LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: IA po hyn në shkolla, a është Ballkani gati?

Skena të tilla nuk janë më të pazakonta. Ato po bëhen pjesë e jetës së përditshme në klasa në mbarë botën. Inteligjenca artificiale (IA), nga chatbot-et deri te sistemet e analizës së të dhënave, po ndryshon gradualisht mënyrën se si mësohet, përcillet dhe vlerësohet dija.

19 Mars 2026, 08:45 Nga E.d
Analiza e DW: IA po hyn në shkolla, a është Ballkani gati?
Foto ilustruse

Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Veriut, mësuesi Dobri Jovevski po përgatit orën e tij të ardhshme të matematikës. Në vend që të kërkojë për një kohë të gjatë nëpër libra dhe materiale, ai hap një nga programet e inteligjencës artificiale. Dhe brenda pak minutash gjeneron detyra për nxënës me nivele të ndryshme njohurish.

"Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë realisht arsimin nëse përdoret me mençuri dhe me një qëllim të qartë pedagogjik,” thotë mësuesi. "Inteligjenca artificiale më ndihmon të përgatis materiale më shpejt dhe të përshtas aktivitetet për nxënës me nevoja të ndryshme. Dhe kur teknologjia bëhet pjesë e mësimit, nxënësit janë shumë më të angazhuar,” shton Jovevski.

"Shpesh krijoj lojëra digjitale edukative duke përdorur Canva dhe Gemini. Kjo i bën orët më interaktive dhe tërheqëse, sepse nxënësit mësojnë përmes lojës, eksplorimit dhe zgjidhjes së problemeve,” thotë ai.

Skena të tilla nuk janë më të pazakonta. Ato po bëhen pjesë e jetës së përditshme në klasa në mbarë botën. Inteligjenca artificiale (IA), nga chatbot-et deri te sistemet e analizës së të dhënave, po ndryshon gradualisht mënyrën se si mësohet, përcillet dhe vlerësohet dija.

Kjo prirje është veçanërisht e dukshëm tek të rinjtë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it në Bashkimin Evropian rreth dy të tretat e të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeç kanë përdorur tashmë programe të inteligjencës artificiale, më së shumti për të mësuar, për të shkruar tekste ose për të kërkuar informacion.

Megjithatë, në të njëjtën kohë lind një pyetje më e madhe: a është sistemi arsimor gati për këtë transformim teknologjik?

Revolucion i ri digjital

Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale gjeneruese nuk është thjesht një teknologji tjetër në listën e gjatë të mjeteve digjitale. Ajo përfaqëson njëfazë të re të transformimit teknologjik.

"Në dekadat e fundit kemi qenë dëshmitarë të disa revolucioneve digjitale: kompjuterët, interneti, rrjetet sociale dhe teknologjia mobile. Por IA mund t'i tejkalojë të gjitha,” paralajmëron Stefania Giannini nga UNESCO.

Arsyeja është e thjeshtë: për herë të parë, makinat janë në gjendje të gjenerojnë tekste, ide dhe përgjigje që i ngjajnë komunikimit njerëzor. "Makineritë mund të simulojnë biseda komplekse dhe të japin përgjigje që tingëllojnë autoritative,” thonë ekspertët. Kjo hap mundësi të reja, por edhe dilema të reja.

Studentët e përdorin tashmë

Në shumë shkolla dhe universitete mësuesit kanë qëndrime të ndara. Disa e ndalojnë përdorimin e IA-së, nga frika e plagjiaturës apo humbjes së aftësisë për të menduarit kritik. Kurse të tjerë po eksperimentojnë me metodat e reja.

"Në lëndët shkencore, teknike apo matematikë shohim tashmë përdorim të gjerë të IA-së, ndërsa në shkencat sociale eksperimentimi është ende në vazhdim,” thotë Mirjana Pantić, profesoreshë e gazetarisë digjitale dhe komunikimit në Pace University në Nju-Jork.

Ajo shton se IA mund të jetë mjaft e dobishme për kërkime dhe analiza. "Është shumë më efikase të kërkosh artikuj akademikë duke përdorur IA sesa me fjalë kyçe tradicionale.”

Por rreziku më i madh, sipas saj, është humbja e të menduarit kritik. "Nëse studentët nuk kanë një bazë të fortë në të menduarit kritik, ekziston rreziku që ata t'ia delegojnë të menduarit e tyre makinës.”

Roli i ri i mësuesve

Në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, institucionet po e ndjekin nga afër këtë transformim. Zyra për Zhvillimin e Shkollimit thekson se inteligjenca artificiale mund të jetë një mbështetje e vlefshme, por vetëm nëse përdoret siç duhet.

"Inteligjenca artificiale mundëson mësim të personalizuar, të përshtatur me ritmin dhe nevojat e çdo nxënësi,” theksojnë punonjësit e këtij institucioni.

IA mund të ndihmojë për përgatitjen e materialeve, krijimin e kuizeve apo hartimin e aktiviteteve interaktive, duke i bërë orët më tërheqëse. Megjithatë një element tjetër mbetet me rëndësi thelbësore: "Teknologjia nuk duhet t'i zëvendësojë mësuesit, por t'i lirojë ata nga detyrat rutinë, në mënyrë që të kenë më shumë kohë për punë kreative me nxënësit.”

Në të njëjtën kohë gjithnjë e më shumë po theksohet nevoja për të ashtuquajturin "alfabetizim në IA". Nxënësit duhet të mësojnë si të verifikojnë informacionin, të njohin paragjykimet dhe t'i përdorin mjetet digjitale në mënyrë të përgjegjshme.

Ndërsa institucionet arsimore ende po diskutojnë se si të reagojnë, studentët tashmë e kanë përqafuar këtë teknologji.

Sipas një sondazhi të platformës Studentarija, 85 për qind e studentëve përdorin programe të inteligjencës artificiale pothuajse çdo ditë për të studiuar, për të përgatitur punime seminaresh ose për të shpjeguar tema komplekse.

"IA tashmë po ndryshon mënyrën se si të rinjtë mësojnë dhe kërkojnë informacion,” thotë Goshe Nikolov, themelues i platformës. "Në vend që thjesht të mësojnë përmendësh fakte, ata mund ta kuptojnë më shpejt thelbin e një teme dhe të bëjnë pyetje më të mira.”

Në shumicën e vendeve të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, inteligjenca artificiale përmendet kryesisht në kontekstin e aftësive digjitale, pa politika specifike për integrimin e saj në arsim.

"Inteligjenca artificiale zakonisht shihet si pjesë e strategjive më të gjera të digjitalizimit, por pa rregullime konkrete për përdorimin e saj në mësimdhënie,” thekson një studim rajonal.

Serbia aktualisht është më e avancuara në rajon. IA tashmë mësohet në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa universitetet ofrojnë programe master dhe doktorature të dedikuara për këtë fushë.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë nisma për modernizimin e arsimit dhe zhvillimin e aftësive digjitale, por një strategji konkrete kombëtare për inteligjencën artificiale ende nuk është zbatuar.

Rreziqe që nuk duhen injoruar

Ashtu si çdo teknologji e re edhe inteligjenca artificiale mbart rreziqe. Përveç plagjiaturës dhe përdorimit jokritik të përmbajtjes, ekzistojnë shqetësime lidhur me privatësinë, paragjykimet dhe manipulimin. Sipas analizave të rinjtë mund të bien shpesh prehë e këtyre rreziqeve.

Sistemet e IA-së mund të gjenerojnë informacione bindëse, por të pasakta, dhe studentët shpesh i pranojnë ato pa verifikime shtesë.

Në raportin e saj më të fundit, OECD thekson edhe të ashtuquajturin "Crutch Effect” – një situatë në të cilën studentët i kryejnë detyrat më lehtë me ndihmën e inteligjencës artificiale, por njëkohësisht mund të mbeten prapa në të kuptuarit e vërtetë të materialit.

Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për një qasje të kujdesshme. "Institucionet arsimore kanë detyrimin të vlerësojnë rreziqet e teknologjive të reja përpara se t'i fusin ato në klasa,” thekson organizata.

Faktori njerëzor mbetet kyç

Pavarësisht entuziazmit teknologjik, shumë ekspertë theksojnë një të vërtetë të rëndësishme: arsimi është mbi të gjitha një proces njerëzor. "Inteligjenca artificiale nuk do t'i zëvendësojë mësuesit, por sigurisht që do të ndryshojë rolin e tyre,” thotë Mirjana Pantić, profesoreshë e gazetarisë digjitale dhe komunikimit në Pace University në Nju-Jork. "Pyetja kryesore nuk është nëse studentët do ta përdorin IA-në – ata tashmë e bëjnë këtë – por si do të mësojnë institucionet arsimore të punojnë me këtë teknologji.”

IA mund të mbështesë të nxënit, por nuk mund të zëvendësojë ndërveprimin mes mësuesit dhe nxënësit. "Kur IA përdoret me integritet, ajo mund të kursejë kohë dhe të krijojë hapësirë për më shumë punë individuale me nxënësit,” thotë mësuesi Dobri Jovevski.

Por, shton ai, thelbi i mësimdhënies mbetet i njëjtë. "Nuk duhet t'i frikësohemi së resë, por ta kuptojmë atë. IA duhet të jetë një ndihmës, jo autopilot.”/DW

ballkani ia shkolla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet