LIVE UPDATES
Bota

Shtypja e protestave në Iran, BE vendos sanksione të reja ndaj disa 11 personave dhe 4 entiteteve

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian gjatë takimit të mbajtur në Luksemburg ka vënë sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe 4 entiteve iraniane.

17 Tetor 2022, 20:00 Nga d.a.
Shtypja e protestave në Iran, BE vendos sanksione të reja ndaj disa 11
Annalena Baerbock

LUKSENBURG- Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Iranit. Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian gjatë takimit të mbajtur në Luksemburg ka vënë sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe 4 entiteve iraniane.

Vendimi i sotëm përfshin Policinë e Moralit të Iranit dhe dy nga figurat kryesore të saj, Mohammad Rostami dhe Hajahmad Mirzaei. BE-ja sanksionoi edhe Forcat iraniane të Zbatimit të Ligjit (LEF), si dhe një numër të shefave të saj lokalë për rolin e tyre në shtypjen brutale të protestave. BE-ja shtoi në këtë listë edhe Issa Zarepourin, Ministrin iranian të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për përgjegjësinë e tij për mbylljen e internetit.

Ministrat evropianë kanë njoftuar për masa të reja si rezultat i përfshirjes së tyre në shtypjen që qeveria e filloi muajin e kaluar kundër demonstruesve të indinjuar nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

“Do të ketë ndalim udhëtimi për ata që janë përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Iran që demonstuan për të drejtat e tyre. Do të ketë gjithashtu një ngrirje të pasurisë dhe nëse ky regjim vazhdon të shtypë njerëzit e tij në këtë mënyrë, do të ketë sanksione të tjera”, tha kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Ditë më parë presidenti Joe Biden gjithashtu foli për protestat në Iran gjatë vizitës në një kolegj në Kaliforni duke shprehur besimin se demonstratat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

“Unë jam marrë me politikë të jashtme për një kohë të gjatë. Më ka habitur reagimi që shkaktoi vdekja e Mahsa Aminit në Iran. Është nisur diçka që nuk mendoj se do të qetësohet për një kohë të gjatë”, tha presidenti amerikan.

Ndërkaq, ende nuk dihet se si burgu famëkeq Evin në Teheran u përfshi nga flakët ku sipas të dhënave të fundit zyrtare kanë humbur jetën tetë të burgosur. Agjencia “Associated Press” njofton se pas analizimit të fotove satelitore, zjarri që dogji një pjesë të burgut ku mbahen edhe të burgosurit politikë iranianë, dëmtoi një nga ndërtesat më të mëdha të kompleksit.

“Sa i përket incidentit që ndodhi në burgun e Evinit, fatkeqësisht disa qeveri evropiane dhe ajo amerikane kishin të njëjtën qasje që kishin ndaj ngjarjeve të fundit në Iran, domethënë mbajtën qëndrime të pabaza, spekuluan, u nxituan dhe ndërhynë në punët tona”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Nasser Kanaani.

Megjithatë, videot në internet tregojnë skena kaotike me flakët që ngrihen nga kompleksi, të shtëna armësh zjarri që dëgjohen qartë si dhe njerëzit që thërrasin: “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit!”/VOA/

annalena baerbock mahsa amini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet