Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.
SERBI- Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviç, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.
Knezeviç iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.
Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd. Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.
“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.
“Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër migrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezeviq, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi. Organizata që udhëheq Knezeviq ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it. Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën./REL
Albin Kurti dhe Haki Abazi PRISHTINË- Deputeti i LVV-së, Haki Abazi duket se tashmë do të përplaset hapur me Lëvizjen Vet&eu...
çifti nga Zvicra KOSOVË- Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekë...
Greqia GREQI- Zbulimi i 'The Guardian' për manipulimin në zgjedhje në 33 vende të botës, nga një kompani izraelite ka pë...
Protesta KOSOVË- Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Komb&eu...
Tal Hanan TIRANË- Një skandal i ri ka tronditur politikën në mbarë botën. E gjitha e ka epiqendrën në Izrael, ku si...
Balena TURQI- Tërmeti preku të gjitha gjallesat. Ekspertët deklaruan se tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri mund të...
Gauri Lankesh BRITANI E MADHE- Dezinformimi është krahasuar me një "bombë atomike në ekosistemin tonë të informacio...
Foto ilustruese SHBA- Advanced Impact Media Solutions, ose Qëllimet, të cilat kontrollojnë më shumë se 30,000 profile të...
Aleatet e ukraines UKRAINË- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tregoi se aleatët perëndimorë po luftojnë p&eu...
Tal Hanan IZRAEL- Ndërsa njeriu që e quan veten "Jorge" u shtrëngoi dorën dy klientëve potencialë dhe bëri shaka: E...