LIVE UPDATES
Bota

Shumë reagime në Kosovë; Analistët me pikëpamje të ndara rreth propozimit për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Mëdyshjet përshkojnë edhe pikëpamjet e analistëve rreth propozimit që nuk parasheh njohje të ndërsjellë por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

14 Shkurt 2023, 19:27 Nga k.m.
Shumë reagime në Kosovë; Analistët me pikëpamje të
Foto ilustruese

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të çojë në përballje me sanksione. Të dyja palët thanë se e pranojnë në parim propozimin, që ka nxitur mëdyshje e debate në shoqëritë e të dyja vendeve.

Mëdyshjet përshkojnë edhe pikëpamjet e analistëve rreth propozimit që nuk parasheh njohje të ndërsjellë por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë se plani ndonëse nuk e thekson prerazi njohjen e ndërsjellë, megjithatë ka elementet e pranimit të realiteteve politike dhe legale të të dyja shteteve.

“Domethënë de facto njohja është aty, mirëpo unë e kuptoj fare mirë se në Kosovë ka disponim që mos të pranohet një plan asisoj që nuk thërret në mënyrë eksplicite për njohje të ndërsjellë sepse kjo atëherë do të ketë implikime të tjera. Por duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet Evropa, Ballkani, pak a shumë edhe Shtetet e Bashkuara si faktori kryesor i mbështetjes së sigurisë dhe politikës në Evropë karshi luftës e cila po ndodhë në Ukrainë, mendoj që plani është diçka që duhet të konsiderohet me seriozitet prej të dyja palëve, por sidomos prej palës së Kosovës, e cila është shumë e interesuar dhe është në interesin e Kosovës që të shkëputet një herë e përgjithmonë prej këtij konflikti që e ka me Serbinë”, tha Morina në një intervistë me Zërin e Amerikës që të plotë mund ta lexoni këtu.

Aleksandar Popov, udhëheqës i Qendrës për rajonalizëm me seli në Novi Sad, thotë se propozimi tani për tani është varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes dhe se kriza e Ukrainës i përshpejtoi përpjekjet e perëndimit që në një mënyrë të zgjidhë “nyjën e Kosovës”, duke i vendosur çështjet në një kuadër më real kundruall kërkesave maksimale të palëve.

“Ai plan është real meqë parasheh diçka që është e pranueshme për Serbinë në një masë, sepse nëse shihet neni i katërtë i tij atëherë ai plan sjell njohjen implicite të Kosovës dhe kjo i është parë për të madhe (presidentit Aleksandar) Vuçiç gjatë debatit në parlament për këtë çështje. Megjithatë, ai ka arritur tash për tash të amortizojë pakënaqësitë. Ndërsa Kurti nuk është i kënaqur sepse kishte shtruar kërkesa maksimale dhe nuk di si t’ia dalë në krye me opinionin publik, posaçërisht zgjedhësit së tij meqë kishte thënë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë dhe pastaj mund të bisedohet për të gjitha çështjet. Megjithatë Beogradi është i vetëdijshëm se kur të ndodhë kjo, nuk ka më për çfarë të bisedohet”, tha analisti Popov në një intervistë me Zërin e Amerikës.

Por, profesori James Ker-Lindsay nga London School of Economics kundërshton vlerësimet që dolën javën e kaluar nga Bashkimi Evropian se propozimi është një mundësi historike për të dyja palët.

E di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën. Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Ky propozim nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim, por në vend që të ushtrohet mbi palët për të pranuar një marrëveshje shumë të dobët, që nuk do t'i pëlqejë askujt, atëherë me siguri do të kishte qenë më mirë të përdorej ajo trysni për të bindur kryeministrin Kurti, për të bindur presidentin Vuçiç të shkojnë deri në fund”, tha analisti James Ker-Lindsay në intervistë me Zërin e Amerikës që të plotë mund ta lexoni këtu.

Krahas përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Kosovën që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin për të cilin është arritur një marrëveshje që në vitin 2013, nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje.

Morina thekson se marrëveshja e vitit 2013, është në kundërshtim me konceptin shumetnik të Kosovës, që ishte synim i bashkësisë ndërkombëtare.

“Domethënë me marrëveshjen e vitit 2013 thyhet ky koncept komplet, sepse dy komunitetet ai shqiptar dhe serb dhe mos të flasim për komunitete tjera që jetojnë në Kosovë siç janë boshnjakët, turqit, komuniteti RAE dhe të tjerët, por këto dy komunitete komplet ndahen njëra prej tjetrës dhe formohet jetë paralele për dy komunitetet. Komuniteti serb atëherë do ta ketë në njëfarë mënyre drejtimin e vet dhe duart e lira që ta rregullojnë jetën e tyre se si e shohin ata me një lidhje shumë të fortë me Beogradin”, tha ajo.

Profesori James Ker Lindsay thotë ndërkaq se për të arritur marrëveshjen me Serbinë, asociacioni është ndoshta mënyra më pak e dhimbshme.

“Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnik, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se do t'i ruajmë kufijtë, por do t'u japim serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë. Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale. Askush, nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë. Sinqerisht, mendoj se disa njerëz po e kundërshtojnë atë sepse nuk e kuptojnë që nuk është Republika Serbe. Ka edhe shumë njerëz të tjerë, veçanërisht nga jashtë, të cilët po flisnin për këtë sepse duan të shkaktojnë telashe. Milorad Dodik po e bën këtë sepse dëshiron të shkaktojë telashe”, tha ai.

“Asociacioni, pavarësisht se kur dhe si do të themelohet, nuk do t’i ketë sigurisht atributet e Republikës Serbe. Kjo është larg së vërtetës por me këtë nxitet frikë që nëse e pranojmë këtë do të kemi Republikën e re Serbe. Ajo që propozohet është larg nga Republika Serbe. Ajo është faktikisht një shërbim i komunave me shumicë serbe që kryen disa punë për të cilat autorizohet nga komunat”, tha analisti Popov.

Më gjithë mëdyshjet, Popov është i bindur se fuqitë perëndimore nuk do të lejojnë dështimin e procesit e as zvarritjen e tij pavarësisht veprimeve të të dyja palëve.

Të premten Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Nga këto gati 12 vjet janë të përshkuara nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që siguruan një gamë marrëveshjesh, por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./VOA

plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet