LIVE UPDATES
Bota

Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik

Britania u largua nga BE më 31 janar 2020. Ky ndryshim ndikoi në shumë sektorë, përfshirë edhe atë të turizmit. Ja se si ka ndryshuar industria e turizmit dhe çfarë u duhet të dijnë europianëve që udhëtojnë në Britani.

4 Shkurt 2023, 09:58 Nga I.A
Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik
Londer

ANGLI- Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël votash e votuesve britanikë vendosi që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian. Më 31 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar u nda me marrëveshje nga ky bllok. Pasojat e kësaj ndarjeje kanë pasur shtrirje të madhe, duke ndikuar mbi një numër të madh fushash, përfshirë imigracionin, tregtinë dhe turizmin. Sidoqoftë, shumë nga pasojat afatgjata nuk janë shfaqur ende krejtësisht dhe do të bëhen më të dukshme në muajt dhe vitet që vijnë.

Për qytetarët e BE-së, kalimi i pushimeve në Britani është komplikuar më shumë. Ndërkohë që në të kaluarën kushdo që kishte një kartë kombëtare identiteti të një vendi të BE-së mund të hynte lirshëm në Britani, që nga 1 tetori 2021, kjo mundësi ekziston vetëm për ata që kanë një pasaportë të Bashkimit Europian. Një dokument që mesatarisht e kanë vetëm dy të tretat e qytetarëve të BE-së.

Ka rënë numri i përgjithshëm i vizitorëve

Një raport publikuar nëntorin e kaluar nga autoritetet britanike të turizmit, në VisitBritain tregon se në vitin 2022 numri i përgjithshëm i vizitorëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë më pak se një të tretat e nivelit të vitit 2019, vitit para pandemisë së virusit Corona, e cila shkaktoi ulje të madhe të udhëtimeve globale dhe rënie të turizmit. Megjithëse rënia e numrit të vizitorëve është e konsiderueshme, ajo nuk zbulon medoemos sa i madh ka qenë ndikimi i vetë Brexitit, për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve nga pandemia e COVID-19.

Në fakt, shifrat e VisitBritain thonë se 8 milionë vetë, mes të cilëve 5 milionë qytetarë të BE-së, kanë vizituar Britaninë në prill, maj dhe qershor të 2022, një shifër që nuk ndryshon shumë nga numri i vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit 2019. 

Me pak fjalë, është e paqartë nëse kjo tendencë pozitive ka të bëjë me heqjen e kufizimeve të COVID-it për udhëtarët, apo ka ardhur nga normalizimi gradual i situatës dhe pranimi i rregullave post-Brexit, për udhëtarët. 

Rritja e çmimit mund të trembë turistët

Disa nga operatorët europianë të udhëtimeve të specializuar me organizimin e pushimeve në Britani thonë se janë duke luftuar me rritjen e çmimeve të sektorit britanik të turizmit. Një sipërmarrës gjerman, i cili preferon të mbetet anonim në mënyrë që të mos dëmtojë biznesin e tij, i tha Deutsche Welles se rritja e çmimit të dhomave të hoteleve britanike dhe rritja e çmimit të shërbimeve të tjera për vizitorët, e ka detyruar edhe atë që të rrisë çmimet.

Ky sipërmarrës ka pas organizuar që nga mesi i viteve 1990-të, pushime në Skoci për pushues me kërkesa të veçanta dhe me para, që vijnë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ai i tha Deutsche Welles se katër ose pesë vjet më parë, një udhëtim dhjetëditor për dy vetë u ka pas kushtuar klientëve të tij 6 deri 8 mijë euro (6,500 deri 8,700 dollarë me kursin aktual), ndërkohë që sot, atij i duhet të kërkojë dyfishin.

"Udhëtimet janë të njëjtat, por ne nuk jemi duke fituar asnjë qindarkë më shumë,” thotë ai dhe shton se "hotelet britanike kanë dyfishuar, madje trefishuar çmimet dhe çdo gjë është bërë më e shtrenjtë.”

Analistë nga qendra akademike, London School of Economics and Political Science, kanë vërejtur se Brexiti ka shtuar sasinë e shkresave që duhen për të bërë biznes me vendet europiane, gjë që kontribuon në inflacionin në rritje të Britanisë së Madhe. Rritja e inflacionit ndikon në rritjen e çmimit të shërbimeve për vizitorët e huaj dhe për ofertat turistike, megjithëse në rritjen e çmimit rol luajnë edhe faktorë të tjerë si për shembull rritja e çmimit të energjisë. Në fund të vitit 2022, inflacioni britanik arriti nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit. 

Brexiti ashpërson problemin e mungesës së personelit në hotele, bare dhe restorante

Këto probleme janë shoqëruar nga mungesa e personelit në sektorin britanik të turizmit. Ndërprerjet e punës për shkak të pandemisë detyruan shumë shërbyes, kamarierë, personel kuzhinash dhe punonjës hotelesh që të kërkojnë punë në sektorë të tjerë, ose të kthehen në vendet e tyre, që janë anëtare të Bashkimit Europian. Sektori britanik i turizmit mbështetej kryesisht tek punëtorët me paga të ulta që vijnë nga vendet e BE-së. Por duket se ato ditë nuk vijnë më. Shifrat e mbledhura nga vëzhguesi i migracionit të Universitetit të Oksfordit, Oxford University's Migration Observatory, tregojnë se nga qershori 2019 deri në qershor të 2021, numri i punonjësve që vijnë nga vendet e BE-së dhe punojnë në sektorin britanik të turizmit ka rënë me 25 përqind.

Mediat thonë se mungesat e personelit janë të mëdha. Një artikull botuar kohët e fundit në The New York Times tregon se për shkak të mungesës së personelit restorantet londineze janë të detyruara të ulin numrin e orëve të hapjes, duke përmendur se 11 përqind e vendeve të punës të këtij sektori, ka mbetur pa punonjës. Firma që dikur punësonin në stafin e shërbimit italianë, spanjollë dhe grekë, nuk mund të trokasin tani aq lehtë në tregun europian të punës, sepse Brexiti i ka dhënë fund lirisë së lëvizjes së punonjësve. Rregullat e reja të migracionit pas Brexitit e kanë vështirësuar futjen në tregun britanik të punës të qytetarëve të pakualifikuar të BE-së. 

Marrë nga DW

brexit londer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet