LIVE UPDATES
Bota

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Grupi i hakerëve paralajmëruan për sulme të tjera edhe në ditët në vijim dhe postimi i fundit mbi këtë u bë më 10 maj. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar publikisht sulmet e bëra gjatë javës së kaluar dhe për këtë fajësoi “hakerët rusë”, pa specifikuar se për kë saktësisht bëhet fjalë.

14 Maj 2024, 17:10 Nga N.F
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Foto ilustruese

KOSOVË- Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që përkohësisht bllokuan disa faqe qeveritare në Kosovë gjatë javës së kaluar, përderisa Qeveria tha se sulmi nuk shkaktoi pasoja në të dhëna dhe faqet janë rikthyer online. Radio Evropa e Lirë ka analizuar profilet e këtyre sulmuesve të mundshëm, përderisa ekspertët e fushës thonë se sulmi duhet të jetë alarm për mbrojtje më të madhe kibernetike.

“Gabimi i Kosovës”, është hashtagu i përdorur në disa postime në kanalin e Telegramit të quajtur “Server Killers” (vrasësit e serverit).

Në këto postime, që nisën nga 7 maji, ky grup prorus në Telegram, i cili më 14 maj ka pasur rreth 2 mijë anëtarë, pretendon se ka kryer sulme kibernetike mbi disa ueb-faqe qeveritare të Kosovës. Grupi thotë se sulmi u krye pasi Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në një konferencë ndërkombëtare të mbrojtjes të mbajtur më 6 dhe 7 maj në Poloni, shprehu mbështetje ndaj Ukrainës lidhur me luftën që po zhvillon Rusia atje.

“Ai duhet të mendojë më shumë për sigurinë e faqes së tij, dhe jo për Ukrainën”, ishte shkruar në një postim të kanalit Server Killers, më 7 maj.

Në postim ata përfshinë edhe fotografi që, sipas tyre, ishin dëshmi për bllokimin e faqeve të Kryeministrisë dhe Presidencës, ndër tjerash. Grupi i hakerëve paralajmëruan për sulme të tjera edhe në ditët në vijim dhe postimi i fundit mbi këtë u bë më 10 maj. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar publikisht sulmet e bëra gjatë javës së kaluar dhe për këtë fajësoi “hakerët rusë”, pa specifikuar se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Disa ueb-faqe qeveritare kanë qenë cak i sulmeve të tipit DDoS. Për një kohë të shkurtër ueb-faqet kanë qenë jofunksionale. Ato janë rikthyer në funksion dhe pa pasoja në të dhëna”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, pa specifikuar detaje të tjera mbi sulmin.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia nuk kanë treguar nëse ka ndonjë progres në identifikimin e sulmuesve specifikë apo ndonjë hap tjetër lidhur me këtë situatë. Distributed Denial of Services (në shqip: Mohim i Shpërndarë i Shërbimeve) është një lloj sulmi kibernetik ku nga adresa të ndryshme dërgohet trafik i madh në faqet që janë cak i sulmit. Ky trafik i pazakontë më pas shkakton bllokimin ose rënien nga funksioni të faqes së shënjestruar.

“Si sulm është mjaft efektiv. Nuk është ndoshta më i avancuari dhe është më lehtë të ekzekutohet. Nuk ke nevojë të jesh shumë i avancuar në teknologji që ta ekzekutosh”, thotë Kujtim Kryeziu, drejtues ekzekutiv në kompaninë e sigurisë kibernetike.

Kryeziu, i cili ishte i angazhuar edhe në disa projekte qeveritare për siguri kibernetike, thotë se grupe të hakerëve ndonjëherë përdorin këto sulme edhe për të dërguar mesazh apo për të testuar cenueshmërinë e sistemeve që i kanë shënjestër.

“Në shumicën e rasteve këto sulme janë një indikator i parë i sulmeve të tjera që mund të vijnë… Kemi pasur rastin edhe në Shqipëri, sulmi që ka qenë nga Irani ka filluar me DDoS dhe në fund ka eskaluar në rrjedhje të të dhënave”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kanali në Telegram i quajtur “Server Killers”, sipas të dhënave të Telegramit, ishte regjistruar në fillim të gushtit të vitit 2023. Sipas analizës së bërë nga ekipi i forenzikës digjitale të Radios Evropa e Lirë, kanali është nga Rusia dhe në gjuhën ruse.

Më 24 shkurt aty ishte uruar një festë shtetërore e Rusisë, përkatësisht “Dita e Atdheut” që festohet më 23 shkurt dhe u kushtohet veteranëve dhe personelit të ushtrisë ruse. Më 8 maj, një ditë pas sulmit fillestar, në këtë kanal thanë se sulmit ndaj Kosovës i janë bashkuar edhe dy grupe tjera hakerësh: Digital Revolt (Revolta Digjitale) dhe Matryoshka 424, të dy kanalet po ashtu në gjuhën ruse.

“Përgatitu për pasojat, Kosovë. Ju keni bërë një gabim fatal”, thuhet në postim në rusisht në kanalin Server Killers. Edhe dy kanalet e tjera bënë postime të ngjashme duke komentuar, po ashtu, edhe mbulimin medial të sulmit, duke thënë se ky është vetëm fillimi.

“Edhe ngrohja bëri bujë aq sa mediat u çmendën! Kosova ende nuk e ka parë fuqinë e sulmit tonë të përbashkët... Çfarë do të ndodhë tutje?”, thuhet në një postim në kanalin Matryoshka.

Sipas faqes TGstat që tregon të dhëna mbi kanalet në Telegram, kanali Matryoshka ishte formuar më 27 prill të vitit 2023, ndërsa kanali Digital Revolt, së fundmi në maj të vitit 2024. Të dyja së bashku kanë më pak se dy mijë anëtarë.

Në kanalin e Server Killers, më parë ata kishin njoftuar se kanë kryer sulme edhe në faqe zyrtare të shteteve të ndryshme, përfshirë Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë muajit prill. Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve se cilat ueb-faqe qeveritare u sulmuan dhe për sa kohë zgjati sulmi.

Ndërkohë, sipas postimeve nga grupet e hakerëve, ueb-faqet e sulmuara përfshinin atë të Kryeministrisë, Presidencës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë e të tjera. Në testimet e bëra nga Radio Evropa e Lirë, më 14 maj, këto faqe ishin funksionale.

Qeveria e Kosovës në një koment për Radion Evropa e Lirë lidhur me këtë sulm, kanë thënë se kanë shtuar “vigjilencën dhe bëjnë vlerësimet e nevojshme për të rritur nivelin e mbrojtjes nga sulme të ngjashme në të ardhmen”. Kujtim Kryeziu thotë se në rastet e sulmeve DDoS, përdoren kompjuterë të shumëfishtë nga shumë lokacione.

“Shkaku që është i shpërndarë dhe mund të vijë nga rajone të ndryshme e bën të vështirë të gjendet. Nëse (sulmi) është shumë i madh, ai mund të vijë nga Rusia, nga Kina, por edhe nga Kosova nga sisteme të infektuara”, shpjegon Kryeziu.

Ai, megjithatë, thotë se Qeveria dhe ekspertët brenda saj kanë mundësi të identifikojnë deri në një masë burimin e sulmit dhe në këtë rast “kanë bazë për të thënë se sulmi ka ardhur nga Rusia”. Institucionet e Kosovës ishin cak i sulmeve kibernetike disa herë gjatë viteve të fundit, por pa pasoja afatgjate apo rrjedhje të të dhënave.

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i vitit 2023, thotë se rreth 64 për qind e qytetarëve të anketuar i kanë konsideruar sulmet kibernetike “si rrezik për sigurinë kombëtare”. Kur bëhet fjalë për institucionet shtetërore dhe sigurinë kibernetike, sipas Kryeziut, një ndër problemet më të mëdha është mungesa e “pavarësisë së Kosovës në internet”.

Kjo meqë ngjashëm me një kod telefonik shtetëror të veçantë, Kosova do të duhej ta kishte edhe një adresë të unifikuar të faqeve në internet, ajo që quhet “Top Level Domain” (TLD). Kosova ende nuk e ka marrë TLD-në e saj për shkak se procesi për dhënien duhet të përfshijë një lloj dakordimi politik nga shumë shtete, përfshirë ato që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
 Ai thotë se në rast të marrjes së TLD-së, hapen mundësi për mbrojtje edhe më të avancuara të institucioneve online.

Tjetër problem me sigurinë kibernetike në institucionet kosovare, sipas Kryeziut, është edhe mungesa e burimeve njerëzore, pasi ekspertë të fushës kibernetike të kualifikuar janë më të orientuar në sektorin privat, si sektor “më profitabil dhe me mundësi në rritje në karrierë”. Në shtator të vitit 2022, Kosova miratoi Projektligjin për Siguri Kibernetike, ndërkaq brenda vendit funksionon edhe Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT). Ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me sulmet e fundit.

Marrë nga REL

kosove hakerim ueb-faqe qeveritare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet