LIVE UPDATES
Bota

Si Rusia bëhet gati për luftë kibernetike/ DW: Shërbimet sekrete po planifikojnë sulme në të gjithë botën

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e  qartë, se si një kompani teknlogjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete.

3 Prill 2023, 16:39 Nga k.m.
Si Rusia bëhet gati për luftë kibernetike/ DW: Shërbimet
Foto ilustruese

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, “NTC Vulkan”. Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës. Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile.

Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashquajturat “hackbaks” politikisht të kontestuara, Faeser tha.: Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t’i ndalim ato. Këto kompetenca na duhen dhe unë i shoh këto kompetenca të vendosura më së miri tek Zyra Federale e Kriminalistikës.

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e  qartë, se si një kompani teknlogjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete. Dokumentet sekrete të bëra publike nën emrin “Vulkan files” janë bërë të njohura nga një person “whistleblower” që mbetet sekret. Një grup mediash gjermane si “ZDF Frontal”, “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung” dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve. Ato tregojnë, se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin.

Sulme të qëllimshme nddaj shinave, aeroporteve dhe rrjeteve të rrymës elektrike

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kompania ruse Vulkan me seli në verilindje të Moskës. Nga jashtë kjo kompani paraqitet si një zhvillues softuerësh, por sipas dokumenteve të brendshme, Vulkan punon për shërbimet sekrete ruse, shërbimin informativ ushtarak, GRU, shërbimin e brendshëm informativ, FSB dhe shërbimin informativ të huaj, SWR. Pjesë të “Vulkan Files” janë material mësimor. Aty përshkruhet se çfarë duhet të trajnohet me softuerët: “paralizimi i sistemeve të kontrollit të hekurudhës, transportit të anijeve dhe nga ajri”, “krijimi i problemeve tek kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike”, identifikimi i pikave të dobta të infrastrukturës” për t’i sulmuar ato”.

Për eksperten e informatikës me origjinë nga Ukraina nga “Rrjeti Europian i Sigurisë Kibernetike”, Marina Krotofil sulmet kibernetike shkelin të drejtën ndërkombëtare. “Kjo sigurisht shkel Konventën e Gjenevës, sepse këto janë infrastrukturë civile. Këto lidhen me furnizimin me ujë, prodhimin e rrymës elektrike, dhe impiante petrokimike.” Produkt tjetër i “Vulkan”është edhe “Skan W”. Programi kërkon rrjetin ndaj pikave të dobta dhe depërton aty ku mundet për të sulmuar.

Shërbimet sekrete perëndimore të shqetësuara

Disa shërbime sekrete perëndimore kanë mundur të shohin në disa bisedime informimi pjese të “Vulkan Files”. Ato i vlerësojnë si autentike dhe shqetësuese dokumentet. Ekipit të gazetarëve gjermanë një shërbim informativ i ka shkruar: Kompanitë si Vulkan aftësojnë shërbimin ushtarak rus, GRU të kryejë operacione kibernetike. Programe si Skan W janë parashikuar për qëllime ofensive (…).Dokumentet Vulkan janë një zbuim i rrallë dhe ndihmojnë të kuptojnë, se çfarë ka parasysh GRU.

Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t’u tregohet përdoruesve e çfarë jo. Edhe këtu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri “Amesit”. Sipas dokumenteve të ofruara ai ka këto detyra: “të bllokojë qasjen tek kanalet e padëshiruara të të dhënave”, “kërkesat e përdoruesve të orientohen tek burimet e dëshiruara të internetit në hapësirat e parashikuara për këtë”. Sipas eskpertit për shërbimet sekrete, Andrej Soldatov “qëllimi është kontrolli i plotë mbi informacione në atë territor, ku ata përpiqen të depërtojnë”. Soldatov thotë, se depërtohet në një hapësirë të caktuar interneti, merret  përsipër kontrolli për të përhapur disinformata, manipulohen mediat sociale dhe mbahen të papublikuara informacione të caktuara.

Deputeti gjerman i Gjelbër, Konstantin von Notz, drejtues i Komisionit Kontrollues të Bundestagut për Shërbimet Sekrete është i mendimit se “ka qindra armë kibernetike” në zhvillim.

“Nga rastet e viteve të fundit bëhet e qartë se ka një rrezik real për infrastrukturën kritike në Gjermani”, shprehet von Notz.

Pjesë nga hulumtimi i zgjeruar i një ekipi gazetarësh gjermanë dhe ndërkombëtarë bashkë me ekspertë nën kushte të forta sigurie dhe mbajtje të fortë sekreti./DW

lufta kibernetike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet