Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bastisjet, e kryera në 54 vende, ndodhën pasi Gjermania ndaloi aktivitetet e grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – dhe të organizatave të ngjashme, pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, të kryer nga luftëtarët e Hamasit në Izrael.
GJERMANI- Qindra policë kanë bastisur një numër pronash nëpër Gjermani, të enjten, mbi dyshimet për lidhje me grupin Hezbollah, që mbështetet nga Irani, kanë njoftuar autoritetet, teksa Berlini po vepron për të frenuar një valë antisemitizmi mes luftës Izrael-Hamas.
Bastisjet, e kryera në 54 vende, ndodhën pasi Gjermania ndaloi aktivitetet e grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – dhe të organizatave të ngjashme, pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, të kryer nga luftëtarët e Hamasit në Izrael.
“Ne kemi një skenë islamike para syve tanë”, ka thënë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.
“Në një kohë kur një numër hebrenjsh ndihen veçanërisht të kërcënuar”, Gjermania “nuk do të tolerojë propagandën islamike apo nxitjen e armiqësisë antisemitike ndaj Izraelit”, ka shtuar ajo.
Gjermania e konsideron Hezbollahun “organizatë terroriste shiite”, ndërsa më 2020 ia ka ndaluar kryerjen e aktiviteteve në territorin e saj, raporton AFP.
Operacioni i së enjtes pati për objektiv Qendrën Islamike të Hamburgut dhe pesë grupe të ndërlidhura, teksa policia bastisi prona në gjashtë prej 16 landeve të Gjermanisë, përfshirë Hamburgun, Saksoninë e Poshtme, Hesen, Berlinin, Baden-Vyrtembergun dhe Renin Verior-Vestfalinë.
Qendra Islamike e Hamburgut drejton Xhaminë e Imam Aliut, e njohur gjithashtu si Xhamia e Kaltër, ndërsa viteve të fundit janë shtuar thirrjet për mbylljen e saj nga autoritetet, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Iranin.
E themeluar nga imigrantë iranianë më 1953, Qendra Islamike e Hamburgut është nën vëzhgimin e inteligjencës së brendshme gjermane prej vitesh.
Ministria e Brendshme beson se aktivitetet e saj kanë “për synim të përhapin konceptin revolucionar të udhëheqësve supremë [të Iranit], diçka që dyshohet se shkel rendin kushtetues të Gjermanisë”.
Nuk janë bërë arrestime gjatë bastisjeve, të cilat janë kryer për të siguruar prova mbi dyshimet se qendra në Hamburg dhe grupet e ndërlidhura i mbështesin aktivitetet e Hezbollahut.
Duke përshëndetur operacionin e 16 nëntorit, ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, ka thënë se beson se qendra “do të mbyllet në të ardhmen e afërt”./ REL
Jeruzalem JERUZALEM- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në lindje të Jeruzalemit, ku raportohet se 7 shtetas izraelitë ...
Momenti i arrestimit të turistit britanik TURQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi. Një turist britanik ësht&e...
Demonstruesit propalestinezë rrethojnë restorantin ku qëndronte kryeministri kanadez KANADA- Rreth 100 policë janë dërguar n&...
Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviç BRUKSEL- Në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel krye...
Oliver Varhelyi dhe Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Komisionerin e Bashkimit Euro...
Vizita ne Ukraine e Cameron UKRAINË-David Cameron, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka bërë vizitën e tij t&eum...
Oscars SHBA- Fituesi i çmimit Emmy, Jimmy Kimmel do të prezantojë për herë të katërt ndarjen e çmimeve Osc...
James Bond BRITANI-Royal Mint, autoriteti zyrtar që lëshon monedha britanike, lançoi sot një seri monedhash kushtuar koleksionist&eum...
Inteligjenca Artificiale KOREJA E JUGUT- Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të z&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Sta...