LIVE UPDATES
Bota

Varhelyi: KE-ja e gatshme të punojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Evropian të për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, në mënyrë që të mos hyjë përsëri në një fazë të ngadalshme, siç ka qenë në pesë vjetët e mëparshme.

14 Shkurt 2023, 18:32 Nga a.l
Varhelyi: KE-ja e gatshme të punojë për aplikimin e Kosovës
Oliver Varhelyi

Në seancë plenare të Parlamentit Evropian të martën është zhvilluar një debat për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Evropian të për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, në mënyrë që të mos hyjë përsëri në një fazë të ngadalshme, siç ka qenë në pesë vjetët e mëparshme.

Në këtë debat mori pjesë edhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai tha se viti i kaluar ishte një prej viteve më të frytshme në procesin e zgjerimit. Në vitin 2022, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në BE. Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë e Hercegovina morën statusin kandidatit, ndërsa Gjeorgjia u cilësua si një kandidate potenciale.

Varhelyi kërkoi që edhe Parlamenti Evropian, për të mbajtur ritmin e duhur edhe këtë vit, duhet të japë sinjale pozitive për procesin e zgjerimit. Ai, si dëshmi se BE-ja tash e ka prioritet vërtetë zgjerimit, përmendi edhe faktin se në katër takimet radhazi të Këshillit Evropian, zgjerimi ishte temë e diskutimit.

Varhelyi gjatë debatit është pyetur edhe për vendet e rajonit veç e veç. Një prej pyetjeve ishte edhe për “dosjen e Kosovës”, apo më saktësisht për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, a është problem për procesin e zgjerimit që Kosova nuk është njohur nga pesë shtetet e bllokut dhe a do të thotë kjo se Kosova nuk mund të lëvizë në procesin e integrimit.

Të gjithë e dimë se cili është qëndrimi ligjor për statusin e Kosovës. Pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe kjo ndikon në qasjen tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tash, Presidenca suedeze është duke shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për status kandidati, por vendimi nuk na takon neve, por Këshillit”, u përgjigj ai.

Komisionari evropian u pyet edhe për atë që është cilësuar si “dështim i Kosovës” që të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Do të ishte më së miri të përgjigjem duke cituar konkluzat e Këshillit Evropian nga java e kaluar. Dhe aty u bë qartë se cilat janë kushtet për përparim në rrugën evropiane”, tha ai duke cituar pjesën e cila fton direkt që pa kushte të zbatohen të gjitha obligimet nga e kaluara, në veçanti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Rruga evropiane e Kosovës, sikurse edhe ajo e Serbisë, shkon përmes dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve”, shtoi ai.

Për Malin e Zi, Varhelyi tha se ky shtet ka humbur disa vjet për shkak të ndasive të brendshme politike, që kanë penguar reformat.

Për fat të keq, Mali i Zi i ka humbur deri tash më shumë se tre vjet pa progres domethënës në procesin e zgjerimit. Ky shtet ka qenë vend udhëheqës në proces. Por, për shkak të ndasive politike brenda shtetit, ky shtet nuk ka qenë në gjendje të lëvizë përpara në reforma, e si rrjedhojë as në procesin e negociatave të anëtarësimit”, tha ai.

Ai u pyet edhe për dështimin e Serbisë që të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së rreth sanksioneve ndaj Rusisë si dhe përhapjes së propagandës ruse në Serbi, por edhe rreth ndikimit të shërbimeve të zbulimit nga Rusia që ta destabilizojnë rajonin.

Është e qartë se Serbia është vend kandidat dhe për të vlejnë kushtet e njëjta. Po ashtu edhe përshtatja me politikën e jashtme është kusht dhe kemi kërkuar nga Serbia të jetë në anën tonë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Është e qartë edhe politikisht për të gjithë ata që ndjekin procesin e negociatave me Serbinë, ky është ndoshta edhe problemi kryesor në negociata. Por, përshtatja në politikën e jashtme si kusht për suspendim formal të negociatave, mund të ketë ndikim jo të mirë dhe këtë e kemi parë në rastet tjera. Ky mbetet si mjet i fundit”, tha Varhelyi.

Komisionari evropian tha se BE-ja do të ndihmojë liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinës për të zhvilluar dialogun politik, i cili do ta avanconte procesin e zgjerimit me këtë shtet pasi mori statusin e kandidatit. Ai tha se kriteret për hapat e ardhshëm do të lidhen qartë me përparimin në procesin e reformave.

Ai u pyet direkt edhe për qëndrimet e tij ndaj liderit të serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, i cili mbështet hapur Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe kërcënon integritetin territorial të Bosnjës.

Vetëm mund të përsëris qëndrimin tonë të shprehur më herët se të jesh krah Putinit në këtë kohë është diçka që e izolon ndërkombëtarisht Republikën Sërpska dhe udhëheqjen e saj. Nuk ka vend në Evropë për mbështetje të krimeve që bën Rusia në Ukrainë dhe mesazhi ynë është i qartë”, tha Varhelyi.

Sa i përket ideve për suspendimin e fondeve të BE-së për entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë, ai tha se kjo nuk është e lidhur me Rusinë, por me tërheqjen e serbëve të Republikës Sërpska nga institucionet e Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, tha ai, këto fonde lidhen me kthimin e tyre në institucione.

Deputetët nga Bullgaria pyeten se çfarë mund të bëhet për të ndalur atë që ata e quajnë “fushatë të urrejtjes ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Varhelyi përmendi si kusht edhe respektimin e tolerancës dhe fqinjësisë së mirë dhe se Komisioni Evropian do ta monitorojë këtë. Por ai tha se edhe Qeveria në Shkup është e vetëdijshme dhe po vepron kundër urrejtjes ndaj qytetarëve që deklarohen si bullgarë. Komisioneri Varhelyi u pajtua me deputetët që thanë se të tjerët do të mbushin hapësirat e zbrazëta që mund t’i krijojë BE-ja nëse dështon të stabilizojë dhe integrojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

 

oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet