LIVE UPDATES
Bota

'Ranë në gjurmët e tij më parë se FBI'/ Analiza e Dailymail: GAZETARËT zbuluan 21-vjeçarin Jack Teixeira që publikoi të dhënat sekrete të PENTAGONIT

Megjithatë teksa presidenti Biden, përgëzoi FBI-në për arrestimin e tij, mediat raportojnë se në fakt kanë qenë gazetarët të parët që zbuluan 21-vjeçarin dhe rrjedhjen e fundit të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit. 

14 Prill 2023, 22:03 Nga a.l
'Ranë në gjurmët e tij më parë se FBI'/
Jack Teixeira

SHBA- Arrestimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira, i cili akuzohet se ka publikuar të dhënat konfidenciale të Pentagonitka qenë së fundmi kryeqendrave e mediave ndërkombëtare. Edhe pse vetëm 21-vjeç ai kishte një rol të rëndësishëm në gardën Kombëtarë Ajrore në Amerikë. Megjithatë teksa presidenti Biden, përgëzoi FBI-në për arrestimin e tij, mediat raportojnë se në fakt kanë qenë gazetarët të parët që zbuluan 21-vjeçarin dhe rrjedhjen e fundit të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit. Edhe pse FBI ka autoritet të pakufizuar për të monitoruar mediat sociale dhe chat-et, nuk arriti që të zbulonte dokumentet sekretet të Pentagonit të cilat ishin publikuar në një nga këto platforma. DailyMail shkruan se fakti që kaluan muaj para se një rast të evidentohej, ka ngritur shqetësime për aftësinë e Byrosë Federale të Hetimit për të vëzhguar faqet e internetit publike dhe private që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, shkruan Daily Mail.

SHKRIMI I PLOTË: 

Jack Douglas Teixeira, 21 vjeç u arrestua nga FBI vetëm një orë më vonë pasi gazetari i Neë York Times dhe Bellingcat, Aric Toler e identifikuan atë si autorin e dyshuar.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se FBI e kishte identifikuar Teixeira si të dyshuar disa ditë më parë, duke përdorur deklaratat e dëshmitarëve dhe nga të dhënat e shërbimit ‘Discord’. Bellingcat, një uebsajt hetimor me burim të hapur që mbështetet në informacionin publik për të hulumtuar një sërë subjektesh, ishte i pari që identifikoi publikisht bisedën e Discord, ku dyshohet se postoi dokumente të klasifikuara nën emrin e përdoruesit “The OG”.

Në një artikull të Bellingcat javën e kaluar, Toler gjurmoi me përpikëri dokumentet në burimin e tyre origjinal, pasi ato ishin përhapur në kanalet pro-ruse të Telegramit, uebsajtin 4Chan dhe serverët e shumtë Discord. Zyrtarët amerikanë janë ende duke vlerësuar dëmin e shkaktuar nga rrjedhjet, të cilat përfshinin të dhëna sekrete që detajojnë dobësitë ushtarake ukrainase dhe informacione të klasifikuara rreth aleatëve, duke përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Turqinë. Dokumentet dukej se kishin qarkulluar në internet për disa muaj përpara se të silleshin në vëmendjen e publikut nga një artikull i Neë York Times më 6 prill, i cili fillimisht raportoi se Pentagoni po hetonte një shkelje. Pentagoni ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin fillimisht u informua për rrjedhjen në mëngjesin e 6 prillit dhe nisi një hetim ndër-departament.

Më 9 prill, Toler, Drejtori i Kërkimit të Bellingcat, postoi artikullin e tij duke gjurmuar origjinën e dokumenteve në burimin e tyre origjinal. Ai vuri në dukje se fotografitë e dokumenteve u përhapën së pari gjerësisht në kanalet pro-ruse të Telegramit më 5 prill, ku ato dukej se ishin ndryshuar në mënyrë të vrazhdë për të hedhur në një dritë më pozitive pushtimin rus të Ukrainës.

Disa orë para kësaj, dokumente të tjera ishin shpërndarë në faqen e internetit duke sugjeruar një burim të veçantë origjinal. Nga atje, Toler ishte në gjendje të identifikonte përkohësisht një tjetër dhomë bisede të Discord, ‘Thug Shaker Central’ si burimin origjinal të rrjedhjeve, që daton që nga 13 janari.

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jaxk teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet