Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo është dita e tretë e grevës së skenaristëve, një veprim që ngadalësoi gjithë industrinë dhe detyroi shumë shfaqje televizive të ndërpresin prodhimin.
SHBA- Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje të Amerikës” një sindikatë që përfaqëson skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televizive në Nju Jork, ndodhen në grevë, me kërkesën për ngritjen e mirëqenies së tyre në punë.
Kjo është dita e tretë e grevës së skenaristëve, një veprim që ngadalësoi gjithë industrinë dhe detyroi shumë shfaqje televizive të ndërpresin prodhimin.
Krahas kërkesave të tjera, sindikata po kërkon rritjen e pagës minimale për skenaristët dhe shtimin e numrit të atyre, që shkruajnë skenarin e një filmi apo shfaqjeje televizive.
Skenaristët thonë se në të kaluarën këto kushte janë respektuar. Por ata ankohen se epoka dixhitale, ka ndryshuar trajtimin e tyre.
“Po jetojmë në një ekonomi me kontrata afatshkurtëra. Një kontratë, me të cilën dikur mund të jetoje, tani është një nga katër angazhimet tuaja në një vit. Nuk është punë e qëndrueshme në të cilën mund të mbështetesh. Kjo nuk është mënyra e duhur për të jetuar, për të krijuar siguri financiare. Dikur skenaristët kishin siguri financare, por jo më. Ne po përpiqemi ta kthejmë atë”, thotë CA Johnson, skenariste.
“Skenaristët duhet të paguhen ashtu siç e meritojnë dhe ne nuk duhet të zëvendësohemi me teknologjinë. Sado e përparuar, teknologjia nuk mund të jetë më e mirë sesa një qenie njerëzore”, thotë skenaristi Alex English.
“Skenaristët janë njerëzit e mi të preferuar. Ata që janë me ne dhe ata që nuk jetojnë më. Suksesi im si aktore është për shkak të tyre. 80 për qind e asaj që unë dua në kulturën tonë vjen prej tyre”, thotë aktorja Cynthia Nixon.
Në grevën e fundit të së njëjtës sindikatë, më 2007 dhe 2008, u deshën tre muaj për ta tejkaluar ngërçin.
Ende nuk ka ndonjë plan për bisedime midis sindikatës dhe aleancës së prodhuesve të filmit dhe televizionit, e cila përfaqëson studiot dhe kompanitë prodhuese.
“E kuptoj se tani ka shumë më shumë prodhime televizive. Dikur numri i skenaristëve ishte më i vogël. Por tani nuk po investohet në zhvillimin e tyre. Në kohët e vjetra zanatin e mësoje nga skenaristët më me përvojë. Tani ata duan ta eliminojnë këtë. Po dëmtojnë të tjerët dhe veten”, thotë Michael Winship, kryetar i sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në Lindje të Amerikës”.
Të gjitha emisionet e natës u ndërprenë. Monologjet dhe shakatë e drejtuesve të këtyre emisioneve përgatiten nga skenaristët.
“The Tonight Show” i rrjetit NBC, “Daily Show” nga Comedy Central, “Jimmy Kimmel Live” i rrjetit ABC”, “The Late Show” nga CBS dhe “Late Night” i NBC-së, planifikonin të transmetonin këtë javë.
“Saaturday Night Live” e rrjetit NBC, të shtunën, në vend të episodit të ri do të ritransmetojë një episod të vjetër, ndërsa dy episodet e ngelura të sezonit mund të mos realizohen fare.
Ndikimi i grevës në seriale dhe filma nuk do të vërehet menjëherë, megjithëse disa projekte, si “Yellowjackets” e kompanisë “Showtime”, ndërprenë prodhimin e sezoneve të ardhshme. Nëse greva vazhdon gjatë verës, oraret televizive të vjeshtës mund të ndryshojnë. Ndërkohë, prodhimet me skenarë të përfunduar mund të vazhdojnë xhirimet.
Marrë nga VOA
Airsoft SERBI- Një nga format më të preferuara të argëtimit për Kosta K., autori i masakrës në Serbi, me 8 nx...
Qeveria e Kosoves KOSOVË- Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bisl...
Foto ilustruese SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia me 8 nxënës të vrarë dhe roja e sigurisë, mëngjes...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Destinacionet evropiane janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta për britanikët në...
Foto ilustruese Këtë të mërkurë, një nga operacionet më të mëdha policore në të gjithë Evrop&eu...
Foto ilustruese GREQI- Një 15-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Greqi pasi ka ekspozuar në publik trupat e zhveshur...
Antonio Guetteres SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dh&...
Mao Ning KINË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning në një konferencë të mbajtur sot p&eu...
Fang Bin KINË- Fang Bin, një shitës me pakicë i kthyer në gazetar që dokumentoi shpërthimin e hershëm të Covid...
Josep Borrell SHBA- Diplomati i BE-së Josep Borrell i ka bërë thirrje Moskës që të mos përdorë sulmin e supozuar n...