LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Marrëveshja për paqe në Gazë shumë afër! Netanyahu: E mbështes planin për t’i dhënë fund luftës

Ai ka thënë në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë se është duke punuar për të arritur paqen në gjithë Lindjen e Mesme.

29 Shtator 2025, 21:10 Nga E. D
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Marrëveshja
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të hënën se marrëveshja për paqe në Gazë është shumë afër dhe se atë tashmë e ka pranuar Izraeli. Ai ka thënë në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë se është duke punuar për të arritur paqen në gjithë Lindjen e Mesme.

“Kjo mund të jetë njëra prej ditëve më të mrekullueshme në civilizim”, ka thënë ai.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit  grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake për ta shkatërruar Hamasin.

Plani për paqe prej 21 pikash

Presidenti amerikan e ka prezantuar një plan për paqe prej 21 pikash, duke thënë se njerëzve iu ka pëlqyer shumë dhe e ka falënderuar Netanyahun që është pajtuar për të. Ai ka thënë se plani është përpiluar në bashkëpunim me shumë shtete tjera dhe i ka falënderuar liderët nga kombet arabe dhe myslimane si dhe shumë aleatë në Evropë.

Trump ka thënë se nëse plani pranohet prej Hamasit, ai parasheh lirimin e të gjitha pengjeve. Sipas Trumpit, shtetet arabe dhe ato myslimane janë të përkushtuara për të çmilitarizuar Gazën sa më shpejt. Mes tjerash, Trumpi ka thënë se plani parasheh shkatërrimin e tuneleve dhe qendrave të prodhimit që i posedon Hamasi.

Aty përfshihet edhe trajnimi i forcave policore lokale dhe tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza në disa faza. Kërcënimi nga Hamasi do të shkatërrohet, ka thënë ai, duke shtuar se mbështet Netanyahun për të bërë atë që duhet bërë. Mes tjerash, Trump ka thënë se shumë palestinezë dëshirojnë të jetojnë në paqe, por që duhet të marrin përgjegjësi për fatin e tyre.

“Palestinezët e kanë pasur një jetë të vështirë me Hamasin. Por nëse nuk pajtohen me këtë plan, ata nuk do të kenë kë ta fajësojnë përveç vetes”, ka thënë ai.

Sipas Trumpit, tani i takon Hamasit të pranojë këtë propozim jashtëzakonisht të drejtë dhe që detyra e ndërtimit të paqes nuk do të jetë e lehtë, mirëpo shumë jetë janë në rrezik dhe që duhet provuar. Sa i përket zbatimit të planit, Trump ka thënë se ai do të ekzistojnë një “bordi i paqes” i cili do të mbikëqyret nga vetë ai. Në të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh, përfshirë ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Çfarë tha Netanyahu?

Kryeministri izraelit e ka nisur fjalimin e tij duke e falënderuar Trumpin për ftesën dhe ka përshkruar presidentin amerikan si mikun më të mirë që Izraeli e ka pasur në Shtëpinë e Bardhë.

“E mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gazë”, ka thënë Netanyahu duke iu referuar planit për paqe.

Sipas tij, plani garanton që Izraeli nuk do të jetë më asnjëherë i kërcënuar nga Hamasi dhe nëse grupi nuk e pranon planin, atëherë Izraeli do të bëjë gjithçka për ta kryer punën. Ai i ka falënderuar ushtarët izraelitë, të cilët, sipas tij, kanë luftuar “sikurse luanët” kundër “barbarizmit”. Sipas tij, takimi i sotëm përbën hap kritik, jo vetëm për dhënie fund të luftës në Gazë, por edhe për paqe në gjithë Lindjen e Mesme.

Ditë më parë Netanyahu ka dhënë pak arsye për shpresë, pasi në fjalimin e mbajtur të premten në Kombet e Bashkuara, ai është zotuar për “të përfunduar punën” kundër Hamasit dhe e ka kundërshtuar shtetësinë palestineze – e cila është njohur së fundmi nga disa shtete perëndimore. Aktualisht shtetësia palestineze njihet prej 75 për qind të 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

donald trump benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet