LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Emiratet e Bashkuara Arabe presion Netanyahut të mbështesë planin e Trump për Gazën

Udhëheqësi izraelit përballet me presion për të aneksuar Bregun Perëndimor nga politikanë të ekstremit të djathtë që duan të zgjerojnë sovranitetin mbi këtë zonë dhe të shuajnë shpresat për një shtet palestinez.

29 Shtator 2025, 18:40 Nga E. D
Reuters: Emiratet e Bashkuara Arabe presion Netanyahut të
Benjamin Netanyahut

IZRAEL- Emiratet e Bashkuara Arabe po i bëjnë presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që të pranojë propozimin e Presidentit Donald Trump për paqen në Gaza në takimin e tyre të hënën dhe të heqë dorë nga çdo plan për aneksimin e Bregut Perëndimor. Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi më i shquar arab që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin sipas Marrëveshjeve të Abrahamit, e paralajmëruan Netanyahun se aneksimi do t'i mbyllte derën normalizimit të mëtejshëm të Izraelit me vendet kryesore arabe dhe myslimane, përfshirë Arabinë Saudite dhe Indonezinë, shtoi delegati.

Udhëheqësi izraelit përballet me presion për të aneksuar Bregun Perëndimor nga politikanë të ekstremit të djathtë që duan të zgjerojnë sovranitetin mbi këtë zonë dhe të shuajnë shpresat për një shtet palestinez. Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se Netanyahu do të japë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të Trump për paqen në Gaza në takimin e tij me udhëheqësin amerikan të hënën. Netanyahu u prit nga Trump jashtë dyerve të Shtëpisë së Bardhë me një shtrëngim duarsh.

Delegati tha se Pozicioni i Emirateve të Bashkuara Arabe mbi planin e paqes të Trump për Gazën iu komunikua Netanyahut nga Ministri i Jashtëm Sheikh Abdullah bin Zayed, në një takim me udhëheqësin izraelit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të premten. Përmbajtja e vërejtjeve të Sheikh Abdullahut drejtuar Netanyahut në takim, nuk është raportuar më parë.

Në Jerusalem, nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga zyra e Netanyahut, ndaj një kërkese për koment. Sheikh Abdullah, vendi i të cilit ushtron ndikim diplomatik në të gjithë Lindjen e Mesme për shkak të pasurisë, vendndodhjes strategjike dhe politikës së jashtme të vendosur, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin planin e SHBA-së, duke e përshkruar atë si një plan që ofron përfitime të rëndësishme për të gjitha palët.

Ai i bëri thirrje Netanyahut të angazhohet seriozisht me administratën Trump për ta çuar planin përpara drejt zbatimit, tha delegati. Trump u takua me disa udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e kaluar për të promovuar kuadrin e tij prej 21 pikash për t'i dhënë fund luftës gati dyvjeçare Izrael-Hamas dhe për të fituar lirinë për pengjet që mbahen ende nga grupi militant palestinez.

Të dielën, Trump i tha Reuters se shpresonte që në takimin e së hënës të merrte miratimin e Netanyahut mbi marrëveshjen kornizë. Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje kornizë për t'i dhënë fund luftës në Gara. Abdulaziz al-Sager, Kryetar i Qendrës së Kërkimeve të Gjirit me seli në Arabinë Saudite, tha se Arabia Saudite mirëpriti dy angazhime kryesore që ai tha se Trump kishte bërë: Asnjë deportim i detyruar nga Gaza dhe Asnjë aneksim i Bregut Perëndimor.

Ai tha se mesazhi i mbretërisë drejtuar Trump ka qenë i qëndrueshëm dhe i qartë: Arabia Saudite nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe as nuk do t'i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit pa një angazhim të vendosur për një zgjidhje me dy shtete, duke përfshirë një shtet të qëndrueshëm palestinez.

Sipas delegatit arab, shtetet arabe dhe myslimane arritën ta bindnin vetë Trumpin në takimin e tyre se aneksimi ishte i pambështetshëm -- duke e shtyrë presidentin amerikan ta mohonte publikisht këtë ide. Mesazhi për Netanyahun ishte i drejtpërdrejtë: nëse Izraeli dëshiron përfitimet e të qenit një "vend normal" me lidhje rajonale, nuk duhet t'i sabotojë ato, tha delegati.

Sipas tre burimeve rajonale, kuadri prej 21 pikash i Trump shënon një ndryshim në qasjen e Uashingtonit ndaj Gazës. Ai jo vetëm që i inkurajon palestinezët të qëndrojnë në Rrip, por gjithashtu, thanë tre burimet, përcakton një rrugë të kushtëzuar drejt shtetësisë palestineze një ide që administrata Trump e kishte shmangur më parë.

Ndryshimi i raportuar është në kontrast me propozimin e mëparshëm të Trump për të zhvendosur të gjithë popullsinë e Gazës, një sugjerim që provokoi dënim të gjerë ndërkombëtar. Departamenti i Shtetit tha se SHBA-të mbeten të përqendruara në përfundimin e luftës në Gaza në një mënyrë që liron të gjithë pengjet, i jep fund sundimit terrorist të Hamasit dhe lehtëson shpërndarjen e ndihmës humanitare kritike për civilët. 

Të tre burimet thanë se plani përpiqet të balancojë aspiratat palestineze me kërkesat e sigurisë së Izraelit, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës - kushte që ka të ngjarë të përballen me rezistencë nga Hamasi dhe qeveria e krahut të djathtë e Netanyahut, e cila prej kohësh ka kundërshtuar shtetësinë palestineze.

Ai parashikon një Autoritet Palestinez të reformuar që përfundimisht do të qeverisë një Gazë të rindërtuar dhe përshkruan formimin e një qeverie teknokratike palestineze në tranzicion. Një forcë e përkohshme stabilizimi do të stërviste një forcë të re policore palestineze dhe Izraeli do të tërhiqej gradualisht nga zonat e pushtuara, thanë të tre burimet. Një organ ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të do të mbikëqyrte rindërtimin, thanë ata.

Sulmi i Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 66,000 palestinezë, sipas autoriteteve mjekësore në territor. Shumica e shtëpive janë dëmtuar ose shkatërruar dhe 2.3 milionë banorët po jetojnë në një krizë të rëndë humanitare. Lufta filloi pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan territorin izraelit në tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz dhe duke kapur 251 pengje, sipas të dhënave izraelite. Dyzet e tetë pengje janë ende në Gaza, 20 prej të cilëve Netanyahu thotë se janë ende gjallë./REUTERS

benjamin netanyahut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet