LIVE UPDATES
Bota

BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë; Kremlini, gati për sulm

Sanksionet do të vënë në shënjestër ndër të tjera, teknologjinë e përdorur nga makina e luftës ruse, tha në një konferencë shtypi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

3 Shkurt 2023, 23:00 Nga k.m.
BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë; Kremlini, gati
Charles Michael, Volodymir Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen

KIEV- Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt, për të shënuar përvjetorin e agresionit të plotë të Rusisë në Ukrainë, tha një zyrtare e lartë e bllokut në Kiev të premten, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një ofensivë të pritshme ruse në javët e ardhshme. Sanksionet do të vënë në shënjestër ndër të tjera, teknologjinë e përdorur nga makina e luftës ruse, tha në një konferencë shtypi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sanksionet do të synojnë veçanërisht komponentët e përdorur në prodhimin e dronëve, tha ajo, duke përmendur Iranin si furnizuesin kryesor të Rusisë.

Mbyllja e hapësirave që Kremlini përdor për të anashkaluar sanksionet do të jetë gjithashtu një përparësi, shtoi Von der Leyen, e cila ishte në vizitën e saj të katërt në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës. Masat e sakta në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së duhet të dakordohen nga 27 vendet anëtare të bllokut – një proces që mund të zgjasë për javë të tëra.

Zyrtarët e lartë të BE-së u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një shfaqje mbështetjeje për vendin që po lufton për t'iu kundërvënë forcave të Kremlinit dhe përpiqet t'i bashkohet BE-së si dhe NATO-s.

Samiti i fundit i tillë u mbajt në Kiev në tetor 2021 - disa muaj para fillimit të luftës. Vizita shumë simbolike është gjithashtu misioni i parë politik i BE-së i këtij lloji në një vend në luftë. Takimi i nivelit të lartë erdhi pasi një 60-vjeçar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën të premten kur raketat ruse goditën qendrën e Toretskut, në rajonin lindor të Donetskut, tha zyra e prokurorit vendas në një deklaratë në Facebook.

Autoritetet ukrainase raportuan të premten se të paktën gjashtë civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të mëparshme.

Ndër viktimat ishin dy vëllezër, të moshës 49 dhe 42 vjeç, të vrarë kur bombardimet ruse shkatërruan një ndërtesë apartamentesh në rajonin verilindor të Kharkivit, tha zyra presidenciale e Ukrainës. Babai i tyre 70-vjeçar u shtrua në spital me plagë. Gjithashtu, gjashtë persona u plagosën dhe 18 ndërtesa banimi, dy spitale dhe një shkollë u dëmtuan në një sulm rus në qytetin lindor të Kramatorskut të enjten, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko. Katër persona humbën jetën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në atë qytet të mërkurën.

Zyrtarët evropianë ishin të vendosur për të vazhduar mbështetjen ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës, por ata nuk dhanë ndonjë hollësi të re në lidhje me rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Presidenti Zelenskyy tha se qëllimi i Ukrainës "është të fillojë negociatat këtë vit". Por procesi ka të ngjarë të zgjasë me vite dhe do të kërkojë miratimin e reformave të gjera, duke përfshirë një shtypje të korrupsionit, ndërsa vendi merr miliarda dollarë ndihma. Kievi paraqiti zyrtarisht kërkesën e tij qershorin e kaluar.

Presidenti Zelenskyy tha se ishte bërë përparim për integrimin e mëtejshëm ekonomik të Ukrainës në BE në disa sektorë, duke përfshirë bujqësinë, industrinë, energjitikën dhe doganat. Qeveria e Ukrainës është e prirur të marrë më shumë ndihmë ushtarake perëndimore, përveç tankeve të premtuara javën e kaluar, pasi palët ndërluftuese pritet të nisin ofensiva të reja sapo të përfundojë dimri. Kievi i ka kërkuar Perëndimit të sigurojë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi./VOA

charles michael volodymir zelenskyy ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet