LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhënia SHBA- BE në tension ! Rusia kërkon 'hise' në Kosovë

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

25 Janar 2026, 16:08 Nga D.S
Marrëdhënia SHBA- BE në tension ! Rusia kërkon
Trump dhe Putin

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.

“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në] për Ballkanin - veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.

Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojë shkëmbimet e mundshme mes palëve të treta.

“BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe është plotësisht e angazhuar në rajon”, tha një zëdhënës i bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje në Davos, paralajmëroi për kërcënimin e tërthortë që i vjen Kosovës nga Rusia përmes Serbisë - të dyja shtete që s’e njohin pavarësinë e saj.

“Kushdo që ndihmon fqinjin tonë verior në përpjekjet për të na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. Kërcënimi ynë më i afërt në këtë drejtim është Federata Ruse”, tha Kurti.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.

Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në vitin 2024, nënvizon se “një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit. Një mënyrë për ta arritur këtë, është mbështetja e vendosur e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës dhe pengimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në gati katër vjetët e fundit - prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës - Moska është përballur me një mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga Perëndimi.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera - nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën - duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.

“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.

Për Ivanа Stradnerin, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, çarja transatlantike është një “ëndërr e bërë realitet për Moskën”, pasi i jep asaj mundësinë t’i shfrytëzojë krizat në Ballkan dhe të bëjë llogari për Ukrainën. Ndër vendet më të cenueshme është Bosnje dhe Hercegovina.

“... për shkak të grupeve të ndryshme fetare dhe etnike. Kjo krijon një pikë fërkimi që Rusia mund ta shfrytëzojë për të përshkallëzuar krizën - me ndihmën edhe të udhëheqësit serb, Millorad Dodik - dhe më pas për ta qetësuar situatën. Këtë do ta përdorte si kartë për negociata, duke i thënë Perëndimit se, nëse nuk do që konflikti të përhapet më tej, ai duhet të negociojë me Rusinë”, thotë Stradner për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se Rusia do që ta paraqesë SHBA-në si palë reale negociuese dhe BE-në si të parëndësishme. Ai e konsideron ndarjen transatlantike si tejet të rrezikshme dhe kundërproduktive për frenimin e Rusisë.

Sipas tij, heqja e sanksioneve ndaj Dodikut e ka afruar qëndrimin e SHBA-së me interesat e Moskës në Bosnje e Hercegovinë - ndonëse Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ky vendim është marrë pas tërheqjes së autoriteteve të Republikës Sërpska nga një sërë ligjesh të vlerësuara si antikushtetuese.

Kupchan i interpreton deklaratat e Lavrovit si një sinjal të hapjes më të madhe të Uashingtonit ndaj Moskës, krahasuar me Brukselin, dhe si pjesë e një modeli më të gjerë, ku politika amerikane përkon pa dashje me synimet ruse në Ballkan.

“Duke qenë se Dodiku është prorus dhe duke pasur parasysh se Rusia favorizon paqëndrueshmërinë në rajon - gjë për të cilën njihet edhe Republika Sërpska - kjo, në njëfarë mënyre, i vendos Uashingtonin dhe Moskën në të njëjtën vijë kur bëhet fjalë për Bosnje e Hercegovinën”, thotë Kupchan për Exposenë.

Kupchan vlerëson se dialogu i SHBA-së me Rusinë për Ukrainën është i nevojshëm, por paralajmëron se në Ballkan bashkëpunimi me Moskën duhet shmangur, pasi interesat e saj janë “diametralisht të kundërta” me ato amerikane.

“Partner kryesor i Amerikës në Ballkan është Bashkimi Evropian, jo Rusia. Për këtë arsye, ajo që duhet parë, është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes SHBA-së dhe BE-së, edhe pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh se marrëdhëniet SHBA-Evropë, në këtë pikë, nuk janë në një gjendje të mirë”, thotë Kupchan.

Ai beson se Kosova është në radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjë Prishtinën dhe Beogradin drejt përparimit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, por vlerëson se Rusia mund të përpiqet ta pengojë këtë proces, pasi “synon të ruajë unitetin pan-ortodoks në rajon”.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë në gatishmëri ndaj përpjekjeve të mundshme ruse “për të ndezur trazira të reja”.

E, Stradner ndan një mendim më ndryshe - Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë gjeopolitike, por nuk përbën fokusin kryesor të Rusisë.

“Besoj se situata në Kosovë, sa i përket sigurisë, është më e mirë se disa vite më parë. Dhe, gjëja e fundit që duan tani Shtetet e Bashkuara është një përshkallëzim i pakontrolluar”, thotë Stradner.

Megjithatë, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund të harrojë kurrë se në Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore të ndikimit rus. Përveç lidhjeve politike, Moska disponon në këto dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi - nisur nga kontrolli mbi energjinë dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik - të cilat përdoren për të ruajtur hapësirën e saj strategjike dhe për të influencuar rajonin.

“Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe të jetë jashtëzakonisht diplomatike dhe e mençur në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Stradner.

Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.

Por, me fjalët e saj, është koha kur të gjithë jemi si ato “macet që ndjekin lazerin” - reagojmë pa pushim ndaj ngjarjeve që lëvizin shpejt, pa kontroll real dhe pa një ide të qartë se çfarë vjen më pas. Ndërkohë që drita na mban të mbërthyer në lojën e saj, bota nuk pret./REL

donald trump vladimir putin shba rusi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet