LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut nis hetimet për "kartelat Trump"

Një javë pas publikimit të një artikulli hulumtues nga Radio Evropa e Lirë, në të cilin u publikuan detaje për një mekanizëm në internet, përmes të cilit dhjetëra maqedonas, kryesisht nga qyteti i Velesit, përfitonin para nga qytetarët amerikanë, prokuroria njoftoi se i ka nisur hetimet paraprake.

5 Mars 2024, 13:55 Nga M.B
Prokuroria në Maqedoninë e Veriut nis hetimet për "kartelat
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut po heton rastin e shitjes online të kartelave me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një javë pas publikimit të një artikulli hulumtues nga Radio Evropa e Lirë, në të cilin u publikuan detaje për një mekanizëm në internet, përmes të cilit dhjetëra maqedonas, kryesisht nga qyteti i Velesit, përfitonin para nga qytetarët amerikanë, prokuroria njoftoi se i ka nisur hetimet paraprake.

“Është një lëndë me përmasa të mëdha. Është hapur pas një lajmërimi anonim dhe ai lajmërim po monitorohet financiarisht. Në fakt, po i monitorojmë flukset financiare të parave. Është një çështje mjaft komplekse që përfshin një sërë veprimesh”, tha prokuroria.

Ajo përmendi edhe mundësinë e përfshirjes së ndihmës juridike ndërkombëtare, por tha se “ende nuk kemi arritur në atë fazë”.

“Aktualisht, kemi urdhra dhe kur t’i marrim disa rezultate, do të hyjmë në fazën e ndihmës ndërkombëtare. Një pjesë e këtij hetimi paraprak lidhet edhe me lëndën që tashmë është në fazën e gjykimit”, shtoi prokuroria.

Pas disa muajsh hulumtime, gazetarët e Radios Evropa e Lirë zbuluan një mashtrim online, pas të cilit qëndrojnë individë nga qyteti i vogël i Velesit në Maqedoninë e Veriut. Ata reklamojnë produkte të rreme me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilat thonë se do t’u sjellin miliona “patriotëve amerikanë” pasi Trump të rikthehet në pushtet. Por, në fakt, në shitje janë produkte krejtësisht të pavlera, si kartela, monedha, afishe e të tjera. Radio Evropa e Lirë depërtoi në një grup të mbyllur në Telegram, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave të rreme të debitit.

REL-i ndoqi gjurmët digjitale, por dy ditë pasi publikoi artikullin, përmbajtja e shumicës së kanaleve në Telegram u fshi. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që shisnin kartela apo monedha me imazhin e Trumpit, i tërhoqën produktet e tyre edhe nga platforma CopeCart, përmes së cilës bëhej shitja. Velesi, i cili ka një popullsi prej pak më shumë se 45.000 banorësh, u bë i njohur para zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kur mediat botërore zbuluan se atje u krijuan më shumë se 100 ueb-faqe politike, që shpërndanin lajme të rreme në favor të politikës së Trumpit.

Ueb-faqet përdornin përmbajtje nga blogjet jashtëzakonisht konservatore dhe e reklamonin atë përmes Facebookut, duke gjeneruar miliona shikime në muaj. Tani, nëpërmjet një skeme të re mashtruese, reklamohej një sistem monetar fiktiv, i quajtur TRB (Trump Rebate Banking system), me pretendimet se njerëzit që zotërojnë produkte TRB, do të marrin kthime të shumëfishta për paratë që investojnë. Çmimet e kartelave false që shiten, kapin edhe vlerën e disa mijëra dollarëve.

Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Maqedoninë e Veriut tregojnë se, në dy vjetët e fundit, 98 individë të Velesit, të moshës deri në 35 vjeç, kanë raportuar të hyra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë mbi 11 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre të hyrave është thënë se është realizuar nga marketingu dhe shërbimet e internetit./ REL

kartelat trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet