LIVE UPDATES
Bota

"Shamia më kishte rënë nga koka dhe një motoçiklist më fotografoi", si është të arrestohesh nga “policia e moralit” në Iran

Autoritetet iraniane janë duke e forcuar zbatimin e detyrueshëm të ligjit kundërthënës për hixhabin dhe duke i luftuar shkelëset e dyshuara.

19 Maj 2024, 09:33 Nga N.F
"Shamia më kishte rënë nga koka dhe një
Foto ilustruese

IRAN- Dhjetëra gra janë arrestuar në Iran në javët e fundit për shkak se nuk e kanë veshur mbulesën e detyrueshme islamike të kokës. Autoritetet iraniane janë duke e forcuar zbatimin e detyrueshëm të ligjit kundërthënës për hixhabin dhe duke i luftuar shkelëset e dyshuara.

Për këtë çështje u mbajtën protesta të papara që e tronditën Iranin në vitin 2022. Homa [emri jo i vërtetë i saj], një nënë 42-vjeçare e dy fëmijëve, foli për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, për atë se si është të pësosh nga kjo shtypje. Rrëfimin e saj mund ta lexoni më poshtë.

“Tërheqja zvarrë”


Isha duke u kthyer nga shtëpia e nënës sime dhe kisha bërë blerë ca gjëra. Po i mbaja në dorë qeset me sende pazari në njërën dorë dhe çelësat në dorën tjetër, për ta hapur derën time. Shamia e kokës më kishte rënë në poshtë.

[Një burrë] me motoçikletë kaloi pranë dhe më tha: “Zonjushë, vure shaminë në kokë përsëri”. Unë i thashë: “Jo”. Ai më kërkoi përsëri, por e shpërfilla. Ai e nxori telefonin pastaj dhe më fotografoi. Pa humbur kohë, një furgon i “policisë së moralit” u shfaq.

"Shamia më kishte rënë nga koka dhe një

Motoçiklisti, shoferi i furgonit dhe dy gra erdhën në drejtimin tim. Iu kërkova atyre që, së paku të më lejonin t’i fusja brenda gjërat që kisha vlerë, por më thanë t’i merrja të gjitha me vete. Iu thashë se nuk është se e keni kapur një hajdute. Sikur mos të futesha në furgon, me gjasë ata do të më kishin tërhequr zvarrë brenda tij.

Mendoj se brenda furgonit ndodheshin tetë njerëz, përfshirë mua. Nuk kishte hapësirë në të gjithë, prandaj u ula në një mbështetës krahu. Përveç meje dhe një gruaje tjetër e cila ishte mbi 40 vjeçe, të gjitha të tjerat ishin të reja. Aty ishin edhe një nënë me të bijën, të cilat thanë se kishin qenë duke ngrënë në një restorant kur ishin arrestuar. Ato nuk ishin lejuar as ta mbaronin ushqimin madje.

"Shamia më kishte rënë nga koka dhe një

“U përpoqën të na frikësonin”


Ata na dërguan në stacionin policor. Zbritëm nga furgoni dhe u shoqëruam në një sallë, ku na rreshtuan të gjithave mbështetur për muri. Na e bënë një fotografi në grup dhe na thanë të uleshim dhe prisnim në korridorin e një dhome.

Në ndërkohë, dy studente universiteti po qanin. [Një oficer] u tha atyre të mos shqetësoheshin, sepse arrestimi i tyre nuk do të shfaqej në historinë e tyre penale.

Në dhomë, tre burra dhe një grua qëndronin ulur mbrapa një tavoline. Mua ma dhanë një dokument për ta nënshkruar. U thashë se doja ta lexoja së pari. Në dokument shkruhej se unë e kisha hequr shaminë e kokës dhe kisha vepruar kundër përulësisë publike. E lexova me përbuzje, qesha, e nënshkrova dhe e vulosa duke vënë shenjën e gishtit.

Pastaj, ata më thanë se kisha nevojë për një garant. Unë u thashë se jam mjaft e rritur dhe se mund të garantohem për veten time. Ata nuk pranuan dhe ngulën këmbë që, burri im, babai, nëna apo një anëtar familje, duhej të vinte në stacionin policor. Ata thanë gjithashtu se duhej t’i dorëzoja dokumentet e identifikimit dhe të dilja para gjykatës të nesërmen.

Të gjithë oficerët ishin sarkastikë dhe u përpoqën të na frikësonin. Një vajzë kërkoi ta shihte fotografinë që ia kishin bërë asaj [kur e kishin arrestuar]. Një oficer u kthye dhe me përbuzje i tha: “Do ta bëjmë atë fotografi të profilit tuaj [në sistemin tonë]”. Të gjithë oficerët ishin nën moshën 30 vjeç.

"Shamia më kishte rënë nga koka dhe një

“Mbase do ta bëja përsëri”


Ne u paraqitëm në gjykatë. Kishte shumë njerëz atje, të cilët ishin arrestuar një ditë më herët. Ishin rreth 15 gra. Shumë prej tyre ishin atje, sepse veturat e tyre ishin sekuestruar [si ndëshkim] për mosbartjen e hixhabit. Vetura ime u sekuestrua dy herë.

Ne pritëm për kohë të gjatë në korridor [para se të futeshim në dhomën e gjykatës]. Stafi po qeshte. Studentet e reja universitare ishin të frikësuara, të gjitha.

Kur dosja e një personi futej në sistem, atij personi i jepej një kod dhe dërgohej për të dalë para gjykatësit. Kishte plot njerëz pranë gjykatës. Disa prej grave ankoheshin se procesi po zgjaste shumë. Sekretari i gjykatësit po i shqyrtonte disa raste vetë.

Në disa raste, sekretari i gjykatësit i mbushte vetë formularët e grave. Ai shkruante fjali, si: “Pendohem, dhe nuk do ta bëj përsëri”, dhe u thoshte [grave] vetëm ta nënshkruanin atë. Unë i thashë sekretarit të gjykatësit të mos e shënonte se unë pendohesha, sepse nuk u pendova dhe mbase do ta bëja përsëri.

Unë nuk u gjobita. Por, studenteve të universitetit iu kërkua ta nënshkruanin një dokument tjetër. Arrita ta shoh shifrën prej 5.000.000 rialë [8 dollarë].

“Trysnia po rritet”
Trysnia është duke u rritur. Ata po i detyrojnë baballarët, vëllezërit, tërë familjen, dhe madje nënat, t’i detyrojnë gratë ta bartin hixhabin.

Një mike më tha se e kishte pyetur një mik të vetin në polici të shpjegonte si kishte mundësi që ajo po gjobitej vazhdimisht, edhe pse jetonte dhe punonte në një vend ku nuk kishte kamera të sigurisë. Miku i saj polic tha se ata kanë njerëz nëpër rrugë, të cilët, kur e shohin një grua pa shami në kokë, e ndjekin atë deri te vetura e saj dhe ia marrin numrin e tabelave të veturës.

Marrë nga REL

iran policia e moralit arrestim


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë