Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.
SHBA- Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vendosi gjykatësja federale e kësaj çështje të martën, duke ulur ndjeshëm shanset fillimit të njërit nga gjyqet për akuza penale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.
Gjykatësja federale Aileen Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, tha të martën se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për 40 akuza federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga detyra në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t'i tërhequr ato.
Trump është kandidati i pritshëm republikan për president, që pritet të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden, i cili e mundi atë katër vjet më parë. Prokurori i posaçëm Jack Smith përballet me pengesa të mëdha për të çuar njërën nga dy çështjet federale kundër zotit Trump në gjyq përpara zgjedhjeve. Gjykatësja Cannon ende nuk ka vendosur për disa çështje ligjore thelbësore lidhur me çështjen e dokumenteve dhe ka sinjalizuar mbështetje për mbrojtjen e zotit Trump për disa çështje./ VOA
foto ilustruese SLLOVAKI- Policia në Sllovaki po përpiqet të zbulojë se kush dërgoi më shumë se 1000 kërcënime...
Foto ilustruese ITALI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Romë. Një 19-vjeçar ka hyrë n&...
foto ilustruese AMSTERDAM- Policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë ndërsa mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin hol...
Foto nga laboratori KOSOVË - Një laborator droge është zbuluar këtë të martë nga Policia në Leposaviç t...
Antonio Guterres GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu të martën shqetësim të thellë p...
foto ilustruese GAZA- Jordania tha të martën se kolonët izraelitë sulmuan një kolonë ndihmash humanitare në rrugën ...
Foto nga vendi i ngjarjes UKRAINA- Raketa TOS-1A LANSER njoftohet se është shkatërruar nga Ukraina. Kjo raketë quhet shpesh si një...
Agon Maliqi KOSOVË - Muajin e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e K...
Donald Trump dhe Stormy Daniels SHBA- Pas takimit me Donald Trump në një turne golfi në vitin 2006, aktorja e filmave për të rritu...
FRANCË - Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin ro...