LIVE UPDATES
Bota

Akuzohen për veprime raciste në Francë dhe Gjermani, policia serbe arreston 11 persona

Sipas ministrisë serbe, të dyshuarit akuzohen për kryerje të disa veprimeve raciste, duke shënjestruar objektet e hebrenjve dhe myslimanëve në Paris dhe Berlin, në periudhën prill-shtator 2025.

29 Shtator 2025, 17:58 Nga Dosja.al
Akuzohen për veprime raciste në Francë dhe Gjermani, policia
foto ilustruese

SERBI- Policia në Serbi i ka arrestuar 11 persona, ndërsa një tjetër është në arrati, nën dyshimet për kryerje të veprave penale të komplotit për të kryer akte kriminale, diskriminim racor dhe forma tjera të diskriminimit, si dhe atë të spiunazhit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë më 29 shtator.

Sipas ministrisë serbe, të dyshuarit akuzohen për kryerje të disa veprimeve raciste, duke shënjestruar objektet e hebrenjve dhe myslimanëve në Paris dhe Berlin, në periudhën prill-shtator 2025. Në deklaratë është thënë se operacioni është kryer nga Departamenti policor në Smederevë dhe Agjencia e Inteligjencës, ndërsa të ndaluarit kanë këto iniciale: F.P., N.Q., A.S., A.B.,GJ.P., S.P., N.ZH., N.D., A.M., N.S., dhe D.M.

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë dyshime të bazuara se i arratisuri M.G, ka vepruar “nën udhëzimet e një agjencie të huaj të inteligjencës” dhe ka organizuar e trajnuar grupin e 14 personave me shtetësi serbe, brenda Serbisë, me qëllim të “shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me ligjin dhe traktatet ndërkombëtare”, që mbrojnë dallimet racore, të ngjyrës së lëkurës, fenë, kombësinë dhe origjinën në territoret e Francës dhe Gjermanisë.

Sipas tyre, një person me inicialet K.S. ka asistuar në këto aktivitete.

“Këto aktivitete janë kryer në periudhën prill-shtator 2025 dhe përfshijnë hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, shtatë sinagoga dhe në një restorant hebre, vendosjen e mbishkrimeve me përmbajtje ‘gjenocidale’, vendosjen e kokave të derrave afër objekteve fetare të myslimanëve – në zonën e Parisit - si dhe vendosjen e 'skeleteve' me mesazhe të ndryshme para Portës së Brandenburgut në Berlin”, ka thënë ministria.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit në Smederevë dhe të dyshuarit do të merren në pyetje brenda 48 orëve.

Gazeta franceze Le Monde ka raportuar më 27 shtator se autoritetet hetimore franceze dyshojnë se një shtetas i Serbisë ka “organizuar dy operacione destabilizuese kundër lokacioneve fetare dhe përmendoreve në Paris dhe rrethinë”.

Gazeta ka raportuar se bazuar në një burim gjyqësor, ndaj këtij personi është lëshuar urdhërarrestim.

Hetuesit dyshojnë se “operacionet e ndërhyrjes së huaj kishin për qëllim të nxisnin përçarje në shoqërinë franceze”. Sipas Le Monde, kjo pistë i ka shtuar dyshimet e autoriteteve hetimore për përfshirjen e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, gjë që “mbështetet më tej edhe nga të dhënat e inteligjencës, të siguruara përmes bashkëpunimit mes Francës dhe vendeve aleate”.

Megjithatë, sipas gazetës, organet hetimore franceze ende nuk kanë prova konkrete për përfshirjen e Rusisë.

Në fund të majit, persona të panjohur spërkatën me ngjyrë të gjelbër Muzeun e Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant në qendër të Parisit, dhe asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Tre muaj e gjysmë më vonë, më 9 shtator, para nëntë xhamive në Paris u lanë koka derrash, ndërsa në disa prej tyre ishte shkruar emri i presidentit francez.

Ditëve të fundit, Serbia është akuzuar nga Moldavia se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë moldavë në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 shtator.

Më 22 shtator, autoritetet moldaviane thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi për një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”. Sipas tyre, shumica e të dyshuarve ishin “trajnuar” në Serbi.

Më 26 shtator, në Serbi u arrestuan dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të organizimit të pjesëmarrjes në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se të arrestuarit janë L. P. (1988) dhe S. S. (1978), të cilët dyshohet se kanë organizuar trajnime luftarako-taktike për shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë, me qëllim, siç pretendohet, përgatitjen e tyre për të ofruar rezistencë më efektive fizike ndaj policisë moldaviane në rast trazirash gjatë ditës së zgjedhjeve në Moldavi, më 28 shtator.

Sipas Ministrisë, dyshohet se L. P. ka organizuar dhe financuar trajnimin që është zhvilluar në një objekt hotelierik pranë Lloznicës, ndërsa S. S. akuzohet se e ka ndihmuar atë. Trajnimi është mbajtur, sipas dyshimeve, nga 16 korriku deri më 12 shtator dhe ka përfshirë mes 150 dhe 170 shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë.

Policia bëri të ditur se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve janë sekuestruar laptopë, telefona celularë dhe një pajisje për zbulimin dhe ndjekjen e sinjaleve radio-frekuente. Nga S. S. është sekuestruar edhe një armë zjarri, për çka ai akuzohet edhe për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, bartjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.

Është njoftuar se, pas hapjes së hetimit për këtë rast, Ministria e Drejtësisë së Serbisë do t’i kërkojë Moldavisë, përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, informacione dhe dëshmi shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të procedurës.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e Moldavisë pretendojnë se Serbia është “mikpritëse” e qytetarëve moldavianë, të cilët, nën patronazhin e strukturave ruse, pretendohet se po trajnohen për të nxitur trazira në Moldavi.

Herën e parë këto pretendime janë bërë më 2024, para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në Moldavi, dhe atëherë ishte përmendur edhe Bosnje-Hercegovina./REL

polciia serbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet