All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Snajperët e Sarajevës”/ Der Spiegel: Fantazmat e luftës kërcënojnë Vuiçiç

Bëhet fjalë për njerëz që dyshohet se udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës për në kryeqytetin Sarajevë të rrethuar nga forcat serbe ku paguanin këta të fundit për të qëlluar mbi civilë të pafajshëm nga kodrat përreth.

19 Mars 2026, 09:28 Nga E.d
“Snajperët e Sarajevës”/ Der Spiegel: Fantazmat e
Foto ilustruse
All - Paragraf - 1

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” u është bashkuar mediave europiane që kohët e fundit kanë raportuar historinë e një “safari njerëzor” që supozohet se ndodhi gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bëhet fjalë për njerëz që dyshohet se udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës për në kryeqytetin Sarajevë të rrethuar nga forcat serbe ku paguanin këta të fundit për të qëlluar mbi civilë të pafajshëm nga kodrat përreth.

“Der Spiegel” citon deklarata nga libri i Ezio Gavazzani, i cili përmend “230 italianë, së bashku me disa francezë, belgë dhe austriakë” që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e civilëve duke paguar shuma të konsiderueshme parash.

Në fillim të reportazhit të gjerë, citohet gjykatësi italian në pension Guido Salvini, i cili, së bashku me autorin Ezio Gavazzani, ngritën një padi në gjykatën e Milanos kundër personave të panjohur për “vrasje me motive të ulëta”.

“Që diçka e papërshkrueshme ka ndodhur në Sarajevë, që ata që qëlluan njerëz atje për qejf, është përtej çdo dyshimi”, – tha Salvini në një intervistë televizive: “Falë shumë burimeve të ndryshme, nuk ka më asnjë dyshim për këtë.”

Shkrimi rikthen edhe akuzat për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç që gjatë kohës së luftës është filmuar në këtë zonë. Gazetari kroat Domagoj Margetiç pretendon se Vuçiç, në rininë e tij, kishte shërbyer si vullnetar lufte në një njësi çetnike nën komandën e Slavko Aleksiç dhe se në varrezat hebraike kishte rënë në kontakt me “gjahtarë njerëzish” të huaj.

Akuza të ngjashme ishin ngritur edhe në vitin 2013 nga politikani serb i ekstremit të djathtë Vojislav Sheshel para tribunalit të OKB-së në Hagë, duke pretenduar se Vuçiç kishte qenë vullnetar në atë zonë përpara se të hynte në parti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar ngritjen e një gjykate ndërkombëtare, duke thënë se po dalin gjithnjë e më shumë informacione për një të ashtuquajtur “Safari në Sarajevë”, ku pretendohet se ka marrë pjesë edhe Vuçiçi.

Vuçiç i ka mohuar këto akuza përmes zëdhënëses së tij, duke i quajtur ato “një rast tipik dezinformimi dashakeq”. Sipas tij, në vitet ’90 ai ka qenë gazetar dhe përkthyes “pa asnjë lidhje me strukturat ushtarake” dhe “nuk ka marrë pjesë në luftime”.

Megjithatë, në një kafene në Zagreb, Margetiç paraqet dokumente që, sipas tij, mbështesin akuzat — përfshirë një protokoll të gushtit 1992, ku thuhet se një komandant çetnik urdhëronte që vullnetarit Vuçiç t’i jepej një pushkë gjysmë-automatike e tipit Zastava M59/66.

Dokumente të tjera nga viti 1993 pretendojnë se Vuçiç ishte ndër vullnetarët e autorizuar për të shoqëruar “mysafirë të huaj” dhe se ai kishte dorëzuar 20 mijë marka gjermane, të cilat supozohet se ishin “dhuruar” nga një italian në varrezat hebraike të Sarajevës.

“Këto janë akuza shumë të rënda që tashmë po shqyrtohen në Milano: A ishte Vuçiç, sot president i Serbisë që aspiron anëtarësimin në BE, i përfshirë në krimet vdekjeprurëse në Sarajevë? Autenticiteti i dokumenteve vihet në dyshim nga pala serbe.

Der Spiegel citon gjithashtu Naser Husićin, një ish-anëtar të Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës i cili ishte i stacionuar përballë vendbanimit Grbavica gjatë luftës.

“Ndodhte, veçanërisht të premteve, që merrnim paralajmërime në pajisjet Motorola nga ana tjetër serbe e frontit: “Zhvendosini gratë dhe fëmijët në një vend të sigurt”, – thotë Husić, një ish-ushtar në Brigadën e 101-të të Motorizuar të Ushtrisë Boshnjake. “Atëherë e kuptonim se po vinin snajperët e fundjavës”.

Husić nuk mund të thotë me siguri se kush qëlloi, por ai arrin në përfundimin se gjatë fundjavës u regjistruan shumë më tepër sulme me snajper sesa gjatë javës.

Teksti përfshin edhe dëshminë e Aleksandar Liçanin, një ish-anëtar i ushtrisë serbe nga Prijedori, i cili gjatë luftës ishte i stacionuar pranë pozicionit në varrezat hebraike nga ku u qëlluan civilët. “Ata qëllonin mbi gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Ishin jashtë kontrollit”, – thotë Liçanin për “turistët e safarit”.

Plumbat si trofe

“Der Spiegel” citon gjithashtu dëshminë e një dëshmitari i cili, siç tha ai, ishte ngarkuar me shoqërimin e “vrasësve safari” në Sarajevë. “Detyra jonë kryesore ishte të numëronim viktimat”, thotë dëshmitari, i cili njihet me pseudonimin “French”, “dhe t’ua ngarkonim atyre që qëllonin. Pagesa e tyre më pas shkonte në agjencinë që organizonte aktivitetin”.

Si trofe, gjuetarët merrnin në shtëpi gëzhoja, kryesisht kalibri 7.62 me 51 milimetra, të ngjyrosura sipas moshës së viktimës: djem – blu, vajza – rozë, ushtarë – të kuq dhe jeshil, gra të rritura – të verdhë, burra të moshuar – të zi dhe blu, raporton gazeta gjermane. Ajo raporton se drejt fundit të luftës, tarifat për një të shtënë u rritën të paktën trefish për fëmijët dhe deri në 100 milionë lira, me kursin e këmbimit të sotëm prej rreth 50,000 eurosh.

Der Spiegel citon gjithashtu eksperten italiane Martina Radice, e cila, duke cituar “burime të besueshme”, thotë se snajperët ishin të gatshëm të paguanin deri në 200,000 euro vetëm për një fundjavë. “Pjesërisht bëhej fjalë për burra për të cilët gjuetia ligjore nuk ishte më e mjaftueshme, madje as gjuetia e elefantëve. Diçka e re ishte e nevojshme për adrenalinën.”

Duke folur për autorët e dyshuar, kriminologia e diagnostikon si “psikopati elitare”. “Po flasim këtu për njerëz të sëmurë që vendosën të thyejnë të gjitha rregullat”.
Ekspertja thotë se këta janë njerëz që janë ende anëtarë të respektuar të shoqërisë sot.

“Sipas gjithçkaje që dimë, këta njerëz janë ende shumë të respektuar sot, zënë pozicione të rëndësishme, jetojnë mirë, kanë rrjet të mirë dhe ndoshta nuk kanë më shumë frikë se një ditë fasada e tyre shoqërore mund të fillojë të çahet”, thotë kriminologia. Nëse kjo ndodh, kërcënon një “tërmet i madh”.

Nga lojërat e luftës në luftën e vërtetë

Revista gjermane flet edhe për Triesten si një qytet që luajti një rol të rëndësishëm në të gjithë historinë rreth “snajperëve të fundjavës” dhe sjell një intervistë me Robert Ruzzier, tani në pension, i cili flet për mënyrën se si në fillim të viteve 90-të një grup entuziastësh të armëve u takuan në pyllin pranë kufirit slloven për gjah.

“Një ditë ata filluan të flisnin për një reklamë të fshehtë që ofronte udhëtime në Sarajevë”, thotë Ruzzier. “Ata thanë se do të merrnim atje një pushkë snajperi të tipit Dragunov dhe tre fishekë; mund të bënim çfarë të donim me të”.

“Me sa kujton ai, ishte një luftëtar me origjinë sllave me emrin “Rollo” ai që sugjeroi një udhëtim për në Sarajevë”, thotë pensionisti”, thuhet në tekst.

Sipas deklaratave të mëtejshme të dëshmitarëve, një malazez, pronar i një punishteje makinash në Trieste, organizoi transportin e “gjuetarëve të armatosur” me pretekstin e transportimit të ilaçeve. Aktualisht, objekt i hetimit është nëse fluturimet çarter që u nisën nga aeroporti në veri të Triestes u përdorën gjithashtu për transport.

Dëshmitarë të zhdukur

Autori i shkrimit pohon se u përpoq pa sukses të merrte një deklaratë nga ish-kreu i shërbimit sekret serb, Jovica Stanišić, i cili konsiderohet si një “figurë kyçe” në historinë që rrethon gjuetarët e njerëzve. Autori përmend lidhjen e Stanišić me amerikanët, të cilët i ishin mirënjohës për ndërmjetësimin në lirimin e ushtarëve amerikanë të mbajtur peng nga serbët.

Autori pyet se si është e mundur që amerikanët nuk dinin asgjë për përfshirjen e supozuar të Stanisiçit në rastin e snajperëve.

Në një intervistë me Der Spiegel, politikani boshnjak Zlatko Miletić flet për mënyrën se si institucionet e Bosnjes deri më tani nuk kanë arritur të sqarojnë “çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Ai përmend gjithashtu tre ish-snajperë të forcave serbe që humbën jetën në një periudhë të shkurtër kohore “në një mënyrë shumë interesante” në fund të vitit të kaluar.

“Nëse këta të tre do të ishin arrestuar dhe marrë në pyetje në kohën e duhur, ne do ta dinim të vërtetën sot”, tha Miletić dhe deklaroi se ishte “100% i sigurt” se gjatë luftës ka pasur “safari njerëzor” të organizuara nga institucionet serbe të sigurisë, përfundon Der Spiegel./Përktheu LAPSI.al

bosnjë dhe hercegovinë serbi sarajevë

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet