LIVE UPDATES
Bota

Shkak rritja e lartë e numrit të të burgosurve/ Suedia synon të dërgojë kriminelët të vuajnë dënimin në burgje jashtë vendit, ministrja Strommer: Kemi nevojë për gjetjen e zgjidhjeve të reja!

Strommer tha se Suedia veçse është në bisedime me shtetet e tjera për marrjen me qira të burgjeve të tyre, pa përmendur emrat e shteteve.

29 Janar 2025, 14:00 Nga N.F
Shkak rritja e lartë e numrit të të burgosurve/ Suedia synon
Foto ilustruese

SUEDI- Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29 janar. Ky shtet po përballet me vështirësi në menaxhimin e kapaciteteve në burgje, për shkak të rritjes së numrit të të burgosurve të rinj, rritje që lidhet me një valë të krimeve të bandave.

“Ka nevojë të punohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja brenda Shërbimit të Burgjeve”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, gjatë një konference për media.

Strommer tha se Suedia veçse është në bisedime me shtetet e tjera për marrjen me qira të burgjeve të tyre, pa përmendur emrat e shteteve.

Nga shtetet evropiane, edhe Danimarka, duke dashur të lehtësojë situatën me mbipopullimin e burgjeve të saj, ka arritur marrëveshje me Kosovën për të marrë me qira 300 qeli në burgun në Gjilan. Megjithatë, kjo marrëveshje 10-vjeçare, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 200 milionë euro, ende nuk ka nisur së zbatuari.

Ndryshe, Suedia po përballet me rritje të krimeve të bandave, krime që janë rritur në dy dekadat e fundit. Ky shtet është në mesin e shteteve me numrin më të lartë për kokë banori të dhunës me armë në Evropë.

Me miratimin e ligjeve të reja dhe rritjen e personelit dhe buxhetit, policia suedeze ka korrur sukses në luftën kundër bandave dhe në dy vjetët e fundit ka pasur më pak të shtëna vdekjeprurëse e më shumë dënime.

Përderisa ky sukses është mirëpritur, sistemi i burgjeve të shtetit është mbingarkuar. Sipas të dhënave të fundit, që i përkasin vitit 2023, gjykatat suedeze kanë dënuar persona në një total prej pothuajse 200.000 muajsh burgim, që paraqet një rritje prej 25 për qind me vitin paraprak dhe dyfishim krahasuar me dënimet e shqiptuara më 2014.

Burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Suedi janë në kapacitete të plota dhe Shërbimi i Burgjeve ka thënë se i duhen rreth 27.000 shtretër të rinj deri më 2033. Mattias Wahlstedt, kreu i komisionit, tha se nuk ka pengesa ligjore që Suedia të marrë me qira qeli jashtë vendit, por propozimi për një gjë të tillë duhet fillimisht të miratohet nga Parlamenti./ REL

suedi burgje strommer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet