Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Takimi mes Dodikut dhe Vuçiçit zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj Dodikut, kryesisht për shkak të deklaratave dhe veprimeve të institucioneve të këtij entitetit, që konsiderohen destabilizuese për shtetin e Bosnje-Hercegovinës.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë pas një takimi me Millorad Dodikun, presidentin e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Sërpska, që janë pajtuar për organizim të shpejtë të një takimi të “të gjitha autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Sërpska. Sipas tij, takimi do të mbahet në territorin e Republikës Sërpska në Bosnje.
“E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që ta organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpskas, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram më 20 korrik.
Çfarë i ka paraprirë takimit?
Takimi mes Dodikut dhe Vuçiçit zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj Dodikut, kryesisht për shkak të deklaratave dhe veprimeve të institucioneve të këtij entitetit, që konsiderohen destabilizuese për shtetin e Bosnje-Hercegovinës.
Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.
Që deklaratat e Dodikut janë kundër perspektivës së anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Bashkimin Evropian, e ka thënë të mërkurën edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
“Akti i largimit prej rendit kushtetues duhet të ndalet. Retorika përçarëse, kërcënimet për ndarje, kërcënimet ndaj integritetit territorial dhe madhërimi i kriminelëve të luftës duhet të ndalet, sepse nuk ka vend për diçka të tillë në Evropë”, ka thënë Borrelli në takimin e pestë të Këshillit për Stabilizim-Asociim, Bosnje-BE.
Veprimet e Dodikut i ka kritikuar edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një dëshmi të dhënë para anëtarëve të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, më 18 korrik.
“Veprimet e vazhdueshme, përçarëse dhe jodemokratike kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.
Prej shpërthimit të krizës së fundit në Bosnje, presidenti Vuçiq kryesisht ka qëndruar anash, duke thënë se nuk dëshiron t’i komentojë zhvillimet atje.
Foto ilustruese Zyrtarët amerikanë në Uashington kanë deklaruar se Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur përpjekje...
Foto ilustruese Bashkimi Evropian njofton se ka vendosur të zgjasë me 6 muaj, deri më 31 janar 2024, sanksionet kundër Rusisë p&eu...
Kolumbi KOLUMBI- Pesë politikanë dhe një pilot humbën jetën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin humbi kontroll...
foto ilustruese GJERMANI- Autoritetet gjermane janë në kërkim të një kafshe të egër në periferi të Berlin...
Memli Krasniqi dhe Jeffrey Hovenier KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në...
Maria Arena BRUKSEL- Policia bastisi shtëpinë e eurodeputetes socialiste belge Maria Arena të mërkurën, si pjesë e hetimit t&...
foto ilustruese UKRAINË- Dy persona janë vrarë dhe të paktën 27 janë plagosur në sulmet e Rusisë gjatë n...
foto ilustruese POLONI- Ministria e Mbrojtjes e Polonisë po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë dhe është e p&...
Travis King SHBA- Koreja e Veriut nuk po i përgjigjet përpjekjeve për të negociuar lirimin e ushtarit amerikan, i cili u largua p&...
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i p...