LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II! Ulet flamuri në gjysëm shtizë

Presidenti Joe Biden e cilësoi monarken britanike si kontribuesen kryesore në marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo u duk qartë pasi personalitete amerikane, përfshirë ish-presidentë, nderuan Mbretëreshën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

9 Shtator 2022, 15:13 Nga e.k
Shtëpia e Bardhë në zi për vdekjen e Mbretëreshës
Shtëpia e Bardhë ul flamurin në gjysëm shtizë

SHBA- Shtëpia e Bardhë po mban zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Joe Biden e cilësoi monarken britanike si kontribuesen kryesore në marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo u duk qartë pasi personalitete amerikane, përfshirë ish-presidentë, nderuan Mbretëreshën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ishte e panjohur në Shtëpinë e Bardhë. Ajo erdhi këtu në katër vizita shtetërore, pesë darka shtetërore dhe dy vizita jozyrtare, duke takuar më shumë presidentë amerikanë se çdo kryetar tjetër shteti, thotë Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë. Të enjten, presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamurit në gjysmë shtize për nder të saj.

Njoftimi për vdekjen e mbretëreshës mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ndërsa sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre po informonte gazetarët.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me anëtarët e familjes mbretërore, tek njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.

Presidenti Biden, i cili u takua me mbretëreshën tre herë, e vlerësoi atë për forcimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin e tyre më të fortë.

“Mbretëresha Elizabeth II ishte një udhëheqëse me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme që thelloi aleancën bazë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo ndihmoi që marrëdhënia jonë të bëhej e veçantë”.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë ishte gjithashtu një promovuese e vetëqeverisjes. Gjatë një fjalimi të vitit 1991 në një sesion të përbashkët të Kongresit amerikan, ajo tha se të dy vendet ishin të bashkuar përmes "frymës demokratike". Gjatë jetës së saj, Mbretëresha mbikëqyri pavarësinë e 17 vendeve afrikane nga sundimi britanik. Në fillim të këtij viti, trashëgimtari i saj, Mbreti Charles III, u zotua të vazhdojë të respektojë sovranitetin e mbi 50 anëtarëve të Komunuelthit të përbërë kryesisht nga ish-kolonitë.

"Jeta e gjatë më sjell përvojën se marrëveshje të tilla mund të ndryshojnë, me qetësi dhe pa urrejtje. Por siç thashë në Barbados nëntorin e kaluar, ne nuk duhet të harrojmë kurrë gjërat që nuk ndryshojnë".

Ish-presidenti Barack Obama gjithashtu dërgoi ngushëllimet e tij, duke vlerësuar "trashëgiminë e shërbimit publik të palodhur dhe dinjitoz" të mbretëreshës.

Ajo e shihte atë detyrë si veprën e jetës së saj. Në asnjë moment të mbretërimit të saj 70-vjeçar, mbretëresha nuk ushtroi kurrë atë që njihet si "privilegj mbretëror", refuzimi për të emëruar një zyrtar të zgjedhur në mënyrë demokratike për formimin e qeverisë.

Dhe nuk ishte ndryshe dy ditë para vdekjes së saj kur, në pronën e saj në Skoci, ajo ftoi Liz Truss, tani kryeministre, për të bërë një gjë të tillë.

Marrë nga VOA

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë