Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.
TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim të bërë publik në rrjetet sociake, Presidenti thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.
Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
Procesi i votimit MAL I ZI- Nga ora 08:00, sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), 2.9 për qind e votuesve ...
Maria Tsalla GREQI- Zbulimi i kohëve të fundit në Greqi! Një spiune ruse, Irina Alexandrovna-Smireva, qarkullonte në Greqi me emri...
Albin Kurti SHBA-Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të m...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Ai bëri atë që media shtetërore ...
Peshq AUSTRALI- Miliona peshq të ngordhur kanë bllokuar një pjesë të madhe të lumit pranë një qyteti të l...
Pasojat e termetit EKUADOR- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin një ditë më parë. Raportohet se janë 14 vi...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Opozita në Kosovë nuk e sheh një sukses arritjen e dakordësisë dje në Ohër mes Kurtit dhe V...
Alissa Carlson SHBA- Tronditje në studion e CBS kur meteorologia, Alissa Carlson, humbi ndjenjat teksa po tregonte motin. Ngjarja ndodhi gja...
Kurti dhe Vuçiç BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka bërë publike aneksin e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës ...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë te fqinjët e saj të afërt, duke i kthyer ata në vende ...