LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II nuk ishte e panjohur në Shtëpinë e Bardhë. Ajo erdhi këtu në katër vizita shtetërore, pesë darka shtetërore dhe dy vizita jozyrtare, duke takuar më shumë presidentë amerikanë se çdo kryetar tjetër shteti, thotë Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë.

9 Shtator 2022, 14:51 Nga d.a.
Shtëpia e Bardhë në zi për vdekjen e Mbretëreshës
Mbreteresha Elizabeth

SHBA- Shtëpia e Bardhë po mban zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Joe Biden e cilësoi monarken britanike si kontribuesen kryesore në marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo u duk qartë pasi personalitete amerikane, përfshirë ish-presidentë, nderuan Mbretëreshën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ishte e panjohur në Shtëpinë e Bardhë. Ajo erdhi këtu në katër vizita shtetërore, pesë darka shtetërore dhe dy vizita jozyrtare, duke takuar më shumë presidentë amerikanë se çdo kryetar tjetër shteti, thotë Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë.

Të enjten, presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamurit në gjysmë shtize për nder të saj. Njoftimi për vdekjen e mbretëreshës mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ndërsa sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre po informonte gazetarët.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me anëtarët e familjes mbretërore, tek njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.

Presidenti Biden, i cili u takua me mbretëreshën tre herë, e vlerësoi atë për forcimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin e tyre më të fortë.

“Mbretëresha Elizabeth II ishte një udhëheqëse me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme që thelloi aleancën bazë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo ndihmoi që marrëdhënia jonë të bëhej e veçantë”.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë ishte gjithashtu një promovuese e vetëqeverisjes. Gjatë një fjalimi të vitit 1991 në një sesion të përbashkët të Kongresit amerikan, ajo tha se të dy vendet ishin të bashkuar përmes "frymës demokratike".

Gjatë jetës së saj, Mbretëresha mbikëqyri pavarësinë e 17 vendeve afrikane nga sundimi britanik. Në fillim të këtij viti, trashëgimtari i saj, Mbreti Charles III, u zotua të vazhdojë të respektojë sovranitetin e mbi 50 anëtarëve të Komunuelthit të përbërë kryesisht nga ish-kolonitë.

"Jeta e gjatë më sjell përvojën se marrëveshje të tilla mund të ndryshojnë, me qetësi dhe pa urrejtje. Por siç thashë në Barbados nëntorin e kaluar, ne nuk duhet të harrojmë kurrë gjërat që nuk ndryshojnë".

Ish-presidenti Barack Obama gjithashtu dërgoi ngushëllimet e tij, duke vlerësuar "trashëgiminë e shërbimit publik të palodhur dhe dinjitoz" të mbretëreshës.

Ajo e shihte atë detyrë si veprën e jetës së saj. Në asnjë moment të mbretërimit të saj 70-vjeçar, mbretëresha nuk ushtroi kurrë atë që njihet si "privilegj mbretëror", refuzimi për të emëruar një zyrtar të zgjedhur në mënyrë demokratike për formimin e qeverisë.

Dhe nuk ishte ndryshe dy ditë para vdekjes së saj kur, në pronën e saj në Skoci, ajo ftoi Liz Truss, tani kryeministre, për të bërë një gjë të tillë./VOA/

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet