LIVE UPDATES
Bota

Takimet e ardhshme të dialogut/ Stano: BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin

Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.

15 Shkurt 2023, 20:36 Nga a.l
Takimet e ardhshme të dialogut/ Stano: BE-ja është e gatshme
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.

Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.

“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.

Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se marrëveshja e vitit 2015, nuk është plotësisht në harmoni me Kushtetutën, duke shtuar se të 23 pikat – që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës – mund të harmonizohen.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova që të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Por, SHBA-ja ka thënë se kundërshton “krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë”.

Ndërkaq, sa i përket një takimi eventual të nivelit të lartë në Bruksel, midis Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Stano tha se për çdo takim të ri të dialogut, BE-ja njofton “nëse dhe kur është e përshtatshme”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore. Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

peter stano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet