vlera totale e të cilave arriti shumën prej rreth 810.000 eurosh. Pas këtij donacioni, Kosova ka përfituar edhe të tjera. Vala e pandemisë COVID-19 e ka goditur Kosovën gjatë një periudhe më 2020 dhe një tjetre më 2021. Raste më të rralla kanë vazhduar edhe në vitet pasuese. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën pasi janë prekur nga sëmundja COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus. Radio Evropa e Lirë, edhe më herët, ka raportuar për sistemim jo të duhur të pajisjeve mjekësore nëpër klinikat dhe spitalet e SHSKUK-së.

Marrë nga REL

pajisje mjekesore covid 19 shskuk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet