LIVE UPDATES
Bota

Çfarë i sjell BDI-së dhe koalicionit të saj? Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen më 22 maj rivotime në 7 qendra votimi

Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

18 Maj 2024, 22:02 Nga r.ll
Çfarë i sjell BDI-së dhe koalicionit të saj? Në
foto ilustruese

SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian. Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

Të gjithë anëtarët e KSHZ-së, përveç nënkryetares Ditmire Shehu, e cila nuk mori pjesë në seancë, votuan që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. Bëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë.

Rivotimi rrezikon që Frontit Evropian t’i merret një deputet dhe ai t’i shkojë koalicionit Vlen, duke pasur parasysh ndikimin që drejtues të këtij koalicioni kanë, konkretisht në fshatin Llërcë, ku u konfirmua rivotimi. Më pak se dyqind vota do të përcaktojnë nëse BDI dhe koalicioni i tij do të humbasë apo do të ruajë këtë vend në parlament.

Rivotime do të ketë edhe në gjashtë qendra të tjera në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore. Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

BDI-ja dhe partnerët e saj vlerësojnë se të gjitha partitë janë bërë bashkë për ta dëmtuar atë sepse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit doli partia e dytë në vend me 19 ligjvënës, teksa LSDM-ja me një më pak, kurse koalicioni Vlen me 13 vende nga 120 sa ka parlamenti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha pas një takimi të shtunën me drejtuesit e koalicionit Fronti Evropian se ata janë fituesit e zgjedhjeve të 8 majit, por se po bëhen marrëveshje në dëm të shqiptarëve, me synim rrezikimin e marrëdhëniet ndëretnike. “Rivotimi ka një prapaskenë të rrezikshme, por nuk do të lejohet që të realizohet strategjia e nxitjes së tensioneve”, tha zoti Ahmeti .

Ndërkohë, koalicioni Vlen ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe fraksioni i Aleancës për Shqiptarët akuzojnë BDI-në për manipulime në zgjedhjet parlamentare të para dhjetë ditëve; për blerje votash dhe trysni e kërcënime ndaj votuesve.

“Vlen” është përfshirë në bisedimeve intensive me partinë VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re. Zoti Arben Taravari ka theksuar se të premten që vjen mund të zyrtarizohet koalicioni i ri qeveritar.

Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-ja shënoi fitore të thellë, janë ndjekur me interes jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Analistët në Shkup e shikojnë VMRO-në nacionaliste si frenuese e proceseve të integrimit të vendit në BE me retorikën e zyrtarëve të saj të lartë kundër marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat janë kyçe për rrugën e vendit të vogël ballkanik drejt Brukselit./VOA

zgjedhje ne maqedonine e veriut bdi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet