LIVE UPDATES
Bota

STUDIMI: Në të ardhmen nxehtësia e rrezikshme parashikohet të godasë tri herë më shpesh

Në pjesën më të madhe të gjerësive gjeografike të begatshme të Tokës, temperaturat e larta dhe lagështia që ndihen si 103 gradë (39.4 gradë celsius) ose më e lartë, statistikisht duhet të ndodhin 20 deri në 50 herë në vit nga mesi i shekullit, tha një studim i publikuar në revistën Nature Climate Change.

27 Gusht 2022, 09:18 Nga A.B
STUDIMI: Në të ardhmen nxehtësia e rrezikshme parashikohet
Foto ilustruese

Ajo që konsiderohet zyrtarisht "nxehtësi e rrezikshme", në dekadat e ardhshme mund të godasë pjesën më të madhe të botës të paktën tri herë më shpesh, pasi ndryshimet klimatike janë përkeqësuar, sipas një studimi të ri.

Në pjesën më të madhe të gjerësive gjeografike të begatshme të Tokës, temperaturat e larta dhe lagështia që ndihen si 103 gradë (39.4 gradë celsius) ose më e lartë, statistikisht duhet të ndodhin 20 deri në 50 herë në vit nga mesi i shekullit, tha një studim i publikuar në revistën Nature Climate Change.

Deri në vitin 2100, indeksi (treguesi) brutal i nxehtësisë mund të zgjasë për pjesën më të madhe të verës, në vende si juglindja e SHBA-së, tha autori i studimit.

Dhe, është shumë më keq për vendet tropikale. Studimi tha se një indeks i nxehtësisë i konsideruar "jashtëzakonisht i rrezikshëm", i cili si ndjesi kalon 124 gradë (51 gradë celsius) – diçka që tani ndodh rrallë – deri në fund të shekullit mund të godasë një brez tropikal, që përfshin Indinë, nga një deri në katër javë brenda vitit.

"Kjo është diçka e frikshme", tha autori i studimit, Lucas Zeppetello, shkencëtar i klimës në Harvard.

“Kjo është diçka ku potencialisht miliarda njerëz do të ekspozohen ndaj niveleve jashtëzakonisht të rrezikshme të nxehtësisë në baza të rregullta. Pra, diçka që nuk ka ndodhur pothuajse kurrë më parë, do të ndodhë çdo vit”.

Zeppetello dhe kolegët e tij përdorën më shumë se 1.000 simulime kompjuterike për të parë probabilitetin e dy niveleve të ndryshme të nxehtësisë së lartë - indekset e nxehtësisë prej 103 gradësh (39.4 celsius) dhe ato mbi 124 gradë (51 celsius), të cilat janë nivele (pragu) të rrezikshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.

Këto llogari ata i bënë për vitet 2050 dhe 2100, dhe e krahasuan me atë se sa shpesh ndodhte ajo nxehtësi çdo vit në të gjithë botën prej vitit 1979 deri në vitin 1998.

Studimi zbuloi rritje nga tri deri në dhjetëfish të nxehtësisë 103 gradë në gjerësinë e mesme edhe në skenarin më të mirë të ngrohjes globale, të kufizuar në vetëm 3.6 gradë (2 gradë celsius) që nga koha paraindustriale.

Ka vetëm 5 për qind mundësi që ngrohja të jetë aq e ulët dhe aq e rrallë, gjeti studimi. Ajo që ka më shumë gjasa të ndodhë, sipas studimit, është se nxehtësia 103 gradë do t’i prekë vendet tropikale "gjatë shumicës së ditëve të çdo viti tipik" deri në vitin 2100.

Çikago u godit me atë nivel të indeksit të nxehtësisë 103 gradë vetëm katër herë nga viti 1979 deri në vitin 1998. Por, skenari më i mundshëm i studimit tregon se Çikago do ta prekë atë prag të nxehtë 11 herë në vit deri në fund të shekullit.

Valët e të nxehtit janë një nga katër kalorësit e rinj të ndryshimeve klimatike apokaliptike, së bashku me ngritjen e nivelit të detit, mungesën e ujit dhe ndryshimet në ekosistemin e përgjithshëm, tha Zeppetello. Ai bëri pjesën më të madhe të kërkimit në shtetin e Uashingtonit, gjatë valës së nxehtësisë së vitit 2021, që theu rekorde dhe vrau mijëra njerëz.

"Mjerisht, parashikimet e tmerrshme në këtë studim janë të besueshme", tha në një email shkencëtarja klimatike, Jennifer Francis, nga Qendra e Kërkimeve Klimatike Woodwell, e cila nuk ishte pjesë e ekipit të studimit.

“Dy verat e kaluara kanë treguar valë të nxehta vdekjeprurëse në Evropë, Kinë, veriperëndim të Amerikës së Veriut, Indi, SHBA-në jugqendrore, Siberinë qendrore dhe madje Anglinë e Re. Vendet tashmë të nxehta do të bëhen të pabanueshme pasi indekset e nxehtësisë tejkalojnë kufijtë e rrezikshëm, duke prekur njerëzit dhe ekosistemet njësoj”, shtoi ai.

Studimi fokusohet në indeksin e nxehtësisë dhe kjo është e zgjuar, sepse nuk është vetëm nxehtësia, por kombinimi me lagështinë që dëmton shëndetin, tha profesori i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, doktor Renee Salas.

“Derisa indeksi i nxehtësisë rritet, bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i ftohur trupat tanë”, tha Salas, i cili nuk ishte pjesë e ekipit hulumtues, në një email.

“Goditja nga nxehtësia është një formë potencialisht vdekjeprurëse e sëmundjes së nxehtësisë që ndodh kur temperaturat e trupit rriten në nivele të rrezikshme”, theksoi Salas.

Studimi bazohet në probabilitete matematikore, në vend të kërkimeve të tjera klimatike që shikojnë se çfarë ndodh në nivele të ndryshme të ndotjes së karbonit. Për shkak të kësaj, shkencëtari i klimës në Universitetin e Pensilvanisë, Michael Mann, është më skeptik ndaj këtij hulumtimi. Ai, gjithashtu, nuk merr parasysh si pikë referimi legjislacionin historik të SHBA-së për klimën që presidenti Joe Biden nënshkroi në fillim të këtij muaji, ose përpjekjet e reja të Australisë, tha ai.

“Pengesat në këtë pikë janë politike dhe asnjë metodë statistikore, pavarësisht se sa të fuqishme apo të sofistikuara të jenë, nuk mund të parashikojnë nëse do të fitojmë vullnetin politik për t'i kapërcyer ato”, tha Mann në një email.
"Por, ka arsye për optimizëm të kujdesshëm", shtoi ai./REL

nxehtesia bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet