LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë rrit shpresat për arritjen e një armëpushimi 6-javor në Gazë

Një ditë më parë Nënpresidentja amerikane ripërsëriti thirrjen e saj për një armëpushim “të menjëhershëm” gjashtë-javor në Gazë, ndërsa u takua me një anëtar të lartë të kabinetit izraelit të luftës. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, analistë dhe protestues shprehen skeptikë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje brenda këtyre ditëve.

5 Mars 2024, 15:21 Nga S.N
Shtëpia e Bardhë rrit shpresat për arritjen e një
Foto Ilustrim

PALESTINË- Përfaqësuesit e Hamasit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kajro edhe për një ditë me kërkesë të ndërmjetësuesve, ndërsa vazhdojnë pa ndonjë përparim bisedimet për armëpushim, tha të martën një zyrtar i grupit militant. Bisedimet në kryeqytetin e Egjiptit shihen si mundësia e fundit për arritjen e armëpushimit të parë të zgjatur në luftën Izrael-Hamas, para fillimit të muajit të Ramazit.

Një ditë më parë Nënpresidentja amerikane ripërsëriti thirrjen e saj për një armëpushim “të menjëhershëm” gjashtë-javor në Gazë, ndërsa u takua me një anëtar të lartë të kabinetit izraelit të luftës. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, analistë dhe protestues shprehen skeptikë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje brenda këtyre ditëve. Armëpushimi i kërkuar nga palestinezët prej muajsh, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Gazë, mund të arrihet së shpejti.

Gjatë fundjavës, Nënpresidentja Kamala Harris u bë zyrtarja e parë e administratës së Presidentit Biden që bëri thirrje publike që forcat izraelite dhe Hamasi të ulin armët në konfliktin që nisi pas sulmit të 7 tetorit të militanëve palestinezë kundër Izraelit.

“Duke pasur parasysh shkallën e lartë të vuajtjeve në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm, për të paktën gjashtë javët e ardhshme, gjë që është hedhur në tryezë aktualisht”, tha zonja Harris.

Kjo marrëveshje vjen me kushte. Të hënën, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se Hamasi po vazhdon të shqyrtojë propozimin e Izraelit që përfshin lirimin e pengjeve. Administrata nuk dha hollësi të tjera mbi negociatat. Por debati mbi fatin e Gazës është bërë shumë publik. Të hënën, ndërsa zonja Harris u takua me një anëtar të kabinetit izraelit të luftës, një grup i vogël protestuesish u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Armëpushim për gjashtë javë? Pastaj çfarë? Nuk është e drejtë. Armëpushimi është armëpushim. Armëpushim i plotë. Ndoshta ata duan të blejnë kohë për zgjedhjet? Është një lojë, të cilën nuk e besojmë“, thotë Mona Sadeq nga Shoqata Amerikano-Palestineze e Grave. Analistët thonë se megjithëse qëndrimi i zonjës Harris mbi këtë çështje është i rëndësishëm, kërkesat e saj mund të shoqërohen me kushte.

“Është e rëndësishme të analizojmë se ku e mbështeti ajo këtë qëndrim, sepse administrata për një kohë të gjatë ka kërkuar armëpushim, por brenda kornizave të një marrëveshjeje specifike. Nëse thirrja e saj është përsëritje e kësaj, rëndësi ka vetëm fakti se kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i administratës shprehë saktë dhe në mënyrë të duhur ndjeshmërinë me viktimat në të dyja anët e konfliktit”, thotë Trita Parsi nga Instituti Quincy për Qeverisje të Përgjegjshme.

Një pyetje tjetër e shtruar nga vetë Shtëpia e Bardhë është nëse Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, do ta pranojë marrëveshjen për të ndalur luftën, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra civilë.

“Kërkesat e shprehura deri tani nga administrata e Presidentit Biden, përfshirë atë për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi gjashtë-javor, mendoj se janë pamundura të pranohen nga Hamasi, sepse ata po heqin dorë nga të gjitha mjetet që kanë në dorë për një ndërprejre të përkohshme të luftimeve dhe jo një zgjidhje të përhershme. Mendoj se do të jetë shumë e ndërlikuar”, thotë zoti Parsi. Mbetet të shihet nëse luftimet do të ndërpriten në fillim të muajit të Ramazanit, apo do të ketë intensifikim të tyre.

Marrë nga VOA

armepushim hamas izrael shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet