16 Nëntor 2023, 15:57
Nga r.ll
besnik bislimi
BRUKSEL- Kanë përfunduar takimet mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviç në Bruksel. Takimet u zhvilluan veçmas dhe përfunduan pa një takim trepalësh.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, Bislimi tha se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.
“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit]. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por, a është në harmoi të plotë – do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka vlerësuar se pika më e rëndësishme e takimit të sotëm ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit.
“Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëmn për palën tonë. Mendoj se ka pasur një gatishmëri nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë në detaje. Do t’i dërgojmë sot komentet në formë të shkruar dhe inkorporuar në draftin e tij për të ecur tutje”, ka thënë ai.
besnik bislimi dialogu kosove-serbi
Bota
16 Nëntor 2023, 15:23
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar të enjten takime në Bruksel për të d...
Bota
16 Nëntor 2023, 13:53
a.l
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka fituar mbështetjen e parlamentit për një mandat të ri në de...
Bota
16 Nëntor 2023, 13:41
a.l
Policia gjermane
GJERMANI- Policia gjermane ka kryer bastisje në shkallë të gjerë në disa shoqata myslimane që dyshohet se j...
Bota
16 Nëntor 2023, 13:28
a.l
nëna e dy fëmijëve
KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kolumbi. Një nënë e dy ...
Bota
16 Nëntor 2023, 13:18
a.l
Gaza
GAZA- Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë tha se gjithsej 107 shtetas rusë dhe familjet e tyre kaluan nga Rripi ...
Bota
16 Nëntor 2023, 13:07
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shqyrtuar projektligji mbi ndarjet buxhet...
Bota
16 Nëntor 2023, 12:48
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Qindra policë kanë bastisur një numër pronash nëpër Gjermani, të enjten, mbi dyshimet për...
Bota
16 Nëntor 2023, 12:17
a.l
Jeruzalem
JERUZALEM- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në lindje të Jeruzalemit, ku raportohet se 7 shtetas izraelitë ...
Bota
16 Nëntor 2023, 12:17
a.l
Momenti i arrestimit të turistit britanik
TURQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi. Një turist britanik ësht&e...
Bota
16 Nëntor 2023, 11:58
a.l
Demonstruesit propalestinezë rrethojnë restorantin ku qëndronte kryeministri kanadez
KANADA- Rreth 100 policë janë dërguar n&...